Jeta e Mikdād ibn Amr el-Muhaxhirit r.a.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Jeta e Mikdād ibn Amr el-Muhaxhirit r.a.

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Përmbledhja e hutbes së xhumasë të mbajtur nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë dhe Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, më 22.11.2019.

Hazret Kalifi i Pestë (Allahu e ndihmoftë fuqimisht) tha:

Në vazhdë të temës mbi sahabët e Bedrit, sot do t’ju rrëfej historinë e Mikdad ibn el-Esvedit r.a. Ai gjithashtu njihet në histori me emrin e tij origjinal Mikdad ibn Amr r.a.. Babai i Mikdadit isthe Amri i cili i përkiste fisit Th’alaba. Megjithatë nga atësia ai njihet me Esved ibn Jaguthin, i cili e kishte birësuar që në fëmijëri. Për këtë arsye, ai u bë i njohur me emrin Mikdad ibn Esved. Mirëpo kur zbriti ajeti:

ادْعُوهُمْ لِآبَائِهِمْ هُوَ أَقْسَطُ عِندَ اللَّـهِ ۚ

“Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut”. (El-Ahzab 33:6), ai filloi të njihej sipas emrit të të atit të tij biologjik si Mikdad ibn Amr.

Mikdadi r.a. njihet me nofkën Ebu Ma’bad. Ai u martua me Duba’a r.a., e cila ishte bija e Zubejrit r.a. dhe Atika bint Vehbit. Mikdadi r.a. ishte ndër ata shtatë sahabë, të cilët qysh në fillim kishin pranuar Islamin në Mekë. Këtë ngjarje e kam rrëfyer edhe më parë në lidhje me historinë e Amar ibn Jasirit r.a.. Mikdadi r.a. ishte ndër ata muslimanë të cilët ishin mërguar në Ebiseni. Por, pas pak kohe, ai u kthye sërish në Mekë. Kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. mërgoi drejt Medinës, Mikdadi r.a. nuk mundi t’i bashkohej këtij mërgimi, megjithatë iu bashkua më vonë. Pas ardhjes në Medinë kishte qëndruar në shtëpinë e Profetit s.a.v.s..

Në librat e haditheve përmendet një ngjarje, se si një sahab kishte pirë qumështin që i përkiste të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Ai sahab ishte pikërisht Mikdad ibn Amri r.a.. Ai vetë ka rrëfyer këtë ngjarje. Ai tregon:

“Unë dhe dy shokë të mi kishim mërguar në Medinë. Sytë dhe veshët na ishin torturuar nga rruga e gjatë dhe e mundimshme. Ne u prezantuam para sahabëve të Profetit s.a.v.s. në Medinë, me dëshirë që dikush të na ofronte strehim, por asnjeri nuk na pranoi. Atëherë, shkuam te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe ai na shoqëroi në shtëpinë e tij. Aty gjendeshin tri dhi. Profeti s.a.v.s. na porositi për t’i mjelë bagëtinë dhe qumështi të përdornim si ushqim. Kështu ne milnim dhitë dhe secili pinte pjesën e qumështit që i takonte, ndërsa një pjesë ne linim për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s..

Profeti s.a.v.s. vinte në darkë dhe thoshte “selam alejkum” me një zë, që mund të dëgjonte i zgjuari por që nuk mund t’i prishte gjumin të fjeturit. Pastaj, ai shkonte në xhami për të falur namazin dhe më pas kthehej dhe pinte gotën e qumështit.

Një natë më erdhi shejtani, ndërsa unë e kisha pirë qumështin nga gota ime. (d.m.th. shejtani më cyti një mendim të lig). Ai më tha se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. shkon te ensarët, të cilët i japin ushqime të ndryshme si dhuratë. Atij nuk i duhet një gllënjkë qumësht. Kështu, gotën ia afrova buzës dhe e kapërdiva gjithë qumështin. Tani, kur qumështi kishte përfunduar në barkun tim, kuptova se ai nuk mund të kthehet mbrapsht. Shejatni më qortoi rëndë dhe tha: “Të shtie të ligtë! Çfarë ke bërë? A pive qumështin e Muhammedit. Kur vjen ai dhe nuk e gjen qumështin, me siguri do të të mallkojë ty dhe ti do të shkatërrohesh plotësisht. Nuk do të mbetet asgjë nga dynjaja e as nga ahireti”.

Pra, edhe pse i Dërguari i Allahut s.a.v.s. është mëshirë për mbarë njerëzimin, shejtani i cyti dyshime në mendje, gjoja Profeti s.a.v.s. do ta mallkonte atë. Pra, ky mendim ishte prej shejtanit, ndryshe përse i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ta mallkonte atë për hiçgjë. Pra, ai kujtoi se Profeti s.a.v.s. do të lutej kundër tij dhe ai do të shkatërrohej për gjithmonë.

Ai rrëfen më tutje: “Isha mbuluar me një çarçaf të vogël. Nëse mbuloja këmbët, më zbulohej koka dhe nëse mbuloja kokën, këmbët më mbeteshin jashtë. Shokët e mi flinin pa merak, ndërsa mua nuk më zinte gjumi, sepse ata nuk e dinin çfarë kisha bërë.

Pastaj erdhi i Dërguari i Allahut s.a.v.s.. Ai na përshëndeti duke thënë “Selam alejkum”, pastaj shkoi në xhami dhe fali namaz. Kur u kthye ai, për të pirë qumështin, gjeti se gota ishte boshë. Ai u drejtua nga qielli, ndërsa unë po e vështroja vjedhurazi dhe kujtoja se tani do të lutet kundër meje dhe unë do të shkatërrohem. Por, Profeti a.s. u lut me këto fjalë:

“O Allah! Ushqeje atë që më ka ushqyer dhe shuaji etjen atij që më ka dhënë për të pirë”. 

Sa i dëgjova fjalët e Profetit s.a.v.s. shtrëngova çarçafin rreth vetes dhe dola jashtë me thikë dorë për të gjetur një dhi të shëndoshë që ta therja atë për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. Kur iu afrova atyre, pashë që sisët e dhive ishin fryrë me qumësht. Mora një enë të shtëpisë së Profetit s.a.v.s. për të mjelë qumësht në të. Shumë shpejt ena u mbush dhe shkuma e qumështit ishte arritur deri në fund.

Kur shkova te i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ai më pyeti se a kishim pirë qumështin. I thashë: O i Dërguar i Allahut! Ju lutem, mos më pyetni për të. Pini këtë qumësht. Ai e piu, pastaj më ktheu enën. Unë i thashë: O i Dërguar i Allahut! Ju lutem, pini prapë. Ai piu nga ena, dhe pastaj më ktheu atë. Kur kuptova se tashmë i ishte shuar uria plotësisht, dhe nuk donte të pinte më, dhe mendova se kisha fituar edhe nga lutja e Profetit s.a.v.s.

Mikdadi r.a. kishte marrë pjesë në beteja të ndryshme me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. Ai konsiderohej prej shigjetarëve të dalluar të Profetit s.a.v.s.

Abdullah ibn Mas’udi r.a. ka thënë që në luftën e Bedrit kam dëgjuar Mikdadin duke thënë diçka, që nëse unë do të kisha thënë ato, ai çast do të ishte më i pëlqyer për mua nga të gjitha veprat e mira, që mund t’i barazoheshin atij nga shpërblimi.

Teksa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. po lutej kundër idhujtarëve, Mikdadi r.a. iu afrua Profetit s.a.v.s. dhe tha. O i Dërguar i Allahut! Ne nuk do të përgjigjemi si popull i Musait a.s. se

اذهب أنت وربك فقاتلا ، ولكنا نقاتل عن يمينك وعن شمالك وبين يديك ومن خلفك ،

„Shko ti dhe Zoti yt dhe të luftoni“. Ne do të luftojmë në të djathtën tuaj dhe në të majtën tuaj, ne do të luftojmë para jush dhe mbrapa jush.

Kur e pashë fytyrën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., ajo shkëlqente dhe fjalët e Mikdadit me të vërtetë e kishin kënaqur Profetin s.a.v.s. Hazret Middadi (r.a.) ishte këshilluar nga Profeti i Shenjtë savs se gjatë luftës nuk duhet ta vrisni atë që duket se e ka shqiptuar Kalimën për të shpëtuar jetën e tij, edhe nëse ai ju ka dëmtuar. Ky është statusi i një personi që reciton Kaliman dhe këtë të drejtë e ka vendosur Profeti i Shenjtë savs. [Në të kundërt] mendoni për veprimet e të ashtuquajturve studiues dhe të qeverive islamike.

Mikdadi r.a. kishte marrë pjesë në luftën e Jermukut. Pas luftës së Bedrit, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte nisur një traditë që gjatë luftës të recitohej surja el-Enfal. Kjo traditë vazhdoi të ndiqej edhe pas vdekjes së Profetit s.a.v.s.. Në luftën e Jermukut, Mikdadi r.a. recitoi këtë sure. Njëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dërgoi një ekspeditë ushtarake nën drejtimin e Mikdadit r.a.. Kur ata u kthyen në Mekë, Profeti s.a.v.s. e pyeti Mikdadin: O Ebu Ma’bad! Si t’u duk pozita e udhëheqësit? Ai iu përgjigj: O i Dërguar i Allahut! Kur jam nisur, i kam konsideruar të tjerët si skllevër. Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha: O Ebu Ma’bad! E tillë është udhëheqja, përveçse të mbrojë Zoti. Mikdadi r.a. tha: Pasha Allahun, i Cili ju ka dërguar si lajmëtar i së vërtetës, unë nuk dëshiroj më të bëhem përgjegjës as për dy persona.

I tillë ishte shembulli i tij në druajtje dhe takva. Kur njeriu fiton autoritet, i ngjallet dhe mendjemadhësia. Prandaj, ai nuk deshi të bëhej mbikëqyrës qoftë mbi dy persona. Të gjithë ata që kanë ndonjë përgjegjësi e autoritet në sistemin e xhematit, duhet të kenë parasysh se së pari, nuk duhet të kenë dëshirë për autoritet. Por, kur u besohet ndonjë përgjegjësi, ata duhet të luten për t’u mbrojtur nga rreziqet dhe pasojat e asaj përgjegjësie, si dhe nga mendjemadhësia, dhe duhen t’i kërkojnë gjithmonë mëshirë dhe mirësi Allahut.

Hazret Mikdadi r.u tregon se kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë se fatlum është ai që është ruajtur nga sprovat. Profeti s.a.v.s. përsëriti këto fjalë tri herë. Pastaj tha: Kur bie në sprovë, atëherë mbetet vetëm durimi. Pra, njeriu nuk duhet të kërkojë sprovë a vështirësi, por kur bie në sprovë, i duhet t’i përmbahet durimit dhe qëndrueshmërisë, dhe t’i shmanget frikës.

Mikdadi r.a. ishte njeri i ngjallur me bark të kërcyer, megjithatë merrte pjesë në xhihad. Vajza e tij Karime ka thënë se kishte ndërruar jetë në Xhurf, i cili ndodhej tri milje larg Medinës. Njerëzit kishin sjellë trupin e tij deri në Medinë, duke e mbajtur mbi supe. Osmani r.a. kishte udhëhequr xhenazen e tij dhe pastaj e varrosën në varrezën Xhenetul Baki. Mikdadi r.a. kishte ndërruar jetë në vitin 33 pas hixhretit, kur ai ishte afërsisht 70 vjeç.

Hazret Mikdad (r.a.) përjetoi të fituarit pasuri përmes burimeve të mrekullueshme dhe gjithmonë i këshillonte njerëzit të ishin mirënjohës për të qenurit musliman dhe i këshillonte të gjithë të luteshin për pasardhësit dhe të afërmit e tyre. Për këtë arsye, ata që e kishin pranuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. brengoseshin për të afërmit e tyre. Ata dinin se duke mos pranuar Profetin s.a.v.s. dhe duke iu kundërvënë, ata do të përfundonin në xhehenem. Prandaj, Allahu zbriti këtë ajet:

وَالَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا هَبْ لَنَا مِنْ أَزْوَاجِنَا وَذُرِّيَّاتِنَا قُرَّةَ أَعْيُنٍ وَاجْعَلْنَا لِلْمُتَّقِينَ إِمَامًا

edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”. (El-Furkan 24:75)

Kjo është lutje që duhet ta bëjmë gjithmonë për brezat tona të ardhshme, që të jenë të vendosur në besim, po ashtu duhet të falënderojmë Zotin për mirësitë e Tij.

Enesi r.a. ka transmetuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dëgjoi një person i cili këndonte Kuranin Famëlartë në zë të lartë. Ai tha: “Ky rob me siguri është brumosur me druajte ndaj Zotit”. Ishte pikërisht Mikdad ibn Amri r.a.

Allahu na mundësoftë të kuptojmë esencën e Islamit! Na mundësoftë të jemi pjesëtarë të denjë të umetit të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Allahu na mundësoftë të përftojmë druajtje dhe frikë ndaj Tij. Amin

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp