7 shenja të qarta që vuani nga sindroma e abuzimit narcistik
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

7 shenja të qarta që vuani nga sindroma e abuzimit narcistik

COO Alislam.org
Narcizmi narcisti narcistet

Shumë njerëz vuajnë nga sindroma e abuzimit narcistik. Ata nuk mund të zhvillohen në shoqëri. Ata mundohen të lulëzojnë, por dështojnë vazhdimisht. Dhe pjesa më e vështirë e kësaj, ata nuk e dinë problemin. Ky shkatërrim i pathyeshëm i një karakteri është epidemi.

Cfarë do të thotë ne të vërtetë  Sindroma e abuzimit narcistik?

Sindroma  e abuzimit narcizistik referohet shpesh si një marrëdhënie midis jush dhe një narcisisti. Kjo marrëdhënie mund të ndodhë midis një fëmije dhe prindit, një studenti dhe mësuesit, burri dhe gruaja ose midis dy miqve. Partneri narcisist ju shkakton shumë pikëllim dhe dhimbje. Si mund ta dini se po përballeni me këtë sindromë?

Këtu janë disa shenja të qarta që do t’ju ndihmojnë të përcaktoni sindromën tuaj:

Gjithmonë ka të bëjë me ta

Një narcisist gjithmonë pëlqen të jetë zemra e një feste. Ai mendon shumë për veten. Çdo gjë e bën që të kënaqë veten dhe të marrë lavdërime për personalitetin e tij. Ai nuk mendon kurrë për ju apo për problemet tuaja. Dhe nëse ju kaloni shumë pak kohë duke praktikuar hobin tuaj personal, kjo do ta bëjë atë xheloz dhe të çmendur. Ai do të aplikojë sjellje shumë të pahijshme dhe fjalë të ashpra ndaj jush, vetëm që të mos ndiqni qëllimet a dëshirat tuaja personale. Dhe nëse nuk pajtoheni, ai do të përpiqet t’ju ndëshkojë. Aq e çuditshme është kjo për një person, të cilit i refuzohen të drejtat themelore të njeriut.

Gjetja e fajit

Narcistët përpiqen gjithmonë të nxjerrin në pah gabimet tuaja e t’ju  bëjnë të ndjeheni të përçmuar. Dhe ata e përsërisin atë vazhdimisht me zë të lartë përpara të tjerëve. Dhe nëse nuk gjejnë asgjë të gabuar tek ju, ata do të përpiqen të zbulojnë diçka dhe do ta transmetojnë atë negativisht. Ata do të kritikojnë karakterin tuaj, pamjen tuaj dhe interesat tuaja. Në fund, të gjitha këto do t’ju bëjnë të ndiheni të padenjë dhe të parespektuar. Eshtë një situatë shqetësuese dhe e dhimbshme për t’u përjetuar.

Ndjenjat e izolimit dhe vetmisë

Ju rrethoheni dhe shoqëroheni nga partneri juaj narcisist, duke ngrënë me të dhe duke fjetur përkrah tij në shtrat, por pavarësisht nga kjo, një ndjenjë delikate e izolimit dhe e vetmisë nuk do t’ju lejojë kurrë të jeni vërtet të lumtur. Kjo është për shkak se narcisisti afrohet pranë jush vetëm me një qëllim dhe pastaj ai largohet. Ju jeni i paruajtur, ndjenjat tuaja janë të padëgjuara, shpirti juaj është i paqëndrueshëm dhe ju jeni jashtëzakonisht i irrituar. Një person normal nuk do t’ju linte kurrë të ndiheni i pasigurt dhe ai do të sigurohej që të respektohen ndjenjat dhe mendimet tuaja.

  • LEXONI: Lutja e vetmisë për të pasur shoqërinë e Zotit

Vazhdueshmëria e ciklit dashuri dhe lendim

Ky lloj shenje është shumë shkatërruese dhe e keqe. Eshtë shumë e vështirë ta njohësh dhe kuptosh. Së pari, narcisisti do të tregojë dashamirësi për ju, do t’ju trajtojë me dashuri dhe kujdes, gjë që do t’ju bëjë të lumtur. Ky qëndrim i butë nuk do të zgjasë më kur të plotësohen nevojat e tij dhe të përmbushen kërkesat, atëherë do të ketë një ndryshim të papritur të sjelljes që do t’ju lë në mëdyshje. Një e metë e vogël nga ana juaj do të tërbojë zemërimin e tij. Sjellja e narcisistit do të jetë irracionalisht e kundërt. Hidhërimi i qëndrimit do të jetë i pafavorshëm për viktimën. Dhe në një moment tjetër, kur narcisisti ka nevojë për diçka nga ju, qëndrimi do të jetë përsëri aq i sjellshëm dhe paqësor. Ky cikël dashurie dhe lëndimi nuk ndalet kurrë dhe krijon çarje në marrëdhëniet dhe në fund i bën ato të urryera!

Shkelje e privatësisë personale

Narcisistët mendojnë se është e drejta e tyre të dinë gjithçka në lidhje me jetën tuaj personale dhe përpiqen ta marrin atë në mënyre legale dhe të paligjshme. Ata nuk kanë asnjë respekt për privatësinë tuaj personale. Ata flasin për çështjet tuaja private në publik që mund të jetë përvojë jashtëzakonisht e sikletshme për ju. Narcisistët nuk besojnë në dinjitetin personal. Ky skenar mund t’ju ​​bëjë të irrituar dhe të shkatërruar. Kjo shkelje e intimitetit personal shkakton poshtërim dhe mund ta çojë një person drejt vetëvrasjes.

Ata ju bëjnë të ndiheni të padenjë e të paaftë

Narcisistët ju bëjnë të besoni se jeni i padenjë, duke injoruar pikëpamjet tuaja dhe duke ju fajësuar për gjithçka të keqe. Ata përpiqen të minimizojnë pjesëmarrjen tuaj në vendime.

Narcisisti ju bën të besoni se jeni përgjegjës për gjithçka të keqe dhe nuk jeni në gjendje të bëni asgjë të mirë. Ata rrallë marrin përgjegjësi për gabimet e tyre dhe nëse kërkojnë falje, e bëjnë atë me kursim. Dhe kur bëni ndonjë gabim, ata do t’jua kujtojnë derisa të ndieni veten të padenjë e të paaftë.

Vetëshkatërrimi

Për të kundërshtuar sjelljen e vrazhdë dhe të ashpër të narcisistit dhe abuzimit verbal, ju  gjithmonë tregoni dashuri dhe respekt. Por ky sabotim i heshtur i karakterit ju çon në prag të vetë-shkatërrimit. Ju mund të dëmtoni aftësitë tuaja, të sabotoni ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Pavarësisht nga kjo, ju vazhdoni me këtë marrëdhënie pa dëshirë. Ju jeni duke pritur kohën kur ju mund të gëzoni të drejta të barabarta, por ajo kohë nuk vjen kurrë. Situatat përkeqësohen dita ditës dhe ju shkatërroni veten.

Përfundimi

Nëse i gjeni këto shenja në marrëdhënien tuaja, mos kini frikë. Nuk jeni vetëm. Ka miliona viktima në të gjithë botën. Hapi i parë është identifikimi. Nëse i keni identifikuar këto simptoma, ju keni kaluar në hapin e parë. Po, është shumë e vështirë të lini një marrëdhënie abuzive toksike, por ndonjëherë duhet të marrim disa vendime të vështira. Gjeni një njeri të besueshëm që t’ju ndihmojë dhe konsultohuni me psikologun tuaj nëse vuani nga ky lloj i traumës.

Lexoni: Cilat janë qëllimet e jetës së kësaj bote dhe si mund të arrihen ato?

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp