Hazret Imam Husejni r.a.- Jeta dhe ngjarja e Qerbelasë (Kerbelasë)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Hazret Imam Husejni r.a.- Jeta dhe ngjarja e Qerbelasë (Kerbelasë)

Teolog, gjuhëtar dhe përkthyes

Hazret Umi Fadl bint Harith r.a. pa një ëndërr. Të nesërmen erdhi i shqetësuar tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe tha:

O i Dërguari i Allahut! Mbërmë pashë një ëndërr të çuditshme.

Çfarë ke parë? E pyeti Profeti s.a.v.s.

Ajo tha: Ëndrra është kaq e frikshme saqë nuk kam guxim të ta rrëfej.

Nuk ka gjë. Tregoma ëndrrën! I tha Profeti s.a.v.s.. Atëherë ajo tha:

O i Dërguari i Allahut! Pashë që dikush më hodhi në prehër një gjymtyrë të trupit tënd.

Pasi e dëgjoi ëndrrën, Profeti Muhammed s.a.v.s. i tha: Kjo ëndërr është shumë e bekuar. Fatimes do t’i lindë djalë i cili do të rritet në prehrin tënd.

Pas pak ditësh kjo ëndërr u përmbush. Në shtëpinë e Hazret Aliut r.a. dhe të Hazret Fatimes r.a. lindi, pra në shtëpinë vajzes së Profetit Muhammed s.a.v.s. lindi një djalë, i cili do të bëhej shëbëltyrë e besnikërisë ndaj rrugës së Zotit.

Lindja e Hazret Imam Husejnit a.s.

Hazret Husaini lindi në muajin shaban të vitit 4 pas hixhretit.

Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. kur mori lajmin e mirë të lindjes së tij, e vizitoi shtëpinë, e mori fëmijën, futi pështymën e vet të bekuar në gojën e tij dhe pyeti:

Si e keni quajtur?

“Harb” i thanë.

Profeti s.a.v.s. tha. Jo ky do të quhet “Husejn”.

Në ditën e shtatë pas lindjes, Hazret Husejnit i bënë akike dhe argjendin, që peshonte flokët e tij, e dhanë si sadaka.

Në hadithe përmendet për vlerat e Hazret Imam Husejnit dhe të Hazret Imam Hasanit. [Hazret Imam Hasani ishte i madh, kurse Hazret Husejni ishte i vogël].

Në Buhari thuhet që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

هما ریحانتای من الدنیا

Këta të dy janë lulet e mia në këtë botë.

Në një hadith tjetër, ai tha:

سیدا شباب اھل الجنۃ

Këta të dy do të jetë udhëheqës të të rinjve të banorëve të xhenetit.

Kaq shumë e donte i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Hazret Imam Husejnin, saqë, Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen:

Njëherë unë dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dolëm nga shtëpia. Kaluam nga pazari Kejneka dhe kur u kthyem, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. shkoi afër shtëpisë së Hazret Fatimes r.a. dhe nga jashtë thirri: Ku është djaloshi im! Hazret Fatimja menjëherë e veshi dhe e zbukuroi Husejnin e vogël dhe e dërgoi tek Profeti s.a.v.s.. Të dy u përfaquan fort. Profeti s.a.v.s. e puthi dhe tha:

اللھم انی اُحِبُّہ فَاَحِبَّہُ

O Allah! Unë e dua këtë, prandaj, edhe Ti duaje!

Më pas tha:

وَاَحْبِبْ من یُحِبُّہ

Dhe duaje çdokënd që e do këtë djalë.

(Në video, ndiqni pjesën tjetër të hutbes ku përmendet edhe ngjarja e Qerbelasë)

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp