11 Ushqime që rrisin imunitetin | Rritni imunitetin në mënyrë natyrale
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

11 Ushqime që rrisin imunitetin | Rritni imunitetin në mënyrë natyrale

COO Alislam.org
ushqimet qe rrisin imunitetin

Ka disa ushqime që rrisin sistemin tonë imunitar. Gjatë kësaj pandemie të Covid-19, është e rëndësishme të hani ushqime që rrisin imunitetin. Sistemi ynë imunitar bën një punë të shkëlqyeshme në mbrojtjen ndaj shumë problemeve shëndetësore. Prandaj, është e rëndësishme të përmirësoni dietën dhe mënyrën tuaj të jetesës. Më poshtë është lista e 11 ushqimeve që ju ndihmojnë të forconi sistemin tuaj imunitar.

Ushqimet që rrisin imunitetin: Frutat agrume

ushqimet qe rrisin imunitetinVitamina C ndihmon në ndërtimin e sistemit tuaj imunitar. Kjo është arsyeja pse ne marrim vitaminën C kur ftohemi. Vitamina C mund të rrisë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë të nevojshme për të luftuar infeksionet. Shumë fruta janë të pasura me vitaminën C. Këto fruta të shijshme janë mënyra e thjeshtë për të shtuar një shtrydhje të vitaminës C në vaktin tuaj.

Lista e agrumeve:

  • Portokall
  • Portokall shege ose portokall i kuq
  • Limon
  • Limonë të vegjël
  • Rrush jeshil
  • Kivi
  • Fruta pylli

Vitamina C nuk prodhohet në trupin tonë dhe trupi ynë nuk e ruan atë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për vitaminën C në baza ditore.

Sasia e rekomanduara e Vitaminës C për të rriturit:

  • Për burrat: 90 mg
  • Për gratë: 75 mg

Kjo sasi ditore është e mjaftueshme për trupin tonë. Një portokall me madhësi mesatare në ditë është perfekt për nevojën ditore të vitaminës C për trupin tonë. Nëse vendosni ta merrni këtë nga suplementet, mos merrni më shumë se 2000 mg në ditë, ose konsultohuni me mjekun tuaj. Vitamina C mund t’ju ndihmojë të shëroheni shpejt nga ftohja e gripi.

Brokoli

ushqimet qe rrisin imunitetinJo vetëm agrumet kanë vitaminën C. Ka shumë ushqime të tjera që janë të pasura me vitaminën C, edhe pse ato nuk janë të tharta. Brokoli, për shembull. Brokoli është i mbushur me vitamina e minerale. Është një burim i pasur i vitaminave C, E dhe A. Brokoli është i mbushur me antioksidantë dhe fibra.

Brokoli i pagatuar ose në furrë, është një nga perimet më të mira që mund të hani për shëndetin tuaj. Forma e pagatuar e brokolit është më e mira për të ngrënë. Por nëse dëshironi ta gatuani, mjafton që ta gatuani me avull. Gatimi me avull është mënyra më e mirë për të mbajtur të gjithë lëndët ushqyese. Brokoli është gjithashtu i pasur me proteina dhe kalcium. Është një super ushqim për të shtuar në dietën tuaj.

Ushqimet që rrisin imunitetin: Xhenxhefili

ushqimet qe rrisin imunitetinXhenxhefili gjithashtu është një ushqim i fuqishëm për imunitetin tonë. Pije e freskët me xhenxhefil mund të ndihmojë trupin për të larguar mikrobet. Xhenxhefili është i mirë në ndalimin e rritjes së shumë viruseve. Xhenxhefili besohet të ketë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore, të cilat mund të ndihmojnë për të mbajtur larg shumë infeksione. Xhenxhefili është një nga ushqimet më të mira për të luftuar ftohjen dhe gripin. Ai gjithashtu mund të ulë rrezikun e dhimbjeve kronike.

Pije me xhenxhefil përmendet edhe në Kuranin e Shenjtë si një pije që i jep enërgji shpirtit të njeriut.

  • Në fund të këtij artikulli, mund të gjeni linkun që ju tregon veti të jashtëzakonshme dhe mjaftë interesante të xhenxhefilit dhe se çfarë simbolizon ai për spiritualitetin e njeriut.
  • Po kështu, në fund të artikullit, do të gjeni një link që ju tregon edhe mënyra të ndryshme të përdorimit të xhinxhefilit dhe të turmerikut.

Hudhra

ushqimet qe rrisin imunitetinHudhra gjendet në çdo pjesë të botës dhe përdoret në shumë gatime. Ajo ka vetinë për të ndryshuar pozitivisht shijen e ushqimit. Hudhra është e pasur me zing dhe është një ndër ushqimet më të mira për të luftuar një sërë infeksionesh. Hudhra ka veti antiseptike, antifungale dhe antibakteriale. Ajo ndihmon trupin për të shkatërruar viruset. Andaj, është një prej ushqimeve më të mira për rritjen e imunitetit. Hudhra konsiderohet një luftëtar kundër ftohjes dhe gripit. Hudhra e thatë është më e mira për të ngrënë sesa ajo e gatuar. Uji dhe nxehtësia mund të zvogëlojnë vetitë e saj antibiotike.

Speca zile

ushqimet qe rrisin imunitetinSpecat zile janë burim i pasur i vitaminës C. Një spec zile me madhësi normale përmban 152 mg vitaminë C. Kjo sasi e vitaminës C është e mjaftueshme për nevojën tuaj ditore. Specat janë të pasur gjithashtu me vitaminë A, e cila është një vitaminë e rëndësishme për lëkurën dhe rritjen e imunitetit tuaj. Specat janë burim i mirë i beta-karotenit. Do të habiteni se një spec i kuq, i verdhë ose jeshil ka më shumë vitaminë C se çdo frutë agrume. Ato janë të dobishme edhe për shikimin tonë. Specat mund t’i hani duke bërë me feta në sallatën tuaja.

Kos

ushqimet qe rrisin imunitetin“Jogurti grek” ka “kulturë të gjallë dhe aktive”. Pra, është kosi më i mirë për të ngrënë. Ai mund të stimulojë sistemin tuaj imunitar dhe të ndihmojë në luftimin e sëmundjeve. Kosi është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës D dhe mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar.

Vitamina D është e njohur për të parandaluar infeksionin si ftohja dhe gripi. Kosi ka probiotik, minerale dhe vitamina, që gjithashtu mund të ndihmojnë në rritjen e imunitetit. Ka shumë lloje të jogurtëve që gjenden në treg. Por është mirë të zgjidhni jo atë që është me aromë apo me shije të ndryshme. Shtoni disa fruta që doni në kos të thjeshtë dhe hajeni atë si një meze të lehtë. Mund ta shijoni edhe si një pije të trashë të lëngshme.

Ushqimet që rrisin imunitetin: Turmerik

ushqimet qe rrisin imunitetinTurmeriku në Evropë gjatë Mesjetes është njohur si shafran i Indisë,[1] edhe pse ai nuk është shafran. Turmeriku prej shekujsh njihet si përbërës anti-inflamatorë dhe antibiotikë në ushqimet. Ndonëse në trojet shqiptare pakkush e përdor, por shumica e vendeve të Lindjes, sidomos India, turmerikun e kanë si erzë të pandashme në gjellërat e tyre të përditshme.

Turmeriku është një erzë që ndryshon ngjyrën, erën, por dhe shijen e ushqimit. Turmeriku është i pasur me kurkumin, prandaj ai ka ngjyrë të verdhë ose të artë të errët. Kurkumina besohet të jetë një përforcues imunitar. Kështu, turmeriku ose shafrani i Indisë gjithashtu mund të forcojë sistemin imunitar. Turmerku gjithashtu është i njohur për vetitë e tij kuruese për kockat, për dhimbje, artrit, artrozë etj.. Për këto arsye, nuk është e padobishme nëse turmerkun ta shtoni në ushqimet tuaja të përditshme.

  • Në fund të këtij artikulli, do të gjeni një link që ju tregon mënyra të ndryshme të përdorimit të turmerikut.

Bajame

ushqimet qe rrisin imunitetinPër të luftuar bakteret, sistemi ynë imunitar ka nevojë për vitaminën E, e cila gjendet në arra si bajamet. Kjo është arsyeja pse arrat (arra, bajame, lajthi, etj.) janë të dobishme për të parandaluar infeksionet si ftohja e gripi. Gjithashtu, bajamet janë të pasur me bakrin dhe manganin. Këto minerale e ndihmojnë shumë sistemin tonë imunitar. Pra, mund të shtoni bajame në dietën tuaj.

Ka shumë mënyra për të ngrënë bajamet, për shembull, gjalpë bajame, qumësht bajame, ose bajame të copëtuara. Mund t’i hani bajamet edhe siç janë. Ose hidhni 8 deri në 10 bajame në një gotë uji në darkë, dhe në mëngjes, qërojini ato dhe hani duke i përtypur mirë. Kështu mund t’i hani çdo ditë. Bajamet gjithashtu janë një burim i pasur i antioksidantëve.

Papaja

ushqimet qe rrisin imunitetinPapaja është e mbushur me vitaminën C. Mund të hani një papaja të madhësisë mesatare për nevojën tuaj ditore të vitaminës C. Papaja ka një shije unike dhe të gjithë e duam atë. Ajo ka sasi të mjaftueshme të kaliumit dhe është e pasur me antioksidantë, disa vitamina dhe minerale.

Papaja përmirëson rezistencën kundër sëmundjeve kronike. Ajo gjithashtu ndihmon në sistemin e tretjes dhe në lehtësimin e kalimit të ajrit. Karakteristikat e tij anti-inflamatore ndihmojnë në uljen e inflamacionit për shkak të ftohjes dhe të kollës. Papaja zvogëlon natyrshëm nivelin e kolesterolit dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon në menaxhimin e presionit të gjakut.

Mjaltë

ushqimet qe rrisin imunitetinMjalti është një tjetër ushqim i mirë për përmirësimin e sistemit imunitar. Fitonutrienti i pranishëm në mjaltë i jep atij veti antioksiduese, antibakteriale dhe antifungale. Gjithmonë blini mjaltë të papërpunuar, pra origjinal, pasi ai ka më shumë efekte për rritjen e imunitetit dhe ka efekte antikancerogjene. Mjaltit të përpunuar i mungojnë këto lëndë ushqyese të vlefshme. Mjalti është gjithashtu i mirë për shëndetin tuaj të zemrës. Ai ka edhe veti shëruese për plagët. Mjaltin mund të hani çdo ditë nga një lugë çaji. Zëvendësoni sheqerin me mjaltë në ushqimet tuaja.

Çokollata e zezë

ushqimet qe rrisin imunitetinPo, çokollata e zezë ka një antioksidant të quajtur “teobrominë” (theobromine) që mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit. Çokollata e zezë mund të jetë e mirë për kollë. Ajo është e pasur me lëndë ushqyese dhe është një nga burimet më të mira të antioksidantëve. Ajo gjithashtu përmirëson shëndetin e zemrës.

LEXONI:


Referenca:

[1] Turmeriku u quajt shafran i Indisë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp