Mikpritja në Islam - Shembulli i gjallë i mikpritjes islame sot në botë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
mikpritja shqiptare

Mikpritja përmendet në Kuranin Famëlartë. Zoti i Madhërishëm thotë:

“A të ka arritur lajmi rreth mysafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
Kur erdhën tek ai dhe thanë: Të përshëndesim ty me paqe! Ai tha: Qofshi të përshëndetur edhe ju me paqe! E në vete tha se këta janë njerëz të huaj!
Dhe ai shkoi heshtazi te familja e tij dhe solli një viç të pjekur.
Dhe atë ua afroi atyre dhe tha: A nuk do të hani?”

(Kurani i Shenjtë 51:25-28)

Njëherë një udhëtar pasi kaloi përmes shkretëtirës i vetëm dhe i uritur, ishte lodhur dhe kishte nevojë për pushim, kur iu afrua një kasolleje të thjeshtë në periferi të qytetit në pamundësi për të shkuar më tej, për shkak të lodhjes vendosi që të troket në derën e kasolles, ku shpresonte se në hapjen e derës banorët brenda asaj kasolle nuk do të talleshin me të dhe nuk do ta linin në rrugë.

Një burrë i lodhur nga puna e tij iu përgjigj trokitjes së tij. Duke e hapur derën ai mendonte se kush do të mund të ishte në këtë kohë, kur shumica e njerëzve ishin duke u përgatitur për të ngrënë darkë dhe për të fjetur. Pas një bisede të shkurtër mikpritësi i hapi derën e mikpritjes udhëtarit të huaj. Pastaj, mikpritësi e njoftoi gruan e tij rreth situatës. Pasi u njoftua me situatën,gruaja e tij filloi të shqyrtonte se çfarë ushqimi mund t’i përgatiste këtij mysafiri të paplanifikuar, ndërkohë ata kishin mungesa të shpeshta të ushqimit dhe nganjëherë mbeteshin edhe vetë të uritur. Ajo e njoftoi burrin për mungesën e ushqimit për veten e tyre dhe mysafirin, ndërsa mikpritësi i tha gruas që të përgatis çfarëdo ushqimi që kishte në dispozicion.

Derisa familja me mysafirin ulen për të ngrënë darkë, ata i ulin fitilin llambës që mysafiri ta shihte vetëm pjatën e vet të ushqimit që kishte para. Mysafiri hëngri derisa u ngop, kurse ata mbetën të uritur atë natë duke pretenduar se po hanin. Këtë veprim ata e bënë për të mos e trazuar mysafirin në mungesë të ushqimit.

Ata nuk dinin që veprat e tyre do të mbeteshin një shembull i përjetshëm i mikpritjes për të gjithë njerëzimin. Kjo histori e famshme është e Ebu Talhasë r.a. dhe bashkëshortes së tij Umm Salamit r.a., dy muslimanë të hershëm dhe të devotshëm. Profeti i Islamit, Muhammed s.a.v.s. ndau me ta lajmin e mirë që Allahu i Plotfuqishëm shpalli një ajet në Kuran që nderonte veprimet e tyre:

“(Ajo pasuri) U takon edhe atyre, të cilët banonin në Medinë dhe e kishin pranuar besimin para ardhjes së muhaxhirëve dhe i donin ata që erdhën tek ata duke u shpërngulur dhe nuk ndienin në zemrat e tyre ndonjë dëshirë për atë pasuri që u është dhënë. Ata, sado që vetë ishin nevojtarë u jepnin përparësi të tjerëve para vetës. Ata që janë të ruajtur nga lakmia (koprracia) e qenies së tyre, do të jenë të suksesshëm.”

(Kurani i Shenjtë59: 10)

Ky ajet nga Kurani i Shenjtë në mënyrë të qartë paraqet thelbin e mikpritjes siç tregohet nga muslimanët e devotshëm. Shembulli i përkryer i mikpritjes ishte vetë Profetit i Islamit s.a.v.s. Sipas një transmetimi, Hazrat Abu Sharih Kaabi r.a. raportoi një thënie të Profetit Muhammed s.a.v.s:

“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të nderojë të afërmin e tij; Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të nderojë mysafirin e tij siç ai ka të drejtë. “U pyet:” Cila është e drejta e tij, O i Dërguari i Allahut? “Ai tha,” [Trajtimin më të mirë] për një ditë dhe një natë; pastaj mikpritja është për tri ditë dhe çdo gjë pas kësaj është bamirësi që i është dhënë atij. Dhe kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë fjalë të mira ose të heshtë”.

(Sahih al-Buhari, kapitulli:73(Al-Adab) Nr:156.)

Pas shqyrtimit të vargut të Kuranit së bashku me thënien e Profetit të Islamit s.a.v.s. të drejtat e  mysafirëve janë një përbërës thelbësor i besimit në Allahun dhe Ditën e Tij të Fundit të Gjykimit. Me fjalë të tjera, është një mandat imperativ që duhet të mbahet nga ata që pretendojnë të jenë besimtarë. Për më tepër, Profeti i Islamit s.a.v.s. udhëzoi në mënyrë specifike se si duhet të nderohen mysafirët. Ashtu si Abu Talha r.a. dhe gruaja e tij që ushqyen atë natë mysafirin e tyre, muslimanët janë udhëzuar ta bëjnë këtë.

kalifi kalifati xhematiNe shohim në urtësinë e këtij udhëzimi se muslimani duhet të shtypë nevojat e tij egoiste për hir të të tjerëve dhe përfundimisht për kënaqësinë e Allahut xh.sh. Duke kërkuar që një mikpritës të japë ushqim për të paktën një ditë e një natë, Islami përpiqet të krijojë një shoqëri, ku edhe të huajt dhe udhëtarët trajtohen me nivelin më të lartë të respektit.

Mendoni për një moment nivelin e marrëdhënieve që ky udhëzim krijon në komunitetet anembanë botës. Në një epokë, kur njerëzit shpesh as nuk flasin me të huajt, do të ndodhte një ndryshim rrënjësor duke krijuar një sistem, ku njerëzit do të mirëpritnin dhe do t’i plotësonin nevojat e njëri-tjetrit. Përveç ditës dhe natës së parë të mikpritjes, udhëzimi i Profetit të Islamit s.a.v.s. vazhdon të zgjasë deri në tre ditë, për të siguruar që mysafiri të trajtohet në mënyrë adekuate për kohëzgjatjen e qëndrimit të tij. Kjo mençuri, megjithatë, nuk përfundon me detyrimet vetëm për mikpritësin. Nga mysafiri gjithashtu kërkohet të veprojë në një mënyrë që të mos bëhet barrë për mikpritësin.

Nëse mysafiri ndjek këto mësime, ai gjithashtu do të kuptojë se vendosja në një familje tjetër mund t’i çojë ata të përjetojnë vështirësi financiare dhe emocionale. Në vendet, ku shpesh familjet e mëdha jetojnë në hapësira të vogla, ardhja e një mysafiri mund të bëhet barrë e madhe tek mikpritësi që duhet të sigurojë ushqim dhe vend për një individ shtesë. Islami gjithnjë,siguron një drejtim të qartë duke u përpjekur të krijojë një qasje të ekuilibruar në marrëdhëniet shoqërore.

Mikpritja nuk është vetëm një vlerë shoqërore me ndikim universal, por në mesin e të gjitha feve është gjithashtu virtyt moral i lidhur ngushtë me rritjen shpirtërore të njeriut. Mikpritja qëndron si traditë e fortë e praktikuar në nivel individual dhe në bashkësi, si në fetë e mëdha botërore, ashtu edhe në kulturën lindore dhe perëndimore. Çifutët ndjekin shembullin e Profetit Ibrahimit a.s.; të krishterët mirëpresin dhe tregojnë dashuri për të ftuarit e tyre; Hindutë e konsiderojnë mysafirin si një perëndi.

Në Islam, kjo cilësi jashtëzakonisht e dëshirueshme është pjesë përbërëse e jetës së përditshme të muslimanëve, e ilustruar përmes udhëzimeve dhe veprimeve të vetë Profetit Muhammed s.a.v.s. Ai ka dhënë udhëzime të hollësishme se si duhet t’u shërbejmë dhe t’i nderojmë mysafirët.

Duke ndjekur traditën e Profetit të Shenjtë s.a.v.s. të Islamit, Xhemati Musliman Ahmedia ka zhvilluar mikpritjen si një tipar i shquar i funksioneve fetare. Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s. krijoi një kuzhinë për mysafirët që e quajti “Langer Hana” për tu shërbyer mijëra mysafirëve të tij që e vizitonin rregullisht për të fituar njohuri fetare. Tradita e mikpritjes është vërejtur në një nivel të lartë në Tubimet vjetore (Xhelsa Salana)të Xhematit Musliman Ahmedia. Në të gjithë botën, ku mbahen Tubimet vjetore mijëra mysafirë shërbehen me përulësi dhe respekt të madh, pa marrë parasysh se kush janë ose prej nga vijnë ata.

Langer Hana (Sofra e Mesihut)

Mesihu i Premtuar a.s. mori udhëzimin hyjnor për themelimin e një kuzhine për mysafirë pasi që njerëzit do të vinin tek ai, sidomos nga vendet e lagëta, dhe se ata janë mysafirë të Allahut. Ai mori shumë herë shpallje se shumë njerëz do të vinin tek ai dhe se ai nuk duhet të mërzitet, e as të lodhet nga takimi i tyre. Shpallja që i është dhënë atij gjithashtu aludoi në rritjen e Xhematit Musliman Ahmedia në numër si dhe në zhvillimin dhe rritjen e sinqeritetit dhe përkushtimit të anëtarëve të këtij xhemati. Për më tepër, një numër i madh i kërkuesve të së vërtetës do të vazhdojnë të vijnë dhe kështu mikpritja do të vazhdojë të rritet. Mesihu i Premtuar a.s. themeloi këtë sofër dhe e quajti – Langer Hana me qëllim që të shërbente jo vetëm në kohën e tij, por edhe pas tij. Sot kudo që ekziston Xhemati Musliman Ahmedia, ekziston edhe Sofra e Mesihut.

mikpritja ne islam mikpritja ne islam mikpritja ne islamMesihu i Premtuar a.s. dha udhëzime të hollësishme për ata që kujdesen për mysafirët. Nga shërbimi me ushqim në Langer Hana deri tek trajtimi jodiskriminues për të gjithë mysafirët dhe akomodimin e tyre. Ka shumë rrëfime që ilustrojnë dashamirësinë dhe bujarinë e tij të madhe ndaj çdo mysafiri që erdhi tek ai. Ka shumë histori nga shokët e tij që tregojnë mikpritjen e tij të shkëlqyeshme. Duhet të theksohet se shumica e mysafirëve gjatë jetës së tij erdhën nga vende shumë të largëta. Meqenëse në atë kohë nuk kishte as mjete transporti në dispozicion për ata që vinin për ta vizituar atë, ata rrinin minimum prej disa ditësh madje për disa muaj.

Mesihu i Premtuar a.s. personalisht shërbeu ushqim vizitorëve të tij edhe në orët e vona të natës, duke i dhënë edhe shtrojat e tij për të plotësuar nevojat për mysafirë dhe duke bërë gjithë këtë në mënyrën më të përzemërt dhe më bujare. Këshilla e tij për njerëzit në lidhje me shërbimin e mysafirëve ishte:

“Ju i njihni disa njerëz dhe nuk i njihni të tjerët, prandaj konsideroni secilin prej tyre të denjë për mikpritje.”

(Nga Fjalimi i Kalifit të Xhematit 18-07-2008)

Derisa Xhemati Musliman Ahmedia vazhdon të rritet, kështu po rritet edhe Langer Hana. Më së miri kjo duket në Tubimet vjetore për të gjitha shtetet. Këto tubime, të njohura si Xhelsa Salana, ishin iniciuar gjithashtu nga Mesihu i Premtuar a.s.

“Ndihmësit e tu do të vijnë nga çdo udhë e largët.”

(“Tadhkirah” f. 435.)

kalifi kalifati xhematiAi i inicioi këto tubime për zgjerimin dhe forcimin e fesë Islame. Prandaj, ishte obligim i punëtorëve të këtyre tubimeve, të cilët ishin vullnetar, për t’i shërbyer mysafirëve në mënyrën më të mirë të mundshme, gjë që vazhdon deri më sot. Xhelsa Salana edhe Langer Hana gjithmonë kanë impresionuar shumë njerëz, veçanërisht ata jashtë Xhematit Musliman Ahmedia.

mikpritja ne islamLanger Hana është një degë e rëndësishme e misionit të Mesihut të Premtuar a.s., prandaj është detyrë e çdo muslimani ahmedian që të jetë përgjegjës për kuzhinat e tyre lokalë, duke u shërbyer mysafirëve. Kalifi aktual shpesh shpreh mirënjohjen dhe lutet për të gjithë vullnetarët të cilët ndihmojnë në këtë kuzhinë. Është mirësia e Allahut xh.sh. që Ai e ka futur këtë pasion tek të rinjtë, burrat e gratë e Xhematit për të ndihmuar në mbajtjen e kuzhinave te tilla në mënyrë të suksesshme kudo në botë.

(Përgatiti: Mustafa Valdon;
marrë nga revista “The Muslim Sunrise”, Summer 2017
)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp