Lutje për t’u liruar nga brengat
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutja kunder brengave depresioni

Hazret Abdullah ibni Mesudi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Ai që është prekur shumë nga brengat dhe pikëllimet, le të bëjë këtë lutje. Zoti i Madhërishëm do t’ia largojë brengat dhe do t’i hapë rrugët e qetësisë. Ai gjithashtu tha se çdokush që e dëgjon këtë lutje, le ta mësojë:

lutje kunder brengave

O Allah! Jam robi Yt, djalë i robit Tënd, djalë i robëreshës Sate, koka ime është në dorën Tënde, urdhri Yt po vepron tek unë, vendimi Yt është i drejtë për mua.

 Të lutem, me çdo emër Tëndin me të cilin e ke quajtur Veten, qoftë nga ata emra që ia ke mësuar ndonjërit prej krijesave të Tua, qoftë nga ata emra që ke zbritur në librin Tënd, qoftë nga ata emra që ke lënë në të padukshmen te Ti, që Kuranin të ma bësh flladin e zemrës dhe dritën e kraharorit dhe nëpërmjet atij, të më largosh brengën dhe pikëllimin![1]

[1]. Ahmed ibn Hanbel, “Musned”, vëllimi VII, redaktor: Shu‘ajb el-Arnaut, botues “Muessesetur-Risāleh”, Bejrut 1416 h./ 1996, fq. 341, hadithi nr. 4318.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp