Sahabët e Profetit dhe përmbushja e profecisë “Zgjeroje shtëpinë tënde!”
Në këtë hutbe, Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, përmendi 6 sahabë të Profetit Muhammed s.a.v.s. që morën pjesë në betejën e Bedrit.
Pas kësaj, ai tregoi për një profeci të Hazret Mesihut të Premtuar a.s., të cilën Allahu i Madhërishëm i dha përmes shpalljes duke thënë “Zgjeroje shtëpinë tënde!”. Duke treguar se si Zoti i Madhërishëm e përmbushi këtë profeci në kohëra të ndryshme, Hazret Kalifi i Pestë, njoftoi për transferimin e Kalifatit të Xhematit nga Xhamia Fazl (Xhamia e Londrës) në Islamabad të Anglisë, ku Xhemati do të ketë qendrën e re. Elhamdulillah. Huzuri tha:
Lutuni që përmbushja e kësaj profecie të mos mbetet vetëm te zgjerimi i hapësirave dhe mureve të Xhematit, por të jetë edhe për zgjerimin e projekteve të Islamit anekënd botës!