Disa nga profecitë e Profetit Muhammed s.a.v.s. për kohët tona
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Disa nga profecitë e Profetit Muhammed s.a.v.s. për kohët tona

profecite e muhamedit

Në hadithe (thëniet e Profetit Muhammedsavs) ka shumë profeci rreth ndryshimeve të mëdha që do të ndodhnin në epokën e fundit. Këto profeci flasin edhe për ndryshime politike, edhe për ndryshime ekonomike, edhe për ndryshime shoqërore, po ashtu edhe për veset që do të shfaqeshin dendur në epokën e fundit. Çdo ditë që kalon, provon vërtetësinë e tyre si drita e diellit. Më poshtë, do të paraqesim shkurtimisht faktet që lidhen me vetëm disa nga këto profeci.

Do të bëhet shumë gjakderdhje

Muslimi në Sahihun e tij tregon se Hazret Ebu Hurejrera thotë:

I Dërguari i Allahutsavs tha: “Kiameti nuk do të vijë derisa nuk do të bëhet “herxh” me shumicë”. “Çka është “herxh”, o i Dërguari i Allahut?” e pyetën sahabët. “Gjakderdhje”, iu përgjigj Profetisavs”.[1]

Buhariu në Sahihun e tij përmend që Hazret Ebu Musara rrëfen:

I Dërguari i Allahutsavs tha: Përpara kiametit do të vijë koha kur dija do të zhduket dhe do të zbresë injoranca dhe do të bëhet shumë “herxh”, dhe “herxh” është gjakderdhje”.[2]

Ky parashikim është bërë 14 shekuj më parë kur, në krahasim me atë që ndodh në luftërat e sotme, luftërat bëheshin në një masë shumë të kufizuar dhe po aq e kufizuar edhe gjakderdhja. Sigurisht, dhuna dhe gjakderdhja bëhej edhe përmes shpatave, shigjetave dhe ushtarëve, megjithatë, edhe mizori më i keq i asaj kohe nuk ka pasur ndonjë armë të tillë, që mund të shkaktonte gjakderdhje si armët e sotme.

Për të ditur se sa gjakderdhje është bërë pas zhvillimit të shkencës në shekullin e kaluar, mjafton të shikoni këto të dhëna: sipas një llogaritjeje, në shekullin XX, 230 milionë njerëz janë vrarë në luftëra dhe konflikte të ndryshme. Vetëm në Luftën e Parë Botërore janë vrarë rreth 13 – 15 milionë njerëz, kurse në Luftën e Dytë Botërore thuhet se janë vrarë rreth 60 – 70 milionë njerëz.

profecite e Profetit Muhammed s.a.v.s.

Ky parashikim është bërë 14 shekuj më parë kur, në krahasim me atë që ndodh në luftërat e sotme, luftërat bëheshin në një masë shumë të kufizuar dhe po aq e kufizuar edhe gjakderdhja.

Pas Luftës së Parë Botërore, nga 1918 – 1922, në luftën civile që u bë në Rusi, sipas një llogaritjeje, u vranë rreth 1.2 milionë njerëz. Në periudhën 1909 – 1916, gjatë revolucionit të Meksikës, u vranë 1 milion njerëz, kurse në luftën civile të Spanjës që u bë gjatë viteve 1936 – 1939, u vranë 600.000 njerëz. Pas Luftës së Dytë Botërore deri në fund të shekullit, u derdh gjaku i 40 milionë njerëzve.[3]

Sidomos në Luftën e Parë Botërore, bota për herë të parë dëshmoi shkatërrim të llahtarshëm të luftës. Winston Churchill, rreth kësaj lufte shkruan:

Lufta e Madhe që ne e kaluam ishte krejtësisht ndryshe nga të gjitha luftërat e lashta, si në fuqinë ndërluftuese dhe ashtu edhe në agjencitë e frikshme shkatërruese, dhe ishte krejtësisht ndryshe nga të gjitha luftërat moderne në barbarinë e skajshme me të cilën ajo u luftua”.[4]

Nuk mund të imagjinohej deri më parë një gjakderdhje me përmasa kaq të mëdha. Një arsye e saj u përmend më lart, që në kohët e vjetra nuk kanë ekzistuar armët e tilla shkatërruese që mund të vrisnin njerëz në masë. Arsyeja e dytë është që në atë kohë popullsia e botës nuk ishte kaq e madhe, që 200 milionë njerëz të mund të vriteshin brenda një shekulli. E gjithë popullsia e botës në kohën e Profetit Muhammedsavs ka qenë 200 ose 210 milionë njerëz. Gjithashtu, edhe rritja e popullsisë në atë kohë nuk ishte e tillë, që të mendohej se bota do të kishte kaq shumë njerëz në ndonjë kohë. Madje, sipas një studimi, nga koha e Hazret Isait (Jezusit)as deri në kohën e Profetit Muhammedsavs, vërehet 20% rënie në popullsinë e botës.[5]

Kështu që, kur e gjithë popullsia e botës ishte 200 a 210 milionë, mendja njerëzore as nuk mund të imagjinonte se po kaq veta të vriteshin në luftëra brenda një shekulli.

Do të shtohen ndërtesat

Buhariu në Sahihun e tij përmend një hadith, i rrëfyer nga Hazret Ebu Hurejrera, në të cilin ai sjell një sërë profecish të bëra nga Profeti Muhammedsavs, që bëhen fjalë për shenjat e kiametit. Njëra prej atyre shenjave është:

profecite e muhammedit per kohet tonaNjerëzit do të krenohen duke ndërtuar ndërtesa të larta”.[6]

I Dërguari i Allahutsavs thotë:

profecite e muhammedit per kohet tonaNuk do të vijë Ora, derisa nuk do të shtohen ndërtesat”.[7]

Pa dyshim, nuk ka nevojë për argument për të provuar se në këtë epokë deri në çfarë mase janë shtuar ndërtesat. Kjo profeci e Profetit Muhammedsavs është përmbushur pa lënë asnjë dyshim, edhe pse ishte bërë në një kohë, kur njeriu as nuk mund ta imagjinonte pamjen që ka bota sot, për sa u përket ndërtesave të larta. Sipas një studimi, vetëm në vitin 2010, në botë janë shpenzuar 7.5 triliardë dollarë vetëm për ndërtim, dhe 8.5 triliardë në vitin 2015. Thuhet se në 2020, brenda një viti, bota do të shpenzojë afërisht 10.3 triliardë dollarë vetëm për ndërtim.[8]

Prirja e njeriut për të ndërtuar kulla të larta ose rrokaqiej është bërë fenomen. Deri para vitit 2000, dy prej dhjetë kullave më të larta të botës ishin kullat Petronas (Petronas Towers) të Malajzisë, që u ndërtuan në vitin 1998. Të gjitha kullat e tjera të larta, janë ndërtuar në 16 vitet e fundit. Nëse do të shikojmë vetëm Evropën, prirja për të ndërtuar kulla më të larta se 100 metra, ka filluar vetëm pas vitit 1950 dhe deri më tani, janë ndërtuar rreth 100 kulla të tilla në 30 shtete të Evropës.[9]

Barinjtë do të krenohen duke ngritur ndërtesa të larta

Ibni Maxheh në Sunenin e tij përmend një hadith, i rrëfyer nga Hazret Hudhejfe Ibni Jemanira, në të cilin, janë përmendur shenja të kiametit, ku ndër të tjera, thuhet:

Kur barinjtë do të fillojnë të ngrenë ndërtesa të larta”.[10]

I Dërguari i Allahutsavs gjithashtu tha:

profecite e muhammedit per kohet tonaNdër shenjat e Orës, do të shohësh se barinjtë do të bëhen udhëheqës të njerëzve dhe barinjtë lakuriq e të zbathur, do të krenohen duke bërë ndërtesa të larta”.[11]

Në kohën e Profetit Muhammedsavs barinjtë në asnjë mënyrë nuk kishin lidhje me ndërtesa të larta. Shumica prej tyre ishin endacakë. Por kjo profeci e bërë në atë kohë thotë se po këta endacakë, në të ardhmen, do të merren me ndërtimin e ndërtesave të larta dhe do të krenohen për këtë.

profecite e profetit muhammed per kohet tona

Në kohën e Profetit Muhammed s.a.v.s. barinjtë në asnjë mënyrë nuk kishin lidhje me ndërtesa të larta. Shumica prej tyre ishin endacakë. Por kjo profeci e bërë në atë kohë thotë se po këta endacakë, në të ardhmen, do të merren me ndërtimin e ndërtesave të larta dhe do të krenohen për këtë.

Marrim vetëm shembullin e Dubait. Historikisht atje jetonin barinj. Njerëzit jetonin me bagëti, pra, deve, dele etj. Kurse sot, ajo që më së shumti e dallon Dubain, është pikërisht prania e kullave të larta.[12]

Ndërtesa më e lartë në botë që quhet “Burxh el-Khalifa” gjendet në Dubai. Për sa u përket qyteteve me numrin më të madh të kullave janë: Hong Kongu, Nju Jorku dhe Dubai, në të cilat, gjenden respektivisht 315, 242 dhe 168 kulla të tilla.

Do të dalin lumenj në Arabi

Në një hadith të Profetit Muhammedsavs gjejmë profecinë e lumenjve në Arabi, siç thuhet:

profecite e muhammedit per kohet tonaNuk do të vijë Ora, derisa toka e Arabisë nuk do të rrjedhë lumenj e nuk do të bëhet e lulëzuar”.[13]

Në kohën e Profetit Muhammedsavs, zona e Hixhazit në të cilën përfshihen edhe Meka e shenjtë, edhe Medina e ndritur, pjesa dërrmuese e saj ishte shkretëtirë. Nuk mund të përfytyroje ndonjë gjë të ngjashme me lumin atje. Por në kohën e sotme, me bollëkun e të ardhurave, Arabia Saudite ka ndërtuar më shumë se 200 diga, të cilat mbledhin ujin e shirave në tokë. Prej tyre, 60 diga janë në Rijad, 27 janë në Mekë, 65 në Usejr, 17 në Hail, 26 në El-Baha dhe 6 në zonën e Nexhranit. Shumë diga të tjera janë nën ndërtim. Sipas një studimi, këto depozita çdo vit mbledhin 16 miliardë fut kub ujë, kurse lumenjtë që e kanalizojnë këtë ujë nëpër vendbanime, gjatësia e tyre ka kaluar në mijëra kilometra. Me këtë sistem vaditjeje, tokat arabe që dikur ishin shkretëtirë, sot kanë ujë dhe po lulëzojnë.[14]

Gratë do të bashkëpunojnë me burrat e tyre në tregti

Në një hadith të Profetit Muhammedsavs, përveç profecive të tjera, përmendet edhe kjo që vijon:

profecite e muhammedit per kohet tonaPërpara Orës, përshëndetja do të bëhet e përzgjedhur, tregtia do të përhapet aq shumë, saqë edhe gruaja do të bashkëpunojë me burrin e saj në tregti, do të shkëputen lidhjet farefisnore, njerëzit do të japin dëshmi të rreme, do të fshehin dëshminë e vërtetë dhe pena do të përdoret shumë”.[15]

Për sa i përket profecisë që thotë se tregtia do të përhapet, nuk ka nevojë për asnjë provë për ta vërtetuar përmbushjen e saj, sepse ajo u përmbush në të gjitha aspektet. Edhe pjesa e dytë e saj po përmbushet rëndëshëm nga disa dekada të fundit. Sidomos në dekadën 1980, vihet re dukshëm që gratë filluan të bashkëpunojnë me burrat e tyre në tregti. Pikërisht në atë dekadë, rritja e çifteve që bashkëpunonin në tregti ka qenë 90%. Gjithashtu, kompanitë që kishin lulëzuar, një e treta prej tyre kanë qenë ato, që drejtonin bashkëshortët.

Në vitin 1998, sipas një sondazhi, në të cilin u pyetën 120 mijë çiftet që punonin, 22.700 ose një e pesta e tyre ishin nga ata bashkëshortë, që ishin edhe bashkëpunëtorë në tregti. Kjo prirje erdhi duke u rritur edhe pas vitit 2000.[16]

Do të dalin minerale

Hazret Ebu Hurejrera rrëfen: I Dërguari i Allahutsavs tha:

profeciteKur do të dalin minerale, në epokën e fundit, do t’ju nënshtrojnë njerëzit e këqij”.[17]

Zbulimi i mineraleve dhe përdorimi i dendur i tyre përbëjnë një faktor kyç në zhvillimin aktual të botës. Sipas International Mineral Association, deri në korrik të vitit 2016, janë zbuluar 5160 llojet të mineraleve.[18]

Kjo profeci është plotësuar jo vetëm në aspektin që mineralet janë zbuluar me mijëra, pra, një numër jashtëzakonisht i lartë në krahasim me kohën kur ishte bërë kjo profeci, por edhe në aspektin që edhe mineralet që kanë qenë të zbuluara prej mijëra vitesh, në ditët tona nevoja, sasia dhe shfrytëzimi i tyre janë shumë më të mëdha sesa që ishin në të kaluarën.

profecite mineralet

Zbulimi i mineraleve dhe përdorimi i dendur i tyre përbëjnë një faktor kyç në zhvillimin aktual të botës. Sipas International Mineral Association, deri në korrik të vitit 2016, janë zbuluar 5160 llojet të mineraleve.

Marrim shembullin e hekurit. Sasia e hekurit që nxirret dhe përdoret sot në botë është 18-fish më e madhe sesa ajo që përdorej para një shekulli. Gjatë kësaj periudhe, popullsia e botës është rritur katërfish, megjithatë, edhe sasia e hekurit për frymë është rritur katërfish.

Bakri që përdoret sot në botë, është 34-fish më shumë sesa që përdorej njëqind vite më parë. Në krahasim me sasinë e bakrit që përdorte një njeri para njëqind viteve, sot e përdor tetëfishin e saj. Gara e kërkimit të mineraleve tashmë ka kapërcyer kufijtë e dheut dhe ka hyrë në thellësitë e oqeaneve.[19]

Nga viti 2004, kërkimet për mineralet janë shtuar rëndshëm. Një prej arsyeve të kësaj ishte rritja ekonomike, sidomos ajo e Kinës.

Do të shtohen fëmijë të jashtëligjshëm

Një tjetër shenjë e epokës së fundit, sipas Profetit Muhammedsavs është shtimi i mëkateve. Ndër të tjera, në një hadith, thuhet:

Do të shtohen fëmijët e jashtëligjshëm”.[20]

Në kohën kur është bërë kjo profeci, fëmija i jashtëligjshëm konsiderohej si një njollë në shoqëri dhe as nuk mund të imagjinohej që do të vinte një kohë, kur një pjesë e madhe e botës, nuk do ta quante më këtë fenomen si të keq.

Gjatë vitit 2014, vetëm në Amerikë përqindja e fëmijëve që kanë lindur nga prindërit që nuk ishin të martuar ishte 40.1%. Ky numër prej shtatë vitesh vjen duke u reduktuar, pasi në vitin 2000 përqindja e fëmijëve të tillë ka qenë 47%.[21]

Sipas të dhënave të Evropës, në Islandë, Estoni, Slloveni, Bulgari, Francë, Norvegji, Suedi, Belgjikë dhe Danimarkë fëmijët që kanë lindur nga prindërit që nuk ishin të martuar janë më shumë se 50%. Në Angli, Holandë, Portugali, Latvi, Hungari, Çeki, Austri dhe Finlandë, kjo përqindje është mes 40 dhe 50. Kurse në Spanjë, Gjermani dhe Rumani, kjo përqindje është mes 30 dhe 40.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Kombet e Bashkuara, në vitin 1997 në Grenlandë (Greenland) ishin 65.7% fëmijë të tillë. Në 1993, në Meksikë, shifra ka qenë 41%, kurse në Panama, në vitin 1997, fëmijët që lindën nga prindërit e pamartuar ishin 79.9%. Në fund të shekullit të kaluar, në vendet e Amerikës Jugore, si Surinami dhe Argjentina, përqindja e fëmijëve të tillë ka qenë 50. Kurse në vendet aziatike, shifra ka qenë mjaft e ulët. Për sa u përket vendeve afrikane, Kombet e Bashkuara nuk arritën të mblidhnin mjaftueshëm të dhënat.[22]

Do të përhapet homoseksualiteti

Hadithet e Profetit Muhammedsavs gjithashtu tregojnë se në epokën e fundit bota do të jetë e përfshirë nga shthurjet seksuale, duke përfshirë edhe homoseksualitetin.[23]

profecite homeseksualiteti

Deri më tani 22 shtete të botës kanë miratuar me ligj lejimin e martesave me të njëjtën gjini.

Deri më tani 22 shtete të botës kanë miratuar me ligj lejimin e martesave me të njëjtën gjini. E para ka qenë Holanda, që e miratoi këtë ligj në vitin 2000, të cilën e kanë ndjekur Belgjika, Kanadaja, Spanja, Afrika e Jugut, Norvegjia, Suedia, Argjentina, Islanda, Portugalia, Danimarka, Brazili, Anglia, Franca, Zelanda e Re, Uruguai, Luksemburgu, Skocia, Finlanda dhe Irlanda. Më pas, në qershor të vitit 2015, Gjykata Supreme e Amerikës e miratoi këtë ligj për të gjitha shtetet e saj.

Analiza e shkurtër e mësipërme tregon shumë qartë se profecitë e Profetit Muhammedsavs për ditët e vona hedhin dritë të fuqishme mbi sfera të ndryshme të jetës së njeriut. Zhvillimet ekonomike, shoqërore, morale dhe politike për të cilat flasin këto profeci, nuk mund të imagjinoheshin para katërmbëdhjetë shekujve. Mendja njerëzore as nuk mund të përfytyronte dot që do të bëheshin zhvillime kaq të mëdha. Kjo temë është e vazhdueshme. Çdo vit që vjen do ta provojë akoma më fuqishëm vërtetësinë e këtyre profecive.

(Marrë nga “The Al-Fazl Daily”, 17 tetor 2016, Rabwah, f. 3-5.
E përktheu: Samad Ghori)

Featured Image © Igor Zh | Shutterstock


Bibliografi

[1] Sahih el-Muslim, Kitab “El-Fiten ve eshratus-sa’ah”, Bab “Idha tevaxhehal-muslimani bisejfejhima”, hadithi nr. 7257.
[2] Sahih el-Buhari, Kitab “El-Fiten”, Bab “Dhuhurul-fiten”, hadithi nr. 7062.
[3] Milton Leitenberg, Deaths in Wars and Conflicts in the 20th Century, CORNELL UNIVERSITY, PEACE STUDIES PROGRAM, OCCASIONAL PAPER #29, 3rd ed. P 1&9.
[4] Winston Churchill, The World Crisis, botuesi Macmillan Company of Canada, f. 2.
[5] Massimo Livi-Bacci, A Concise History of World Population, Table 1.3.
[6] Sahih el-Buhari, Kitab “El-Fiten”, hadithi nr. 7121.
[7] Nuajm Ibni Hamad, Kitab “El-Fiten”, hadithi nr. 1824.
[8] http://marketreportsstore.com/globalconstruction-outlook-2020/
[9] Joanna Pietrzak, Development of high-rise buildings in Europe in the 20th and 21st centuries.
[10] Sunen Ibni Maxheh, Kitab “El-Fiten”, Bab “Eshratus-sa’ah”, hadithi nr. 4044.
[11] Alauddin el-Mutteki el-Hindi, “Kenzul-ummal”, hadithi nr. 38556.
[12] Andrea Schulte, Dubai City Guide, Peevers, f. 19.
[13] Alauddin el-Mutteki el-Hindi, “Kenzul-ummal”, hadithi nr. 38549.
[14] Species richness of the catchment area of Al-Baha region, Saudi Arabia By Saad HOWLADAR, Yassin AL-SODANY, Kadry ABDEL KHALIK et al. Bothalia Journal. Vol. 45, No. 5; May 2015.Sustainable Development of Agriculture and Water Resources in the Kingdom of Saudi Arabia by Khodran H. Al-Zahrani Conference of the International Journal of Arts and Sciences 1(17): 3-37, 2009.
[15] Alauddin el-Mutteki el-Hindi, “Kenzul-ummal”, hadithi nr. 38514.
[16] Going Into Business With Your Significant Other Can Lead To A Fuller, Happier Life, by Carolene Cutrone; Katherine Marshall. Working Together-Self employed Couples. Statistical Canada Catologue no. 75-001 XPE.
[17] Nuajm Ibni Hamad, Kitab “El-Fiten”, hadithi nr. 1732.
[18] The New IMA List of Minerals A Work in Progress Updated: July 2016.
[19] The Importance of Mineral Resources in a National-International Context by Jonathan G. Price. http://www.eesi.org/files/121313_price_expanded.pdf (U aksesua më 1.9.2016)
[20] Alauddin el-Mutteki el-Hindi, “Kenzul-ummal”, hadithi nr. 38495; Nuajm Ibni Hamad, Kitab “El-Fiten”, hadithi nr. 1796.
[21] Recent Declines in Nonmarital Childbearing in the United States. NCHS Data Brief, No. 162, August 2014; National Vital Statistics Reports,Volume 64, Number 12.
[22] United Nations Demographic Yearbook: Focusing on Natality, Live births by legitimacy status, and percentillegitimate: 1990 1998.
[23] Alauddin el-Mutteki el-Hindi, “Kenzul-ummal”, hadithi nr. 38495; Nuajm Ibni Hamad, Kitab “El-Fiten”, hadithi nr. 1794, 1799 dhe 1832.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp