Profecia për Birin e Premtuar - Vërtetësia e Mesihut të Premtuar a.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
biri i premtuar profecia musleh maud

Një ndër shenjat e mëdha të vërtetësisë së Hazret Mesihut të Premtuar a.s. është profecia rreth lindjes së një djali të premtuar, i cili do të kishte cilësi të jashtëzakonshme si në aspektin shpirtëror, ashtu edhe në aspektin mendor.

Profecia e Profetit Muhammed s.a.v.s.

Kjo është një profeci madhore, sepse këtë e ka bërë vetë Profeti Muhammed s.a.v.s.. Kështu që, Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

profecia biri i premtuar“Isai biri i Merjemes do të zbresë në tokë, do të martohet dhe do të ketë fëmijë”.

(El-Khatīb et-Tibrīzī, “Mishkāt el-Mesābīh”, botimi i dytë, redaktor: Muhammed Nāsiruddīn el-Albānī, botues: “El-Mekteb el-Islāmij”, Bejrut, 1399 h./ 1979, kitāb “El-Fiten”, bāb “Nuzūl ‘Īsā ‘alejhis-selām”, el-Fasl “Eth-Thālith”, hadithi nr. 5508, fq. 1524.)

Duke sqaruar këtë hadith, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:

“I Dërguari i Allahut s.a.v.s., pasi u njoftua prej Zotit të Madhërishëm, tha se Mesihu i Premtuar do të martohej dhe do të kishte fëmijë. Kjo tregon se Allahu i Madhërishëm do t’i dhurojë një djalë të dëlirë, që do t’i përngjajë babait të vet në dëlirësi dhe që nuk do t’i dalë kundër atij dhe se ai do të jetë një prej robërve fisnikë të Allahut të Madhërishëm”.

(“Ain-e-Kamalat-e-Islam”, “Ruhani Khezain”, vëll. 5, fusnota, f. 578)

Rëndësia e datës 20 shkurt në Xhemat

Në Xhematin Musliman Ahmedia, çdo vit më 20 shkurt ose në ndonjë datë të afërt, organizohen mbledhje për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje madhështore.

Hazret Mirza Masrur Ahmed, Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, tha:

“20 shkurti është data në të cilën Hazret Mesihu i Premtuar a.s., pasi mori profecinë prej Zotit të Lartësuar për lindjen e një djali, botoi një njoftim në lidhje me këtë dhe më pas tregoi edhe cilësi të ndryshme që do t’i kishte djali i premtuar. Ky njoftim u botua më 20 shkurt 1886, dhe siç ju thashë, për këtë shkak në Xhematin Musliman Ahmedia mbahen mbledhje me 20 shkurt ose në ndonjë datë tjetër të afërt, pra aty ku nuk arrijnë ta zhvillojnë mbledhjen në datën e caktuar.
Mbajtja e mbledhjeve për Ditën e Reformatorit të Premtuar (Jeum-e-Muslih-Maud) është për shkak të përmbushjes së një profecie madhore të Hazret Mesihut të Premtuar a.s. dhe jo për shkak të lindjes së Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmedit, Kalifit të Dytë të Xhematit.”

(Hutbja e së xhumasë, e mbajtur më 23 shkurt 2018)

Historiku i profecisë rreth birit të premtuar dhe përmbushjes së saj

Kështu që, kur Allahu i Madhërishëm i dha Hazret Mesihut të Premtuar këtë profeci madhështore, ai shkroi një njoftim më 20 shkurt të vitit 1886, që u botua më 1 mars të të njëjtit vit në shtojcën e gazetës “Rijad-e-Hind”.

Më pas me 22 mars të vitit 1886, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. botoi një njoftim tjetër, ku ndër të tjera, shtoi që Allahu i Madhërishëm e njoftoi se ky djalë i premtuar do t’i lindë patjetër brenda një harku kohor prej 9 vitesh.

Më 15 prill 1886, Hazret Mesihut të Premtuar a.s. i lindi një vajzë, që u quajt Ismet (por që do të ndërronte jetë në vitin 1891). Për lindjen e kësaj vajze, kundërshtarët zunë ta akuzonin Hazret Mesihun e Premtuar a.s. se profecia e tij doli e rreme. Duke iu përgjigjur kundërshtarëve, ai tha se Zoti i Madhërishëm kurrsesi nuk i tha se djali i premtuar do të ishte pikërisht fëmija i parë që do të lindte, por që djali i premtuar do të lindë brenda kohës së premtuar.

Më 7 gusht 1887, Hazret Mesihut të Premtuar a.s. i lindi një djalë, që u quajt Bashir Evel dhe që ndërroi jetë më 4 nëntor të vitit 1888. Me vdekjen e këtij djali, kundërshtarët u tërbuan dhe trumbetuan në të gjithë vendin se profecia në fjalë doli e rreme, sepse sipas tyre, së pari, i lindi një vajzë dhe jo djalë dhe tani edhe djali që i kishte lindur, i ka vdekur. Nga padija dhe injoranca ata përdorën një gjuhë të ndyrë ndaj Hazret Mesihut të Premtuar a.s., duke e quajtur gënjeshtar dhe i drejtuan një sërë epitetesh të tjera të turpshme.

Besimi i palëkundur i Hazret Mesihut të Premtuar a.s.

Atëherë, më 1 dhjetor të të njëjtit vit, pra 1888, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. botoi një broshurë, të titulluar “Fjala e vërtetë për vdekjen e Bashirit”, në të cilën e sqaroi edhe njëherë thelbin e profecisë dhe theksoi fuqimisht që premtimi i lindjes së djalit të premtuar është fjala e Zotit të Madhërishëm, andaj ai do të përmbushet në afatin e vet. Në këtë broshurë, ai deklaroi me të madhe:

besimi profecia biri i premtuar“Ndonëse ai nuk ka lindur deri me datën e sotme që është 1 dhjetor 1888, por sipas premtimit të Zotit të Lartësuar, ai do të lindë patjetër. Toka dhe qielli mund të lëvizin nga vendi i tyre, por premtimi i Zotit nuk mund të lëvizë nga vendi i tij. I padituri përqesh shpalljet e Zotit dhe naivi tallet me lajmet e mira që vijnë prej Zotit, sepse dita e fundit dhe rezultati përfundimtar gjendet përtej shikimit të tij”.

(“Sabz Ishtihar”, “Ruhani Khezain” vëll. 2, fusnota, f. 453)

“Broshura e gjelbër”

Lloji i letrës së kësaj broshure kishte ngjyrë të gjelbër, andaj ajo u quajt “Broshura e gjelbër” dhe po me këtë emër ajo shquhet në Xhemat.

Lindja e Birit të Premtuar

Më pas, Allahu i Madhërishëm, me bekimin dhe mëshirën e Tij, Hazret Mesihut të Premtuar a.s. i dhuroi një djalë, që lindi më 12 janar 1889, që u quajt Mahmud Ahmed. Në vazhdim, Zoti i Madhërishëm i tregoi Mesihut të Premtuar a.s. që pikërisht ky djalë ishte i premtuari. Koha tregoi se ky djalë nuk ishte një fëmijë i zakonshëm, por me cilësi të jashtëzakonshme shpirtërore dhe mendore.

Pas vdekjes së Hazret Kalifit të Parë r.a., që në moshën 25 vjeçare ai do të bëhej Kalifi i Dytë i Xhematit, duke qëndruar në këtë pozitë për 52 vite të ardhshme. Në Xhematin Musliman Ahmedia, ai njihet si Muslih Maud (Reformator i Premtuar) dhe me emrin Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmed, Allahu e mëshiroftë!

Një dokumentar i shkurtër në shqip rreth Birit të Premtuar

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp