Si do të vepronte Profeti Muhammed s.a.v.s. gjatë një pandemie?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Si do të vepronte Profeti Muhammed s.a.v.s. gjatë një pandemie?

Pastertia

Nga: Dr. Craig Considine, botuar në gazetën prestigjioze Newsweek.

Pandemia e COVID-19 po detyron qeveritë dhe burimet e lajmeve të japin këshillat më të sakta dhe të dobishme për popullatën e botës, pasi sëmundja në të vërtetë ka shtrirje globale. Profesionistët e kujdesit shëndetësor janë në kërkesë të lartë, dhe po kështu janë shkencëtarët që studiojnë transmetimin dhe efektin e pandemive.

Ekspertë si imunologu Dr. Entoni Fausi (Anthony Fauci) dhe reporteri mjekësor Dr. Sanxhaj Gupta (Sanjay Gupta) thonë se higjiena dhe karantinimi i mirë, ose praktika e izolimit nga të tjerët me shpresën për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, janë mjetet më efektive për t’iu përmbajtur COVID-19.

A e dini se kush tjetër sugjeroi higjienë dhe karantinim të mirë gjatë një pandemie? Muhammedi, profeti i Islamit, mbi 1300 vjet më parë. Ndonëse ai nuk ishte aspak një ekspert “tradicional” për çështjet e sëmundjeve vdekjeprurëse, Muhammedi megjithatë kishte këshilla të shëndosha për të parandaluar dhe luftuar një zhvillim si COVID-19.

Dr Craig Considine Profesor

Ishte kënaqësi dhe nderim absolut të kaloja kohë me Shenjtërinë e tij Mirza Masrur Ahmedin, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia. Së bashku me profesorin Emran El-Badawi, kemi diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë Kushtetutën e Medinës, përvetësimin e humanizmit dhe ndërtimin e paqes.

Muhammedi tha:

Nëse dëgjoni për një shpërthim të murtajës në një vend, mos u futni aty; por nëse shpërthimi i murtajës shpërthen në një vend kur jeni në të, mos u largoni nga ai vend”.

Ai gjithashtu tha:

Ata që janë me sëmundje ngjitëse duhen mbajtur larg atyre që janë të shëndetshëm”.

Muhammedi gjithashtu inkurajoi fuqishëm njerëzit t’u përmbahen praktikave higjienike sepse ato i mbajnë njerëzit të sigurt nga infeksioni. Shqyrtoni hadithet e mëposhtme, ose thëniet e Profetit Muhammed:

Pastërtia është pjesë e besimit”.

Lani duart pasi të zgjoheni; ju nuk e dini se ku kanë lëvizur duart tuaja gjersa ishit në gjumë”.

Bekimet e ushqimit qëndrojnë në larjen e duarve para dhe pas ngrënies”.

Po sikur dikush të sëmuret? Çfarë këshille do t’u ofronte Muhammedi ndjekësve të tij që vuajnë nga dhimbja? Ai do t’i inkurajonte njerëzit që të kërkojnë gjithmonë trajtim mjekësor dhe ilaçe:

Përdorni trajtimin mjekësor”, tha ai, “sepse Zoti nuk ka bërë një sëmundje pa caktuar një ilaç për të, me përjashtim të një sëmundjeje – pleqërisë”.

Ndoshta më e rëndësishmja, ai e dinte kur ta ekuilibronte besimin me arsyen. Në javët e fundit, disa kanë shkuar deri aty sa sugjerojnë se lutja më së miri do t’ju ruaj nga koronavirusi sesa t’u përmbaheni rregullave themelore të distancimit shoqëror dhe karantinës. Si do t’i përgjigjej Profeti Muhammed idesë së lutjes si forma kryesore ose e vetme e mjekësisë?

Shqyrtoni historinë e mëposhtme, të ndërlidhur me ne nga studiuesi persian i shekullit të nëntë Tirmidhiu:

Një ditë, Profeti Muhammed vuri re një burrë beduin duke e lënë devenë e tij afër xhamisë pa e lidhur. Ai e pyeti beduinin: “Pse nuk e lidhe devenë?

Beduini u përgjigj: “Unë kam besimin te Zoti”.

Profeti atëherë tha: “Lidhe së pari devenë, pastaj ki besimin te Zoti”.

Muhammedi i inkurajoi njerëzit të kërkojnë udhëzime në fenë e tyre, por ai gjithshtu shpresoi që ata të marrin masa themelore paraprake për qëndrueshmërinë, sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve.

Me fjalë të tjera, ai shpresonte që njerëzit të përdorin logjikën.

Rreth autorit

Dr. Craig Considine është një studiues, profesor, folës ndërkombëtar dhe kontribues i mediave me bazë në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin Rice. Ai është autori ndër të tjera edhe i librave: “The Humanity of Muhammad: A Christian View” (Blue Dome Press, 2020), dhe “Islam in America: Exploring the Issues (ABC-CLIO 2019)

Në vitin 2018, ai pati rastin të takojë edhe Hazret Kalifin e Pestë të Xhematit Musliman Ahmedia, Allahu e ndihmoftë fuqimisht. (Redaksia)

Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull janë të autorit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp