Kush ishin të parët që e pranuan fenë Islame në kohën e Profetit Muhammed a.s.?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kush ishin të parët që e pranuan fenë Islame në kohën e Profetit Muhammed a.s.?

kabe Haxhi umra

Ndër ata që pranuan Islamin, natyrisht ishin Hazret Ebu Bekri r.a., Hazret Hatixhja r.a., Hazret Zejd bin Haritha r.a., dhe Hazret Aliu r.a..

Nëse shohim pranuesit e Islamit nga shtresa të ndryshme njerëzish, gjejmë persona të ndryshëm, të cilët e pranuan Islamin në kohë të ndryshme. Kështu që, nga meshkujt ishte Hazret Ebu Bekri r.a., nga gratë ishte Hazret Hatixhja r.a., nga fëmijët Hazret Aliu r.a., nga skllevërit Hazret Zejd bin Haritha r.a., nga mbretërit Negusi sunduesi i Etiopisë, nga persët Hazret Selman Farsiu r.a, dhe ndër romakët Hazret Suhejb Er-Rumi r.a., ishin të parët që pranuan fenë islame.

Duke përshkruar të parët që pranuan Islamin, Hazret Kalifi i Dytë i Xhematit Musliman Ahmedia thotë:

“Një grua që po plakej, një fëmijë njëmbëdhjetë vjeç, një rob i liruar kurbetxhi, që nuk kishte asnjë të afërm, një shok dhe Profeti vetë, ky ishte ai grup i vogël besimtarësh nëpërmjet të cilëve do të hidheshin themelet e Islamit, një grup i vogël që gjendej në terrnajën e injorancës për ta ndriçuar atë. Njerëzit kur dëgjuan fjalët e tyre, vetëm sa u tallën me ta. Ata i shikonin me vështrime qesëndisëse dhe i thoshin njëri-tjetrit: “Mos u trembni! Janë të çmendur. Vetëm dëgjojini dhe argëtohuni”. Por, e vërteta zuri të shfaqej me gjithë madhështinë e saj dhe sipas parashikimit të Profetit Isaia, filloi të shpallej: “urdhër mbi urdhër, urdhër mbi urdhër, rregull mbi rregull, rregull mbi rregull”, “pak këtu, pak atje”.[2] Zoti nisi të komunikonte me arabët, nëpërmjet Profetit Muhammed s.a.v.s. në “një gjuhë tjetër”,[3] me të cilën ata nuk ishin njohur më parë. Zemrat e të rinjve dridheshin dhe u rrëqethej trupi atyre që ishin në kërkim të së vërtetës. Midis të qeshurave dhe mahive të rëndomta, dëgjoheshin lëndimthi edhe fjalë pëlqimi dhe admirimi. Rreth Profetit s.a.v.s. filloi të grumbullohej një grup njerëzish prej skllevërish, të rinjsh dhe grash të shtypura, sepse vetëm tek ai, gratë e shtypura gjenin shpresë për të drejtat e tyre, skllevërit dëgjonin për lirinë e tyre dhe të rinjtë shihnin një të ardhme të lulëzuar dhe përparimtare.”

(“Jeta e Muhammedit s.a.” Tiranë, 2013, f. 35-36)

Lexoni tema të ngjashme:

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp