Udhëzim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
xhenazja varreza namazi
  1. Çdo anëtar i nderuar që dëshiron ta bëjë testamentin sipas kushteve të lartpërmendura, testamenti i tij do të zbatohet pas vdekjes së tij. Por, do të jetë e obligueshme që ai testamentin ta ketë shkruar dhe t’ia ketë dorëzuar personit të besueshëm të përcaktuar nga Xhemati. Gjithashtu, testamenti i tij duhet të botohet, sepse në kohën e vdekjes shpesh dalin vështirësi për ta shkruar. Për shkak se ditët e shenjave qiellore dhe të katastrofave janë afër, ndaj shkruesi i testamentit në një kohë të qetësisë do të ketë vlerë në sy të Zotit. Pasuria e një testamentshkruesi të tillë, nëse do të jetë ndihmëse përgjithmonë, atëherë edhe shpërblimin ai e merr përgjithmonë dhe vepra e tij do të konsiderohet si një sadaka e vazhdueshme.
  2. Çdo anëtar i nderuar që i përmbush këto kushte të përmendura, por banon larg Kadianit, pra në ndonjë pjesë tjetër të këtij vendi, atëherë pas vdekjes së tij, trashëgimtarët e tij le ta sjellin kufomën në një arkivol këtu në Kadian. Por, nëse ndonjë njeri vdes para se të përfundojë realizimi i projektit të varrezës, domethënë ndërtimi i urës dhe rregullime të tjera, dhe ai ka të drejtë të varroset në këtë varrezë, atëherë kufoma e tij e vendosur në një arkivol, le të varroset përkohësisht në vendin e tij. Vetëm pas përfundimit të të gjitha elementeve të varrezës, kufoma e tij mund të sillet në Kadian. Por, ai që varroset pa arkivol, nuk është e përshtatshme që hiqet nga varri i tij.[1]

Duhet të bëhet e qartë, se Zoti i Madhërishëm dëshiron që të përkryerit e tillë në besim, të varrosen në një vend, në mënyrë që pasardhësit e tyre, duke i parë në një vend, ta forcojnë besimin e tyre dhe që populli gjithmonë t’i ketë parasysh veprat e tyre që i kanë bërë për fenë e për hir të Zotit.

Së fundmi, lutemi që Zoti ndihmoftë çdo të sinqertë për këtë punë dhe i dhëntë patosin e besimit dhe ia bëftë fundin e mbarë. Amin

Është mirë që anëtarët e Xhematit tonë, që e gjejnë këtë shkrim, ta publikojnë midis miqve të tyre dhe ta botojnë sa munden dhe ta sigurojnë për gjeneratën e tyre të ardhshme. Gjithashtu, t’i lajmërojnë edhe kundërshtarët në mënyrë të kulturuar dhe të durojnë çdo sharje të gojëkëqijve e të angazhohen në lutje.

Lutja jonë e fundit është, falënderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve!

Autori modest
Ghulam Ahmed, Allahu e faltë dhe e ndihmoftë, nevojtar i përhershëm i ndihmës së Allahut, të Strehuesit të Përjetshëm
20 dhjetor 1905


[1] Të mos mendojë ndonjë i padije që kjo varrezë dhe organizimi i saj është ndonjë bidat. Kjo është sipas shpalljes së Zotit dhe njeriu nuk ka ndërhyrje në të. Gjithashtu, mos të mendojë ndonjë njeri, që duke u varrosur në këtë varrezë mund të hyjë në Xhenet. Nuk është kuptimi që kjo tokë do të bëjë dikë xhenetli, por, kuptimi i fjalës së Zotit është që vetëm xhenetlinjtë do të varrosen në këtë varrezë. (Autori)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp