do të ketë në qafën e saj një litar me fije të përdredhura palme.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
surja leheb tebet tefsiri ebu leheb jexhuxhët mexhuxhët dexhalli

فِي جِيدِهَا حَبْلٌ مِّن مَّسَدٍ ‎
do të ketë në qafën e saj një litar me fije të përdredhura palme.

Kuptime leksikore

Xhid جِيدٌ

“El-xhid” do të thotë: الْعُنُقُ d.m.th. qafa. (Akrab)

Mesed مَسَدٌ

“Mesed” do të thotë: حَبْلٌ مِنْ لِيفٍ, pra, një litar i bërë nga fijet e palmës së hurmës. Po ashtu ka kuptimin: الْحَبْلُ الْمَضْفُورُ الْمُحْكَمُ الْفَتْلِ, d.m.th. një litar i fortë, i përdredhur mirë dhe i qëndrueshëm që nuk këputet lehtë. Gjithashtu, الْمِحْوَرُ مِنَ الْحَدِيدِ një shufër hekuri rreth së cilës rrotullohet rrota. (Akrab)

Tefsir

Çfarë do të thotë “do të ketë në qafën e saj një litar me fije të përdredhura palme.”?

Shprehja “do të ketë në qafën e saj një litar me fije të përdredhura palme.” do të thotë se ata njerëz që për popujt “Ebu Leheb” janë si “gruaja” (pra mbështetës të brendshëm), kanë në qafat e tyre litarë që nuk këputen. Domethënë, kundërshtimi i tyre ndaj Islamit do të jetë aq i fortë dhe i lidhur ngushtë, saqë do të jetë e vështirë të hiqet.

Po ashtu, në këtë shprehje ka edhe një aludim tjetër: në dukje këto shoqëri do të quhen të lira, por në të vërtetë do të jenë të lidhura fort nga zakonet dhe doket e kohës së tyre. Dhe derisa Allahu i Madhërishëm t’i çlirojë, ato nuk do të arrijnë liri të vërtetë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via