Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Vdekja e Isait a.s. – argumente të pathyeshme nga Kurani Famëlartë

kurani

Një nga diferencat e mëdha midis besimit të Xhematit Musliman Ahmedia dhe të muslimanëve të tjerë është se ata besojnë se profeti Isa a.s., i biri i Merjemes nuk ka vdekur deri tani dhe është akoma i gjallë; gjithashtu ata janë duke pritur zbritjen e tij nga qielli,  ndërsa Xhemati Musliman Ahmedia beson se sipas Kuranit të Madhërishëm dhe haditheve të Profetit Muhamed s.a.v.s., profeti Isa a.s. ndërroi jetë, si gjithë profetët e tjerë.

Dihet që njeriu jeton një kohë të caktuar e vdes dhe ky fenomen nuk ka përjashtim. Por, joahmedianët na pyesin: Çfarë argumentesh keni për vdekjen e Isait a.s? Në fakt, vdekja e tij nuk kërkon asnjë arsye, në qoftë se edhe Hazret Isai a.s. ishte një njeri si gjithë profetët e tjerë. Përkundrazi, ata që besojnë në jetën e tij të jashtëzakonshme, duhet ta shpjegojnë mendimin e tyre me argumente të forta, sepse sa më i pazakontë të jetë pohimi, aq më i fortë duhet jetë edhe argumenti për ta mbështetur atë.

Megjithatë, Xhemati Musliman Ahmedia, prej më shumë se një shekulli, paraqet argumente nga Kurani dhe hadithet e të Dërguarit të Allahuts.a.v.s. që deklarojnë kategorikisht vdekjen e natyrshme të Hazret Isait a.s. Veç kësaj, edhe es-habët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., edhe dijetarët e periudhës së parë si dhe disa dijetarë të mëvonshëm kishin të njëjtin besim. Në këtë temë, do t’ju sjellim vetëm disa nga argumentet kryesore nga dy burimet themelore të fesë Islame: Kurani Famëlartë dhe hadithet e të Dërguarit të Allahuts.a.v.s.

7 argumente të pathyeshme Nga Kurani për vdekjen e Hazret isait a.s.

Argumenti i parë

Zoti i Madhërishëm, në Kuranin Famëlartë, përshkruan se në Ditën e Gjykimit kur të mbledhë të gjithë profetët, Ai do ta pyesë edhe Hazret Isain a.s.:

Hazret Isai - kurani 5-117

“O Isa, i biri i Merjemes! A ti u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota krahas Allahut!?” Isai do të thotë: “Qofsh i lartësuar dhe i lavdëruar! Nuk më takon mua të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, por unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat! Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, përveç asaj që më urdhërove Ti: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Jam dëshmitar për atë sa kam jetuar midis tyre, e pasi më more shpirtin, Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë!” (El-Maidah 5:116-117)

Në këtë ajet, Kurani Famëlartë na informon për dy kohë të jetës së Hazret Isait a.s:

(1) koha kur ka jetuar Hazret Isai a.s. me popullin e tij dhe

(2) koha kur ai nuk ka jetuar më me popullin e tij.

Para Zotit të Madhërishëm, ai pohon që di vetëm çfarë ka ndodhur kur ka jetuar me popullin e tij. Ndërsa, për rrugën e devijimit që ndoqën të krishterët duke e bërë atë dhe nënën e tij zota përveç Allahut, Hazret Isai a.s., në Ditën e Gjykimit, nuk ka dijeni. Nëse e kuptojmë drejt këtë ajet, del se Hazret Isai a.s. ka vdekur, por nëse atë e konsiderojmë të gjallë edhe pas kësaj dëshmie, atëherë dëshmia e tij ‘Jam dëshmitar për atë sa kam jetuar midis tyre’, në Ditën e Gjykimit, neudhubillah, do të jetë gënjeshtër, pasi që me ardhjen e tij të sërishme në këtë botë, ai patjetër se do ta kuptojë devijimin e të krishterëve ku ai konsiderohet zot krahas Allahut.

Si e ka komentuar vetë Profeti Muhammed s.a.v.s. këtë ajet?

Ngjarja e mësipërme, nuk do të ndodhë vetëm me Hazret Isain a.s., por edhe me Profetin tonë të dashur Hazret Muhammeds.a.v.s. Si Hazret Isai a.s., edhe ai do të shfajësohet duke dhënë të njëjtën përgjigje, madje në një hadith që përmendet në Buhari, Hazret Profeti Muhammeds.a.v.s. u referohet pikërisht fjalëve të Hazret Isait a.s.

Hazret Ibne Abasi r.a. thotë se i Dërguari i Allahuts.a.v.s. ka thënë:

Isai - Vdekja e IsaitIsai - Vdekja e Isait“Disa nga shokët e mi (në Ditën e Gjykimit) do të ndahen nga e majta (d.m.th. në xhehenem) dhe disa nga e djathta (d.m.th. në xhenet), atëherë unë do të them: “Po shokët e mi”?!

Do të thuhet: “Ata janë prej atyre që janë devijuar prej kohës kur ti je ndarë nga ata.” Unë do të them ashtu siç tha robi i mirë Isai, biri i Merjemes: Jam dëshmitar për atë sa kam jetuar midis tyre, e pasi më more shpirtin, Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë!” (Buhari, Libri i të Dërguarve, nr. i hadithit 3447)

Ahmedianët e kuptojnë ajetin e Kuranit të Shenjtë që i referohet Hazret Isait a.s., pikërisht siç e ka shpjeguar Profeti Muhammeds.a.v.s. në hadithin e tij. Ngritja e Isait ndodhi pikërisht ashtu siç ndodhi ngritja e Hazret Profetit Muhammeds.a.v.s. Përndryshe fjalët e tij Unë do të them ashtu siç tha robi i mirë Isai nuk do të kenë asnjë kuptim.

Hadithi është shumë i qartë në kuptimin e tij. Edhe Hazret Isai a.s. edhe Profeti Muhammeds.a.v.s. në Ditën e Gjykimit, do të shprehin padijeninë e tyre për devijimin e të krishterëve apo të muslimanëve pas largimit të tyre nga kjo botë. Pra, nëse do të kthehet Hazret Isai a.s. edhe një herë, ai menjëherë do të njoftohet për devijimin e të krishterëve. Atëherë si mund të gënjejë ai para Zotit në Ditën e Gjykimit duke thënë se nuk dinte ç’kishte ndodhur pas tij.

Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia, duke komentuar këtë ajet, thotë:

Tani, daç përktheji fjalët “kur Ti ma more shpirtin”, daç padrejtësisht rri ngultas duke komentuar “kur Ti më more mua me gjithë trupin tim”, me cilindo rast, ky ajet deklaron se Hazret Isai a.s. s’ka për të ardhur përsëri në Tokë. Sepse, nëse ai vjen prapë në këtë botë, para Ditës së Kiametit, dhe thyen kryqin, atëherë duke qenë profet, si është e mundur që ai të gënjejë në Ditën e Gjykimit para Zotit dhe të thotë: – Unë nuk di asgjë që pas meje umeti im e ka përvetësuar këtë besim të gabuar dhe mua dhe nënën time kanë bërë zota. Një njeri që vjen edhe një herë në këtë botë, qëndron dyzet vjet këtu, lufton me të krishterët, dhe po ashtu, ai është edhe profet, si është e mundur që ai të thotë një gënjeshtër kaq të rëndë: – Unë nuk di asgjë.

Pra, ky ajet ndalon Isain a.s.  të vijë prapë në këtë botë, përndryshe, ai do të duhet të njihet si njeri i pandershëm. Edhe nëse ai ende jeton në qiell, ky ajet e ndalon atë të kthehet në tokë deri në Ditën e Kiametit, atëherë a do të vdesë ai në qiell? A është aty vendi ku ai do të varroset? Mirëpo kjo do të kundërshtonte një ajet tjetër që thotë:

Isai - Vdekja e Isait

Në këtë tokë do të vdisni”[1]. Prandaj, e gjithë kjo me të vërtetë tregon se Hazret Isai a.s. nuk ka shkuar në qiell me trupin e tij fizik, por ka ndërruar jetë. Libri i Allahut me qartësi të plotë e ka vendosur këtë. A nuk është gjynah atëherë ta kundërshtosh përfundimin që është nga Libri i Allahut?” (“Testamenti”, f. 17-18, Prishtinë, 2011)

Në Kuranin e Madhërishëm, jo vetëm për Hazret Isain ose për Hazret Muhammedin s.a.v.s., por për të gjithë profetët është përmendur:

kurani 5-110

Një ditë Allahu do t’i tubojë të dërguarit e do t’u thotë: “Si ju janë përgjigjur?” Ata (të dërguarit) do të thonë: “Ne s’kemi dijeni; vetëm Ti i di të gjitha fshehtësitë”.  (El-Majda 5:110)

Kështu që, besimi në jetën e jashtëzakonshme të Hazret Isait a.s., jo vetëm që nuk bazohet në ajetet e Kuranit Famëlartë, por gjithashtu sjell kundërshtime të papajtueshme midis ajeteve të tjera.

Argumenti i dytë

Allahu i Madhërishëm i bëri katër premtime Hazret Isaita.s., të cilat janë përmendur në Kuranin Famëlartë:

kurani 3-56

 “(Kujtojeni kohën) Kur Allahu tha: O Isa, Unë do të ta marr ty shpirtin dhe do të të ngre ty drejt Meje dhe do të të liroj ty nga akuzat e jobesimtarëve dhe do t’i lartësoj ndjekësit e tu kundër jobesimtarëve deri në Ditën e Kiametit”. (Ale Imran 3:56)

Në këtë ajet Allahu i Plotfuqishëm i bën katër premtime Hazret Isait a.s., të cilat janë:

  1. Unë do të ta marr shpirtin.
  2. Unë do të të ngre ty drejt Meje.
  3. Unë do të të pastroj ty nga akuzat e mosbesimtarëve.
  4. Unë do t’i lartësoj ndjekësit e tu kundër jo-besimtarëve deri në Ditën e Kiametit.

Këtu thuhet shumë qartë se Hazret Isai a.s. u lartësua pas vdekjes së tij, pasi që premtimi i parë thotë: Unë do të të marr shpirtin (do të të shkaktoj ty vdekjen). Ne e dimë shumë mirë se të gjithë shpirtrat e profetëve të tjerë kanë shkuar drejt Allahut të Plotfuqishëm. Asnjë pre tyre nuk shkoi në ndonjë drejtim tjetër. Jo vetëm për profetët e Tij, por edhe për gjithë njerëzit e sinqertë, Allahu ka deklaruar në Kuranin Famëlartë se ata do të kthehen te Allahu i Plotfuqishëm:

kurani 89-29

kurani 89-31

“O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt i kënaqur dhe i pranuar! Hyr në grupin e robërve të Mi! dhe hyr në xhenetin Tim.” (El-Faxhr 89: 29-31)

Edhe pse ajeti është shumë i qartë, disa sekte muslimane më kot përpiqen të provojnë një kuptim tjetër për të, dhe se fjalët tavfaitani dhe mutauefika, në këtë ajet dhe në ajetin e përmendur në argumentin e parë, sipas tyre janë përdorur me kuptimin të marrë ty me gjithë shpirt dhe trup. Ky është një gabim i hapët gjuhësor, sepse në gjuhën arabe fjala “tavafa”, prej së cilës dalin të dyja fjalët e lartpërmendura, ka vetëm kuptimin e marrjes së shpirtit, kur vepruesi është Zoti ose ndonjë engjëll i tij i përcaktuar për këtë punë dhe kundrina e drejtë është njeriu ose ndonjë gjallesë tjetër, mbi të cilën bie veprimi.

Në Kuranin e Shenjtë, kjo fjalë përdoret 25 herë me rasa të ndryshme. Mes tyre, vetëm 2 ajete bëjnë fjalë për Hazret Isain a.s. Të gjithë muslimanët unanimisht kuptojnë se 23 ajetet e tjera të Kuranit të Shenjtë, ku Allahu e përdori këtë fjalë, kanë vetëm domethënien “të shkaktoj vdekjen” ose “të marr shpirtin”. Kjo mund të bëhet, ose duke i dhënë fund jetës së personit ose duke i marrë shpirtin përkohësisht gjatë gjumit. Askund nuk kuptohet me këtë fjalë “të marr shpirtin dhe trupin fizikisht”.[2]

Kurani i përdor të njëjtat fjalë edhe për Profetin Muhammeds.a.v.s. Por, të gjithë e dimë se ai pati një vdekje të natyrshme diku rreth moshës 62-vjeçare.

Buhariu dhe Ibni Abasi tregojnë kuptimin e saktë të fjalës “tavafa”

“(Kujtojeni kohën) Kur Allahu tha: O Isa, Unë do ta marr ty shpirtin dhe Unë do të të ngre ty drejt Meje dhe do të të liroj ty nga akuzat e jobesimtarëve dhe do t’i lartësoj ndjekësit e tu kundër jobesimtarëve deri në Ditën e Kiametit;”.

Për fjalën “mutevefika”, Hazret Ibni Abasi r.z., që është një sahab i njohur i Profetit Muhammeds.a.v.s. dhe komentues pionier i Kuranit të Madhërishëm, tregon që kuptimi i kësaj fjale është “të marrë ty shpirtin”, gjë që përshkruan Imam Buhariu në librin e tij të haditheve. Hazret Imam Buhariu thotë:

Isai - Vdekja e Isait“Ibni Abasi thotë muteuefika do të thotë të të shkaktoj vdekjen”. (Sahih Buhari, Kitabut Tefsir, Suretul Maidah, “ma xha’alallahu min bahiratin…”)

Kryeimami i universitetit El-Az’har nuk di ndonjë kuptim tjetër të fjalës “tavafa”

Ish-kryeimami i universitetit të famshëm islamik “El-Az’har” të Egjiptit, Sheikh Mahmoud Shaltut rreth kësaj fjale thotë:

Isai - Vdekja e Isait“Fjala “tavafa” u përmend në Kuran kaq shumë herë në një kuptim të caktuar, saqë ai është bërë kuptimi i parë dhe i përgjithshëm i saj dhe ajo nuk përdoret për ndonjë kuptim tjetër, përveç se nëse shoqërohet me ndonjë fjalë tjetër që i japin një kuptim të ri”. (Sheltut, El-fataua, f. 61)

Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia deklaron:

Nëse ndokush do të më paraqesë kuptimin e fjalës “tavafa” nga Kurani Famëlartë ose nga ndonjë hadith i Profetit Muhammeds.a.v.s. ose nga ndonjë vepër letrare poetike apo proze, ose nga literatura e vjetër ose e reja arabe, që fjala “tavafa”, kur Allahu është kryefjalë dhe ndonjë qenie e gjallë është kundrinë e drejtë, do të thotë tjetër gjë, veçse “të marr shpirtin”. Nëse ajo përdoret për të marrë shpirtin dhe gjithashtu edhe trupin, unë premtoj në emër të Allahut të Plotfuqishëm se do t’i jap atij personi shumën në të holla prej 1000 rupi pasi të kem shitur një pjesë të pronës sime. Përveç kësaj, në të ardhmen, do të rrëfej mjeshtërinë e tij në diturinë e Kuranit dhe hadithit. (Ruhani Khazain, vol. 3, “Izalae Auham, f. 603)

Argumenti i tretë

Allahu i Madhërishëm, në Kuranin e Shenjtë, thotë:

Isai - Vdekja e Isait“Dhe Muhammedi është vetëm një i dërguar. Vërtet, të gjithë të dërguarit kanë vdekur para tij, Pra, nëse ai vdesë ose vritet, a do të ktheheni gjurmëve tuaja? Ai që kthehet mbrapa s’mund t’i bëjë dëm Allahut. Dhe Allahu do t’i shpërblejë mirënjohësit.”  (Ale Imran 3: 145)

Ky ajet një herë e përgjithmonë na jep vendimin se të gjithë profetët para profetit Muhammeds.a.v.s. kanë ndërruar jetë. Isai a.s., jo vetëm që ishte një ndër ata, madje sipas rendit kronologjik, ishte profeti më afër me Profetin Muhammed s.a.v.s.

Konsensusi i parë i sahabëve të Profetit Muhammed s.a.v.s. ishte për vdekjen e të gjithë profetëve të mëparshëm

Është vërtetuar edhe nga historia, se të gjithë es-habët e Profetit Muhammeds.a.v.s. unanimisht ranë dakord se të gjithë profetët, para tij, kanë vdekur. Në Buhari është përmendur shumë qartë se mbledhja e parë e es-habëve, pas vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s., ishte bërë pikërisht mbi faktin se të gjithë profetët para Profetit Muhammeds.a.v.s. kishin vdekur dhe se edhe ai ishte njëri prej tyre.

Ditën kur kishte ndërruar jetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s., shumë nga es-habët e tij nga pikëllimi i thellë, e humbën kontrollin. Edhe një njeri i përmbajtur si Hazret Umeri r.a., doli i zemëruar përpara njerëzve dhe me shpatë të zhveshur deklaroi: kushdo që thotë se i Dërguari i Allahuts.a.v.s. ka ndërruar jetë, unë do t’ia pres kokën. Vetëm kur erdhi Hazret Ebu Bekri dhe i qetësoi es-habët duke lexuar pikërisht ajetin që lexuam më lart dhe duke provuar se si të gjithë profetët, edhe i Dërguari i Allahuts.a.v.s. ka ndërruar jetë. Në Buhari rrëfehet:

“Ndërkohë Hazret Umeri r.a. po u drejtohej njerëzve, erdhi Hazret Ebu Bekri r.a. dhe i kërkoi Hazret Umerit r.a. të ulej. Por ai e refuzoi. Megjithatë, njerëzit e lanë atë dhe i kushtuan vëmendje fjalës së Ebu Bekrit r.a. Ai tha: O njerëz, ata që adhuruan Muhammedins.a.v.s. le ta dinë se Muhammedis.a.v.s. ka ndërruar jetë. Por ata që ndër ju adhuruan Allahun, le të dinë se Allahu jeton dhe nuk do të vdesë kurrë. A nuk ka thënë Allahu:

“Muhammedis.a.v.s. është vetëm një i dërguar dhe të gjithë të dërguarit përpara tij kanë ndërruar jetë….”

Hazret Ibni Abasi thotë: Për Zotin, sikur njerëzve u duk që Zoti e zbriti këtë ajet në Kuran, ditën kur e lexoi Ebu Bekri. Të gjithë e pranuan dhe pastaj, aty nuk ishte njeri që nuk e recitonte këtë ajet. Said Bin Musajib transmeton: Umeri r.a. tha: “Pasha Zotin, atë ajet sikur e kam dëgjuar vetëm kur e lexoi Ebu Bekri. Unë gati u humba, këmbët më filluan të dridheshin dhe rashë në tokë. Vetëm kur e lexoi këtë ajet Ebu Bekri, e kuptova se i Dërguari i Allahuts.a.v.s. ka ndërruar jetë”.  (Buhariu, Kitabul Magazi, Bab Mardun Nebij ue uefatuhu, vëll 3, f. 1343-1344, shtypshkronja “El-Mektebah El-Esrijah”, Bejrut)

Po të besohej se Hazret Isai ishte i gjallë në atë kohë, atëherë Hazret Umeri r.a. do të kishte momentin e duhur për ta kundërshtuar fjalën Hazret Ebu Bekrit r.a duke i thënë se si ka mundësi që Hazret Isai a.s. është i gjallë, ndërsa Profeti Muhamed s.a.v.s., që është profeti më i madh, të ketë ndërruar jetë! Pra, mbledhja e parë e es-habëve menjëherë pas vdekjes së të Dërguarit të Allahuts.a.v.s. ka qenë pikërisht për faktin se ai dhe gjithë profetët e tjerë të mëparshëm kanë ndërruar jetë.

Argumenti i katërt

Në Kuranin Famëlartë, duke iu referuar të gjithë profetëve, Allahu xh. sh. thotë:

Isai - Vdekja e Isait“Ne nuk i kemi bërë ata (të dërguarit) trupa që nuk hanë ushqim, as nuk kanë qenë të pavdekshëm”. (El-Enbija 21:9)

Të gjithë muslimanët dinë dhe besojnë që edhe Hazret Isai a.s. ka qenë një njeri dhe profet. Nëse ai ka shkuar në qiell me trupin e tij fizik, atëherë sipas këtij ajeti të Kuranit, ai duhet të ushqehet edhe sot. Mirëpo, ku ha ai? Ku pi? Pasojat e ushqimit që i vijnë ku derdhen? Përgjigja e këtyre pyetjeve do të jetë shumë qesharake nëse njerëzit vazhdojnë të besojnë idenë e gabuar të jetës së Hazret Isait. Këtu nuk duhet të ngatërrohemi me ajetin, në të cilin Allahu flet për dëshmorët se ata ushqehen pasi që janë të gjallë. Sigurisht që ata nuk ushqehen përmes atij trupi që varroset në dhe, ndërsa në ajetin e mësipërm, Zoti flet për ushqimin që i duhet trupit, duke mos përjashtuar edhe trupat e profetëve. Edhe vetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s., në një dua, thotë:

Isai - Vdekja e IsaitO Zoti ynë, ne nuk mund të lirohemi nga ky (ushqim). (Buhariu, Kitabul atimah, bab ma jekulu idha ferega min te’amihi)

Nga ana tjetër, vetë Kurani e pohon në mënyrë të drejtpërdrejtë se Hazret Isai a.s. ishte ushqyer dikur në të kaluarën, por jo edhe tani.

Isai - Vdekja e Isait“Mesihu, biri i Merjemes, ka qenë vetëm një i dërguar. Të gjithë të dërguarit që kanë qenë përpara tij kanë vdekur. Dhe nëna e tij ishte e virtytshme. Ata të dy hanin ushqim. Vëreni se si i shpjegojmë Ne argumentet për të mirën e tyre, dhe vëreni se si devijojnë ata!” (El-Majdah 5:76)

Vallë, ata që besojnë se Hazret Isai a.s. është i gjallë akoma, pse nuk mendojnë se me këtë besim të tyre të gabuar vetëm se kundërshtojnë ajetet e Kuranit, për të cilin përbetohen se e respektojnë! Pika kryesore e këtij ajeti është pikërisht jeta dhe vdekja njerëzore e Hazret Isait a.s. si gjithë profetët e tjerë. Vëreni se si i shpjegojmë Ne argumentet për të mirën e tyre, dhe vëreni se si devijojnë ata!”

Argumenti i pestë

Allahu i Madhërishëm, në Kuranin Famëlartë, pohon:

Isai - Vdekja e IsaitIsai - Vdekja e Isait“…idhujt që i thërrasin ata në vend të Allahut, nuk krijojnë asgjë, madje ata vetë janë të krijuar. Ata janë të vdekur e jo të gjallë. Dhe s’dinë se kur do të ringjallen.” (En-Nahl 16: 21-22)

Siç e dimë që edhe Hazret Isa a.s. adhurohet nga të krishterët si zot ose si “i biri i Zotit”. Vetë Kurani e përmend këtë gabim të tyre:

Isai - Vdekja e Isait“Padyshim, mohuan besimin ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!” (El-Maidah 5:18)

Pra, edhe Isai a.s. ka vdekur. Madje, duke iu referuar numrit të krishterëve, mund të themi se figura e tij është një nga më të njohurat që njerëzit e adhurojnë dhe e shoqërojnë me Zotin. Kështu që, ajeti i sures En-Nahl, pikë së pari i aplikohet atij dhe pohon që “ai është i vdekur dhe jo i gjallë dhe s’di se kur do të ringjallet”.

Argumenti i gjashtë

Po të bëhej ndonjë përjashtim prej Zotit që ndonjë profet të mbetej i gjallë, atëherë sipas Kuranit Famëlartë kjo e drejtë do t’i takonte më së shumti profetit tonë të dashur Hazret Muhammedits.a.v.s. Siç ka thënë Allahu:

Isai - Vdekja e IsaitIsai - Vdekja e Isait“Ne nuk i kemi dhënë askujt para teje (o Muhammed) jetë të përhershme. Pra nëse ti vdes, a do të jetojnë ata përgjithmonë?” Çdo jetë do ta shijojë vdekjen. Dhe Ne ju sprovojmë me të keqen dhe të mirën. Përfundimisht te Ne do të ktheheni. (El-Anbija 21:35-36)

Pra, edhe dashuria ndaj Profetit tonë s.a.v.s., na kërkon që të heqim dorë nga kjo ide e gabuar.

Argumenti i shtatë

Mekasit, si shenjë, i kishin kërkuar edhe të Dërguarit të Allahuts.a.v.s. të ngrihej në qiell e t’u sillte një libër të shpallur. Por, duke iu përgjigjur kërkesës së tyre, i Dërguari i Allahuts.a.v.s. tha që një njeri edhe sikur të jetë profet nuk mund të ngrihet fizikisht në qiell, sepse kjo është kundër ligjeve të Zotit. Kjo ngjarje përmendet në suren Isra si më poshtë:

Isai - Vdekja e Isait Isai - Vdekja e Isait Isai - Vdekja e Isait Isai - Vdekja e Isait“Ne nuk të besojmë ty (o Muhammed) … derisa të kesh shtëpi prej ari ose, derisa të ngjitesh në qiell. Ne nuk do të të besojmë, edhe sikur të ngjitesh në qiell, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë”. Thuaj: “I Shenjtë qoftë Zoti im! Unë nuk jam tjetër, veçse njeri dhe i dërguar”! (El-Isra 17:91-94)

Në vazhdim, lexoni:

Argumente nga hadithet e Profetit Muhammed s.a. për vdekjen e Hazret Isait a.s.

 

Kuptimi i vërtetë i ajetit: “Ata as nuk e vranë atë, as nuk e kryqëzuan, por ashtu u është dukur”

 

Shpëtimi i Krishtit nga kryqëzimi, nga vdekja e mallkuar – Faktet Biblike


[1] El-Araf 7:26
[2].  Për t’i gjetur ato ajete në Kuran, mund të ndiqni këto referenca të Kuranit: (1) El-Bekare 2:235; (2) El-Bekare 2:241; (3) Ali Imran 3:56; (4) Ali Imran 3:194; (5) En-Nisa 4:16; (6) En-Nisa 4:98; (7) El-Maida 5:118; (8) El-Anam 6:61; (9) El-Anam 6:62; (10) El-Araf 7:38; (11) El-Araf  7:127; (12) El-Anfal 8:51; (13) Junus 10:47; (14) Junus 10:105; (15) Jusuf 12:102; (16) Er-Rad 13:41; (17) En-Nahl 16:29; (18) En Nahl 16:33; (19) En-Nahl 16:71; (20) El-Haxh 22:6; (21) Es-Sexhda 32:12; (22) Ez-Zumër 39:43; (23) Gafir 40:68; (24) Gafir 40:78; (25) Muhammed 47:28;

 

Image: Courtesy of Themeplus ; Under the Creative Commons.

Send this to a friend