Një argument interesant për vdekjen e Hazret Isait a.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
peshorja argumenti drejtesia

Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia, Mesihu i Premtuar a.s. tha:

“Në një hadith fisnik përmendet se i Dërguari i Allahut s.a. ka thënë: “Kur të vijë Mesihu, jepini selam prej meje!”. Duhet të mendoni rreth kuptimit të këtij hadithi. Po të ishte i gjallë Isai a.s. në qiell, i Dërguari i Allahut s.a. e kishte takuar vetë në udhëtimin e Miraxhit dhe po ashtu edhe Hazret Xhibraili përditë prej atje i vinte, pse nuk i dërgoi selam Profeti s.a. përmes tij?! Veç kësaj, pasi ndërroi jetë, edhe i Dërguari i Allahut s.a. në qiell ka shkuar, aty ku gjendet edhe Hazret Isai a.s.. Kjo do të thotë se Mesihu do të zbritej në Tokë, pasi ta takonte të Dërguarin e Allahut s.a.. Atëherë, cili është kuptimi që banorët e Tokës t’ia përcjellin selamin e të Dërguarit të Allahut s.a.? Në këtë rast, Hazret Isai a.s. a nuk do t’u përgjigjet duke thënë: “Unë vetë po vij nga ai, çfarë selami po ma jepni ju?! Është njëlloj si të thuash: “Nga vendi vij unë, e lajme më jep ti!” Pra, kjo tregon se besimi i të Dërguarit të Allahut s.a. dhe i sehabëve të tij r.a. ishte se Hazret Isai a.s. ka ndërruar jetë dhe nuk do të kthehej në këtë botë dhe se Mesihu i ardhshëm do të ishte njëri prej këtij umeti, që do të ishte pasqyrues i tij”.

(“Malfuzat”, vëll. 2, botuar 1985, Angli, f. 296)

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem