Profecia për vdekjen dhe për tërmete
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
profecite e muhamedit

Testamenti

بِسْمِ اللہِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِیْمِ

نَحْمَدُہ وَنُصَلِّی عَلٰی رَسُوْلِہِ الْکَرِیْمِ

اَلْحَمْدُ لِلہِ رَبِّ الْعٰلَمِیۡنَ وَالصَّلٰوۃُ وَالسَّلَامُ عَلٰی رَسُوْلِہٖ مُحَمَّدٍ وَّ اٰلِہٖ وَ اَصْحَابِہٖ اَجْمَعِی1

Për shkak se Zoti i Madhërishëm më ka njoftuar përmes shpalljes së Tij të përsëritur, se koha e vdekjes sime është afër, dhe se shpallja rreth kësaj çështjeje nga Ai u përsërit aq shumë, saqë më ka dridhur tërë qenien time, duke ma bërë zemrën të ftohtë ndaj kësaj bote, e konsiderova të përshtatshme që të shkruaj disa këshilla për miqtë e mi dhe për gjithë ata që duan të përfitojnë nga fjalët e mia. Në fillim, do t’ju njoftoj për atë shpallje hyjnore, e cila më paralajmëroi për vdekjen time dhe më nxiti për këtë detyrë. Së pari do ta shënoj atë që është në gjuhën arabe, pastaj do ta shkruaj edhe atë që është në gjuhën urdu.

قَرُبَ اَجَلُکَ الْمُقَدَّرُ.  وَلَا نُبْقِیْ لَکَ مِنَ الْمُخْزِیَاتِ ذِکْرًا.  قَلَّ مِیْعَادُ رَبِّکَ.  وَلَا نُبْقِیْ لَکَ مِنَ المُخْزِیَاتِ شَیۡئًا. وَاِمَّا نُرِیَنّکَ بَعْضَ الَّذِیْ نَعِدُھُمْ اَوْ نَتَوَفَّیَنَّکَ. تَمُوْتُ وَ اَنَا رَاضٍ مِّنْکَ. جآءَ وَقْتُکَ وَنُبْقِیْ لَکَ الْاٰیَاتِ بَاھِرَاتٍ.  جآءَ وَقْتُکَ وَنُبْقِیْ لَکَ الْاٰیَاتِ بَیِّنَاتٍ.  قَرُبَ مَا تُوْعَدُوْنَ. وَاَمَّا بِنِعْمَۃِ رَبِّکَ فَحَدِّثْ. اِنَّہٗ مَنْ یَّتَّقِ اللّہَ وَیَصْبِرْ فَاِنَّ اللہَ لَا یُضِیْعُ اَجْرَ الْمُحْسِنِیْنَ .

Largimi yt nga kjo botë është afruar dhe Ne nuk do të lëmë asnjë gjë që mund të shkaktojë turp dhe çnderim për ty. Shumë pak kohë ka mbetur nga afati yt i caktuar prej Zotit. Ne do t’i hedhim poshtë të gjitha akuzat dhe nuk do të lëmë asnjë shkak që mund të përdoret për të përbuzur ty. Ne kemi fuqi të tregojmë ty diçka nga paralajmërimet tona rreth kundërshtarëve ose të ta marrim shpirtin. Ti do të vdesësh në atë gjendje, që Unë do të jem i kënaqur me ty. Dhe Ne për vërtetësinë tënde do të lëmë shenja të qarta përgjithmonë. Premtimi që ishte bërë është afër. Tregoju njerëzve bekimet që Allahu t’i dha ty. Ai që përvetëson takvanë[2] dhe duron, Allahu nuk do t’ua humbë shpërblimin njerëzve të tillë të devotshëm.

Duhet të kihet parasysh që deklarimi i Zotit, se Ai nuk do të lërë asnjë akuzë që mund të shkaktojë turp ose poshtërim për mua, ka dy kuptime:

Së pari, Zoti do t’i largojë e do t’i asgjësojë të gjitha kundërshtimet e publikuara nga kundërshtarët e mi që kishin të vetmen arsye që të më poshtërojnë.

Së dyti, Zoti do t’i asgjësojë nga kjo botë të gjithë ata që nuk i ndërprenë veprimet e tyre të këqija kundër meje dhe nuk heqin dorë nga shpifjet e tyre rreth meje. Rrjedhimisht, me largimin e tyre do të largohen edhe akuzat e tyre të rreme.

Pastaj, Allahu i Lartësuar m’u drejtua në gjuhën urdu dhe më dha lajmin e vdekjes sime me këto fjalë:

بہت تھوڑے دن رہ گئے ہیں۔ اُس دن سب پر اُداسی چھا جائیگی۔ یہ ہوگا۔ یہ ہوگا۔ یہ ہوگا۔ بعد اِس کے تمہارا واقعہ ہوگا۔ تمام حوادث اور عجائباتِ قدرت دکھلانے کے بعد تمہارا حادثہ آئے گا۔

“Shumë pak ditë kanë mbetur. Atë ditë të gjithë do të pikëllohen. Kjo do të ndodhë. Kjo do të ndodhë. Kjo do të ndodhë. Pas kësaj do të vijë edhe ngjarja jote. Pasi të jenë shfaqur të gjitha fatkeqësitë dhe të gjitha mrekullitë e natyrës do të ndodhë ngjarja jote.”

Njohuria që më është dhënë rreth kësaj, është ajo që vdekja do ta mbërthejë tokën nga të gjitha anët. Gjithkund, do të bien tërmete që do të jenë shkatërrimtare, sikur të jetë vetë kiameti. Toka do të tundet aq shumë saqë jeta do të vështirësohet për shumë njerëz. Atëherë, atyre që do të pendohen dhe iu shmangen mëkateve, Allahu do t’u tregojë mëshirë. Pra, është e sigurt se të gjitha këto gjëra do të ndodhin, mu ashtu siç kishin paralajmëruar të gjithë profetët për këtë kohë. Por, ata që pastrojnë zemrat e tyre dhe i ndjekin rrugët që i pëlqen Allahu, nuk do të kenë as frikë e as hidhërim. Zoti, duke m’u drejtuar mua, tha:

“تو میری طرف سے نذیر ہے میں نے تجھے بھیجا تا مجرم نیکوکاروں سے الگ کئے جائیں” اور فرمایا “دنیا میں ایک نذیر آیا پر دنیا نے اس کو قبول نہ کیا۔ لیکن خدا اُسے قبول کرے گا اور بڑے زور آور حملوں سے اس کی سچائی ظاہر کردیگا۔ میں تجھے اسقدر برکت دوں گاکہ بادشاہ تیرے کپڑوں سے برکت ڈھونڈیں گے۔

“Ti je alarmues prej meje. Unë të kam dërguar, që mëkatarët të ndahen nga ata që veprojnë mirë.” Dhe më tha: “Në botë erdhi një alarmues, por bota nuk e pranoi atë. Por Zoti do ta pranojë dhe do të shfaqë vërtetësinë e tij me sulme shumë të ashpra.[3] Unë do të të bekoj ty, aq shumë saqë edhe mbretërit do të kërkojnë bekime nga rrobat e tua.”

Për një tërmet të ardhshëm, i cili do të jetë i llahtarshëm, jam njoftuar me këto fjalë:

پھر بہار آئی خدا کی بات پھر پوری ہوئی۔

“Prapë erdhi pranvera dhe edhe një herë u plotësua fjala e Zotit”.

Ndaj, një tërmet i fuqishëm patjetër do të bjerë. Por njerëzit e mirë nuk do të preken nga ai. Andaj bëhuni të mirë dhe shpëtoni. Frikësohuni prej Zotit sot, që të jeni në paqe atë ditë. Qielli do të tregojë diçka patjetër e po ashtu edhe toka. Por ata që kanë frikë ndaj Zotit, do të shpëtojnë.

Zoti më thotë se shumë fatkeqësi do të ndodhin dhe shumë gjëma do të zbresin në tokë, disa do të ndodhin para vdekjes sime dhe disa më pas. Ndërkohë, Ai do ta bëjë këtë Xhemat të përparojë me gjithë fuqi, pak me dorën time dhe pak pas meje.


[1] Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedinsavs, mbi familjen e tij dhe të gjithë es-habët e tij. [Përkthyesi]
[2] Takva, në arabisht, do të thotë frikë prej Zotit. Ajo gjithashtu nënkupton që një besimtar i vërtetë, duke qenë i devotshëm, gjithmonë i shmanget mospëlqimit të Zotit dhe mundohet ta kënaqë Atë. [Përkthyesi]
[3] Po të hapte sy bota, do të shihte se unë kam ardhur në fillim të shekullit dhe deri më sot, ka kaluar një e katërta e shekullit. Veç kësaj, për vërtetësinë e deklaratës sime, sipas haditheve, mu në muajin e ramazanit u bë eklipsi hënor si dhe eklipsi diellor, ra edhe murtaja në këtë vend, ranë edhe tërmete dhe do të bien akoma më shumë. Pikëllim për ata që e deshën botën dhe nuk më pranuan mua! (Autori)
[4](Përkthim) “Allahu ka vendosur që Ai dhe profetët e tij do të ngadhënjejnë”. (Autori). (El-Muxhadilah 58:22) [Përkthyesi]
[5] Në origjinal fjala është huxhah, e cila fjalë për fjalë do të thotë argument. Këtu kuptimi i saj është dëshirë. [Përkthyesi]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp