Allahu ia mori shpirtin Hazret Isait alejhiselam
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
Isai alejhi selam

Isait alejhiselam Allahu ia mori shpirtin, siç dëshmon ajeti i qartë dhe i prerë i Zotit:

vdekja e isait - argumenti

[1]

Nëse e shohim në kontekst, kuptimi i këtij ajeti është se në Ditën e Gjykimit, Zoti do ta pyesë Isain a.s. – A u the ti njerëzve: Adhuromëni mua dhe nënën time si zota?

Atëherë ai do të përgjigjet: Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre, dhe qëkur ma more shpirtin, atëherë nuk kam dijeni se pas meje ata u devijuan.

Tani, daç përktheji fjalët “kur Ti ma more shpirtin”, daç padrejtësisht rri ngultas duke komentuar “kur Ti më more mua me gjithë trupin tim”, me cilindo rast, ky ajet deklaron se Hazret Isai a.s. s’ka për të ardhur përsëri në Tokë. Sepse, nëse ai vjen prapë në këtë botë para Ditës së Kiametit dhe thyen kryqin, atëherë duke qenë profet, si është e mundur që ai të gënjejë në Ditën e Gjykimit para Zotit dhe të thotë: – Unë nuk di asgjë që pas meje umeti im e ka përvetësuar këtë besim të gabuar dhe mua dhe nënën time kanë bërë zota. Një njeri që vjen edhe një herë në këtë botë, qëndron dyzet vjet këtu, lufton me të krishterët, dhe po ashtu, ai është edhe profet, si është e mundur që ai të thotë një gënjeshtër kaq të rëndë: – Unë nuk di asgjë.

Pra, ky ajet ndalon Isain a.s.  të vijë prapë në këtë botë, përndryshe, ai do të duhet të njihet si njeri i pandershëm. Atëherë, nëse ai ende jeton në qiell, dhe ky ajet e ndalon atë të kthehet në tokë deri në Ditën e Kiametit, atëherë a do të vdesë ai në qiell? A është aty vendi ku ai do të varroset? Mirëpo kjo do të kundërshtonte një ajet tjetër që thotë:

vdekja e isait - argumenti

“Në këtë tokë do të vdisni”[2]. Prandaj, e gjithë kjo me të vërtetë tregon se Hazret Isai a.s. nuk ka shkuar në qiell me trupin e tij fizik, por ka ndërruar jetë. Libri i Allahut me qartësi të plotë e ka vendosur këtë. A nuk është gjynah atëherë ta kundërshtosh përfundimin që është nga Libri i Allahut?

Nëse unë nuk do të kisha ardhur, mund të falej keqinterpretimi i tillë. Por, tani që kam ardhur prej Zotit dhe kuptimi i qartë dhe i vërtetë i Kuranit është shfaqur, atëherë nuk mund të quhesh besnik nëse prapë vazhdon ta keqinterpretosh atë. Për mua shenjat e Zotit janë shfaqur edhe në qiell, edhe në tokë. Tani që ka kaluar një e katërta e shekullit, mijëra shenja janë shfaqur dhe bota hyri në moshën e mijëvjeçarit të shtatë. Atëherë çfarë zemërngurtësie do të jetë kjo nëse ende nuk do ta pranoni të vërtetën?!


[1] El-Maidah 5:118
[2] El-Araf 7:26

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp