Imam Husejni r.a. apo Jezidi? Cili prej tyre ishte i drejtë?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
ehli bejt imam husejni kerbala

Ehli Bejti dhe vlera e tyre

“Për të përfituar nga bekimet e dritës Hyjnore, edhe dashuria për Ehli Bejtin ka rëndësi të madhe. Dhe kushdo që hyn në grupin e njerëzve të afërt të Zotit, në fakt, trashëgon bekimet e pikërisht këtyre të dëlirëve dhe të pastërve.”

ehli bejti dashuria dhe vleraShpirti dhe zemra ime iu flijofshin bukurisë së Muhammedit!
Hiri im u sakrifikoftë nëpër rrugicat e familjes së Muhammedit!

Pozita e Hazret Imam Husejnit dhe ajo e Jezidit

“Unë përmes këtij publikimi, njoftoj xhematin tim se ne besojmë se Jezidi ishte një njeri i lig, krimb i botës dhe mizor. Vlerat që duhet të ketë një besimtar, ai nuk i kishte. Nuk është e thjeshtë për njeriun të bëhet besimtar. Për njerëzit e tillë, Allahu i Madhërishëm thotë:

قَالَتِ الۡاَعۡرَابُ اٰمَنَّا ؕ قُلۡ لَّمۡ تُؤۡمِنُوۡا وَ لٰکِنۡ قُوۡلُوۡۤا اَسۡلَمۡنَا“Beduinët thanë: “Ne besuam!” Thuaju: Nuk keni besuar, por thoni “Ne pranuam Islamin”.[1]

Besimtarët janë ata, të cilëve në zemrat u gdhendet besimi dhe të cilët Zotit të tyre dhe pëlqimit të Tij i japin përparësi mbi çdo gjë, të cilët për hir të Zotit, ndjekin rrugët e imëta dhe të ngushta të takvasë (të druajtjes ndaj Tij), të cilët kridhen në dashurinë ndaj Tij, dhe të cilët e largojnë veten nga çdo “idhull” që i pengon t’i afrohen Zotit, qoftë vesi, qofshin veprat e këqija, qoftë pakujdesia, qoftë dembelia. Por Jezidi fatlig ku mund t’i kishte këto vlera?! Dashuria për botën e kishte verbuar.

Kurse Husejni radijallahu ‘anhu ishte i pastër dhe, pa dyshim, ishte ndër ata të dëlirë, të cilët Zoti i Madhërishëm i pastron me dorën e Vet dhe i mbush me dashurinë e Vet. Ai pa dyshim është njëri prej prijësve të xhenetit. Mund të humbasësh besimin, nëse ke qoftë një grimë mërie ndaj tij. Imam Husejni është model për ne në takvanë e tij, në dashurinë e tij për Zotin, në durimin, në qëndrueshmërinë, në dëlirësinë dhe në adhurimin e tij. Ne e ndjekim udhëzimin e atij njeriu të pastër (të Profetit Muhammed s.a.v.s.), që gëzonte edhe Imam Husejni. U shkatërrua ajo zemër që ushqen armiqësi ndaj tij dhe fitoi ajo zemër që praktikisht ka treguar dashurinë ndaj tij.”[2]

Ashura dhe zija (matemi) gjatë ashurës, a lejohet?

“Gjithmonë duhet patur parasysh se profetët e Zotit, paqja qoftë mbi të gjithë ata, si dhe të tjerët që janë robër të sinqertë dhe të vërtetë të Zotit të Madhërishëm, vijnë për të vendosur një shembull në këtë botë. Tani, kushdo që nuk përpiqet t’i përshtatet shembullit të tyre, por fillon t’u bëjë sexhde dhe lutje duke besuar se ata ia përmbushin nevojat, kurrsesi nuk mund të ketë vlerë te Zoti i Madhërishëm, përkundrazi, pas vdekjes së tij ai do të shohë se Imami i tij do të tregohet i distancuar me të. Po kështu, ata që hiperbolizojnë pozitën e Hazret Aliut ose të Imam Husejnit, me fjalë të tjera janë duke i adhuruar. Të tillët nuk janë ndjekës të Imam Husejnit dhe as Imam Husejni nuk mund të gëzohet prej tyre. Profetët ‘alejhimus-selam (paqja qoftë mbi ta) gjithmonë vijnë si shembull për t’u ndjekur. E vërteta është që, pa i ndjekur ata, asgjë nuk mund të fitosh.”[3]


[1] Kurani Famëlartë 49:15.
[2] “Mexhmu’a ishtiharat” vëll. 3, nr. i njoftimit 263, botues “Esh-Shariketul-islamijeh” Rabvah, f. 548-550.
[3] “Malfuzat” vëll. 3, Rabwah, 2003, f. 535.

Image Courtesy: Karbala City in Iraq

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem