Kjo ishte një sprovë për hipokritët
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
xhenazja varreza namazi

Allahu i Madhërishëm thotë:

الٓـمّٓ  .اَحَسِبَ النَّاسُ اَنۡ یُّتْرَكُوۡۤا اَنۡ یَّقُوۡلُوۡۤا اٰمَنَّا وَہُمْ لَا یُفْتَنُوۡنَ [1]

A mendojnë njerëzit që do të kënaqem vetëm nga pohimi i tyre kur thonë “ne besuam”, dhe Unë nuk do t’i sprovoj ata? Realisht, kjo sprovë është asgjë. Es-habët r.z. e Profetit ishin sprovuar me dhënien e jetëve dhe praktikisht ata i dhanë edhe kokat e tyre në rrugën e Zotit.

Atëherë, ata që ankohen se pse mos t’i jepet leje e përgjithshme çdokujt që të varroset në këtë varrezë, mendim ky, a nuk është jashtë realitetit?! Po të ishte kështu, atëherë pse Zoti i Madhërishëm ka caktuar sprova në çdo kohë? Gjithmonë Ai dëshiroi që ta tregojë dallimin midis të keqit e të pastrit. Kështu deshi edhe tani.

Në kohën e Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s., Zoti i Madhërishëm kishte caktuar edhe disa sprova të lehta. Për shembull, ishte si rregull që çdonjëri duhet të bënte sadaka para se të këshillohej nga Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s.. Kjo ishte një sprovë për hipokritët.

Ne vetë ndiejmë se edhe nga sprova e kësaj kohe, të sinqertit e të nivelit të lartë, të cilët me të vërtetë i kanë dhënë përparësi fesë karshi botës, do të dallohen nga njerëzit e tjerë dhe kështu do të provohet se ata e kanë përmbushur deklaratën e Bejtit që kishin bërë dhe janë treguar të vërtetë. Padyshim, ky projekt do të jetë shumë i rëndë për hipokritët, sepse ata do të zbulohen nga ky.

Pas vdekjes së tyre, qofshin burra apo gra, ata nuk mund të varrosen kurrsesi në këtë varrezë.

فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ  مَّرَضٌ ۙ فَزَادَہُمُ  اللہُ  مَرَضًا

Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton”.[2] Por ata që konkurrojnë në këtë punë, do të njihen të devotshëm dhe për gjithmonë ata do të kenë mëshirë nga Zoti.

Së fundmi, edhe një gjë tjetër që duhet ta keni parasysh se ditët e vështirësive janë afër. Një tërmet shumë i fortë është afër, i cili do ta lëkundë tokën. Prandaj, ata të cilët, para se ta shohin ndëshkimin, japin prova se e kanë braktisur botën dhe që gjithashtu japin prova se i janë bindur urdhrit tim, të tillët janë besimtarë të vërtetë të Zotit, që do të shënohen si të parët e përparimtarët në defterin e Tij.

Sinqerisht po ju them të vërtetën, ajo kohë është shumë afër kur një hipokrit, që e anashkaloi këtë urdhër, duke parë ndëshkimin do të lëshojë psherëtimë duke thënë: Ah sikur ta jepja gjithë pasurinë, qoftë të luajtshmen apo të paluajtshmen, dhe t’i shpëtoja këtij ndëshkimi! – Mbani mend! Besimi që vjen me ardhjen e ndëshkimit është i pavlefshëm dhe sadakaja apo lëmosha, në një kohë të tillë, janë të kota.

Dëgjomëni, se unë po ju lajmëroj për ndëshkimin nga shumë afër. Mblidheni sa më shpejt atë ushqim për veten që ju hyn në punë. Nuk dëshiroj që t’ju marr ndonjë pasuri e ta zaptoj për veten. Por, pasurinë tuaj ju do t’ia dorëzoni një Enxhumani për të përhapur fenë Islame dhe do të gëzoni jetë parajse. Shumë do të jenë nga ata që duke e dashur botën do ta anashkalojnë urdhrin tim, por shumë shpejt do të ndahen nga bota dhe në momentin e fundit do të thonë:

مَا وَعَدَ الرَّحْمٰنُ وَصَدَقَ الْمُرْسَلُوْنَ  ھٰذا

Kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi dhe të dërguarit kanë thënë të vërtetën!”  [3]

Paqja qoftë mbi atë që ndjek udhëzimin!

Autori modest
Mirza Ghulam Ahmed, Mesihu i Premtuar prej Zotit
6 janar, 1906

Në emër të Zotit të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Atë e lavdërojmë dhe të Dërguarit të Tij të shenjtë i dërgojmë selevate


[1] “Unë jam Zoti i Gjithëdijshëm. A menduan njerëzit se do të lihen të thonë “ne besuam” pa u vënë në sprovë?!” (El-Ankabut 29:2)
[2]  (El-Bekare 2:11)
[3]  Jasin 36:53

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp