Çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni sheqerin? Efektet e sheqerit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni sheqerin? Pasojat e sheqerit

COO Alislam.org
efektet e sheqerit diabeti

Kokrrizat e bardha që të gjithë i njohim si sheqer janë kudo. Të gjithë janë të vetëdijshëm se sheqeri nuk është aq i mirë për shëndetin e njeriut. Por tundimi i tij është aq i fortë sa askush nuk mund të refuzojë ta marrë atë. Joshja e ëmbëlsisë është aq e fuqishme sa ne e marrim aq shumë dhe kalojmë vijën e kuqe. Dhe pastaj fillon problemi.

Çfarë është sheqeri?

Para së gjithash na duhet të mësojmë rreth strukturës së sheqerit. Pra, çfarë është sheqeri? Si formohet sheqri, nga cilat molekula përbëhet dhe si absorbohet ai në qarkullimin e gjakut? Atëherë do t’i kuptojmë më mirë efektet e tij në trupin tonë. Sheqeri është një karbohidrate që mund të gjendet natyrshëm në bimë të ndryshme.

Sheqeri në të vërtetë është sukrozë, një molekulë e përbërë nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni. Sukroza është një përbërje, e formuar kur dy molekula më të vogla lidhen së bashku: fruktoza dhe glukoza. Kjo është ajo që të gjithë e njohim si sheqer i rafinuar ose sheqer tryeze, zakonisht i disponueshëm në kristale të vogla të bardha. Dhe pastaj kemi një lloj tjetër sheqeri që është i pranishëm në bukë, oriz, patate dhe ushqime të tjera me sasi të madhe të niseshtesë. Ky sheqer quhet maltozë, përbëhet nga dy molekula glukoze.

Shpresoj të keni kuptuar njohuritë themelore në lidhje me sheqerin tani është koha të studiojmë efektet e sheqerit në trupin tonë.

Sheqeri shkakton ngritjen dhe rënien e papritur të energjisë

Kur trupi ynë tret sheqerin, ai në fakt e ndan atë në glukozë. Kjo glukozë më pas absorbohet në qarkullimin e gjakut. Ajo udhëton nëpër muskujt dhe indet tona për t’u shndërruar në energji. Por kur merret sasi e tepërt e sheqerit, kjo shkakton një rritje të shpejtë të glukozës në qarkullimin e gjakut, dhe ne ndihemi më tepër të energjizuar.

Pra, për të trajtuar këtë situatë, trupi ynë lëshon mijëra insulinë dhe në momentin tjetër ndihemi të plogësht. Ky fenomen i tërë mund të shkaktojë ndryshime humori, dëshira të forta për diçka dhe uri.

Sëmundje jo-alkoolike e mëlçisë yndyrore

Fruktoza është molekula e dytë në sukrozë (sheqer). Megjithëse nuk përshpejton sheqerin në gjak, por ka disa efekte të tjera. Ajo është një barrë e madhe për mëlçinë, sepse mëlçia është i vetmi organ që mund të metabolizojë fruktozën dhe ta shndërrojë atë në glukozë, pastaj e shndërron atë në yndyrë dhe ne përfundojmë me një mëlçi yndyrore. Kjo gjendje quhet një sëmundje jo-alkoolike e mëlçisë yndyrore (në ang. Non-alcoholic fatty liver disease ose NAFLD).

Sheqeri dhe prishja e dhëmbëve

Kur ishim fëmijë na thoshin të mos hamë shumë sheqer sepse shkakton kavitet në dhëmb. Pra, kjo ishte një e vërtetë që nuk mund të mohohet. Kur sheqeri ulet në dhëmbët tanë, ai shkakton më shumë dëme se çdo ushqim tjetër. Krijon pllaka sipër dhëmbëve dhe ato mund të shpërndajnë smaltin, gjë që çon në kavitete. Dhe këtu fillon prishja e dhëmbëve.

Sheqeri shkakton mungesën e lëndëve ushqyese

Sheqeri ndërhyn gjithashtu në përthithjen e mineraleve të tjera, vitaminave dhe lëndëve ushqyese që janë thelbësore për rritjen e trupit tonë. Si rezultat, ne kemi mungesë të lëndëve ushqyese. Ky shkëmbim është i rrezikshëm sidomos për fëmijët që kanë nevojë për më shumë lëndë ushqyese sesa sheqeri.

Sheqeri ndikon negativisht në sistemin imunitar

Shumica e baktereve dhe majave ushqehen me sheqer. Sa më shumë që konsumojmë sheqerin, trupi ynë bëhet parajsa për bakteret. Kjo e bën të vështirë për trupin të luftojë sëmundjet. Disa studime kanë treguar se sheqeri ndikon në mënyrën se si trupi ynë reagon ndaj sëmundjeve.

Sheqeri ndikon në shëndetin hormonal

Sheqeri ndikon në sistemin tonë hormonal. Insulina është hormoni më i fuqishëm në trupin tonë. Ajo është aq e fuqishme sa mund të zhdukë të gjitha hormonet e tjera. Dhe insulina ndikohet shumë nga dieta. Sheqeri i tepërt mund të çojë insulinën në sjellje jonormale. Kjo çon në rezistencë ndaj insulinës. Sapo të zhvillohet rezistenca ndaj insulinës, yndyra, qelizat muskulore, mëlçia nuk përgjigjen siç duhet.

Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në gjendje serioze si diabeti, sëmundjet e zemrës, kanceri dhe madje edhe goditje në tru. Ky çekuilibër i insulinës te gratë mund të shkaktojë sindromën e vezoreve policistike (në ang. Polycystic ovary syndrome ose PCOS), e cila është një shkak i zakonshëm i infertilitetit, i periudhave të parregullta dhe i periudhave të dhimbshme.

Pra, kuptuam që sheqeri ka disa efekte shkatërruese në trupin tonë. Ulja e një sasie sheqeri nga dieta juaj ditore mund të ulë shanset e këtyre efekteve. Prandaj, është më mirë t’i thuash jo sheqerit. Provoni të jetoni me proteina të tjera, ushqime të pasura me fibra. Nuk është gjë e pamundur për të bërë. Ose, nëse është e pamundur të hiqni sheqerin nga jeta juaj, duhet të ndiqni një rregull të artë që gjejmë në Kuranin e Shenjtë:

ndikimet e sheqerit diabeti“Hani e pini dhe mos e teproni.” (El-A’raf 7:32)

LEXONI:

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp