Toka e qielli do të dëshmojnë për vërtetësinë time
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
vërtetësinë toka dhe qielli vetëtima

Dëgjoni se unë po e them me zë të lartë! Shenjat e Zotit nuk kanë përfunduar ende. Pas asaj shenje të tërmetit, që kishte rënë më 4 prill, të vitit 1905 dhe për të cilin ishte paralajmëruar shumë përpara, Zoti përsëri më ka njoftuar se një tjetër tërmet i fuqishëm do të bjerë në pranverë. Do të jenë ditë pranvere. Nuk dihet se a do të jetë fillimi i pranverës, kur pemët nxjerrin gjethe, apo do të jetë mesi a fundi i saj. Fjalët e shpalljes së Zotit janë: “Prapë erdhi pranvera, prapë u përmbush fjala e Zotit”. Për shkak se edhe tërmeti i parë kishte rënë gjatë pranverës, Zoti më njoftoi se edhe i dyti do të jetë po në pranverë. Dhe disa pemë fillojnë të nxjerrin gjethe që nga fundi i janarit, andaj që nga ai muaj do të fillojnë ditët e frikës dhe mbase do të vazhdojnë deri në fund të majit.[1]

Gjithashtu, Zoti tha: زَلْزَلَۃُ السَّاعَۃِ Ai tërmet do të jetë si një kiamet”, dhe pastaj tha: [2] نُرِیْ اٰیٰتٍ وَّنَھْدِﻡُ مَا یَعْمُرُوْنَ  – “Për ty Ne do të tregojmë shenja dhe ngrehinat që do të ndërtojnë ata, Ne do t’i rrëzojmë”. – Pastaj tha – بھونچال آیا اور شدت سے آیا۔ زمین تہ و بالا کردی۔ “Do të bjerë një tërmet i fuqishëm që do ta lëkund tokën; disa pjesë të tokës do të bëhen rrokopujë”, siç kishte ndodhur gjatë kohës së Lutit a.s.. Mandej tha – اِنِّی مَعَ الْاَفْوَاجِ اٰتِیْکَ بَغْتَۃً “Unë, me ushtritë do të vij fshehurazi, asnjeri nuk do të dijë për atë ditë”. Ashtu siç ishte lëkundur fshati i Lutit dhe deri në momentet e fundit askush nuk e dinte se çka do të ndodhte. Madje ata me qejf hanin e pinin dhe sakaq, toka u ishte bërë rrokopujë.

Pra, Zoti thotë se edhe në këtë rast kështu do të ndodhë, sepse gjynahet kanë kaluar kufijtë dhe njerëzit e duan botën tej mase, ndërsa rruga e Zotit nënvlerësohet e nënçmohet. Pastaj tha – زندگیوں کا خاتمہ “Fundi i jetëve” dhe pastaj duke m’u drejtuar mua, tha – قَالَ ربُّکَ اِنَّہ نَازِلٌ مِّنَ السَّمَآءِ مَا یُرْضِیْکَ رَحْمَۃً مِنَّا وَکَانَ اَمْرًا مَقْضِیًّا “Zoti yt thotë – Një emrr[3] do të zbresë prej qiellit, nga i cili do të gëzohesh. Kjo është mëshirë prej Nesh dhe kjo është e vendosur dhe ishte e caktuar që nga fillimi”. Është e domosdoshme që qielli ta mbajë pezull dërgimin e kësaj shenje, derisa kjo profeci të publikohet në popuj. Kush mund t’i besojë fjalët tona, përveç atij që është fatlum!



Mos harroni se ky njoftim nuk është për të kallur frikën, por për të parandaluar frikën e ardhshme, që të mos vdesë ndonjë njeri nga padijenia. Çdo punë gjykohet sipas qëllimit. Dhe qëllimi ynë nuk është që të shqetësojmë të tjerët, por të shpëtojmë nga shqetësimi. Ata që pendohen, do t’i shpëtojnë ndëshkimit të Zotit. Por, fatkeqi që nuk pendohet dhe gjallëron kuvendime përqeshëse dhe nuk heq dorë nga mëkati dhe gjynahu, ditët e shkatërrimit të tij janë afër. Sepse tallja e tij, në sy të Zotit është e ndëshkueshme.

Këtu, është me vlerë të përmendet edhe një gjë tjetër. Sikundër kam përmendur në fillim se Zoti më ka njoftuar për vdekjen time dhe duke m’u drejtuar, për jetën time, më tha – Shumë pakë ditë kanë mbetur. Dhe tha – Pasi të jenë shfaqur të gjitha fatkeqësitë dhe të gjitha mrekullitë e natyrës, do të ndodhë ngjarja jote. Kjo tregon se në botë, disa fatkeqësi a mrekulli të natyrës do të ndodhin pashmangshmërisht, para vdekjes sime, në mënyrë që bota të përgatitet për një revolucion, pas të cilit të ndodhë vdekja ime.


[1] Nuk e di nëse pranvera, në këtë shpallje, do të thotë ajo që do të vijë pas këtij dimri, apo kjo profeci është përcaktuar të përmbushet ndonjëherë tjetër, kur do të jetë kohë e pranverës. Sidoqoftë, fjalët e Zotit tregojnë se ajo kohë do të jetë e pranverës, cila do qoftë pranverë të jetë. Por Zoti do të vijë si një njeri që vjen heshtur gjatë natës. Kështu më tha Zoti. (Autori)
[2] Një shpallje tjetër e Zotit rreth kësaj është “Për ty shkëlqeu emri Im”. (Autori)
[3] “Emrr” do të thotë: çështje, urdhër, fuqi, autoritet, etj. Këtu ka kuptimin Shenjë. [Përkthyesi]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp