Emra për djem dhe emra për vajza | Prejardhje e kuptime të tyre në shqip
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Emra për djem dhe emra për vajza | Prejardhje dhe kuptime të tyre në shqip

emra djemsh emra vajzash

Prindërit që presin fëmijë, angazhohen në një sërë detyrash për të pritur gëzimin e madh që do t’ua dhurojë i Madhi Zot. Njëra prej detyrave më të rëndësishme, por po aq e bukur, natyrisht, është përzgjedhja e emrit të fëmijës. Çfarë emri t’i vëmë fëmijës? A t’i vëmë emër shqiptar, italian, turk, arab, pers apo të bëjmë një bashkim tingujsh të emrave? Pyetje të tilla zakonisht i ngacmojnë shpesh prindërit, qoftë kur është fjala për emra për djem, apo emra për vajza.

Në fund të këtij shkrimi, do të gjeni lutje emocionuese për të ardhmen e bekuar të fëmijëve dhe artikullin “Cilat janë mësimet e Islamit kur ju lind një fëmijë?

Sipas fesë Islame, nuk ka ndonjë kufizim për vendosjen e emrave, mjafton të mos ketë kuptim negativ ose të mos tingullojë keq. Po, feja Islame ju këshillon që fëmijës suaj t’i vini një emër me kuptim të mirë.

emra vajzash emra djemshEmrat e bukur dhe me kuptim të mirë, si çdo gjuhë tjetër, ka plot edhe në shqip, siç janë Ilir, Bekim, Besnik, Besmir, Sidrit, Agim, Alban, Ujëmal, Besa, Vesa, etj.. Por sot prindërit janë të prirur të gjejnë emra e veçantë që tingullojnë bukur dhe që kanë edhe kuptim të mirë. Për këtë arsye, në vijim, ju sjellim një varg emrash me prejardhje nga gjuhë të ndryshme, bashkë me kuptimet e tyre në shqip.

LEXONI:

Metoda praktike për edukimin e hershëm të fëmijës suaj,
që fillon që pas lindjes, e deri në vitet e ardhshme

Emrat e djemve dhe emrat e vajzave janë të ndarë, por ka edhe emra djemsh, të cilëve nëse u shtoni mbraresën “e” ose “a”, ato mund të jenë edhe për vajza.

Emra për djem

Emra për djem me shkronjën “A”

  • Abid (arab.) – adhurues
  • Adem (arab.) – njeri, emër profeti
  • Adil (arab.) – i drejtë
  • Adnan (arab.) – banor i Xhenetit
  • Afan (arab.) – modest
  • Afrin (pers.) – Bravo! Të lumtë!
  • Aftab (pers.) – diell
  • Ahmed (arab.) – lavdërim, i lavdëruar
  • Aid (arab.) – festim
  • Ajan (arab.) – dhuratë e Zotit
  • Ajni (arab.) – syri, burim uji
  • Ajman (arab.) – me fat, ana e djathtë
  • Akil (arab.) – i mençur, inteligjent
  • Alaudin (arab.) – lartësia e fesë
  • Ali (arab.) – i lartë, i shquar
  • Alp (turq.) – hero
  • Amin (arab.) – ashtu qoftë!
  • Amir ose Emir (arab.) – udhëheqës
  • Anik (ind.) – tërheqës, elegant
  • Arish (pers.) – i mençur, inteligjent
  • Arshi (arab.) – fron
  • Asad ose Esed (arab.) – luan
  • Atik (arab.) – antik
  • Aziz (arab.) – triumfues, atribut i Allahut

Emra për djem me shkronjën “B”

  • Bahri (arab.) – detar, marinar
  • Bajram (turq.) – festim
  • Baki (arab.) – i përhershëm, atribut i Allahut
  • Basim (arab.) – buzëqeshje
  • Basir (arab.) – vështrues, atribut i Allahut
  • Basit (arab.) – dhënës, atribut i Allahut
  • Bedër ose Bedri (arab.) – hëna e plotë
  • Beshir (arab.) – ai që sjell lajme të mira
  • Bilal (arab.) – freski, lagështi, shok i Profetit s.a.v.s.
  • Burak (arab.) – shkrepëtimë, vetëtimë
  • Burhan (arab.) – argument, dëshmi

Ç

  • Çetin (turq.) – i fortë, i ashpër

Emra për djem me shkronjën “D”

  • Daim (arab.) – i vazhdueshëm
  • Danial (hebr. ; arab.) – Zoti është gjykatësi im, emër profeti (Profeti Danial)
  • Davud (arab.) – emër profeti (Profeti Davud)
  • Demir (turq.) – hekur
  • Din (arab.) – fe, religjion, besim

Emra për djem me shkronjën “E”

  • Eber (turq.) – i ndershëm, i virtytshëm
  • Ebu Bekër (arab.) – shok i Profetit s.a.v.s.
  • Ehad (arab.) – njëshi
  • Ejub (hebr.; arab.) – i përndjekur, emër profeti
  • Emin (arab.) – besnik, i sinqertë
  • Emir ose Amir (arab.) – udhëheqës
  • Emruz (pers.) – sot, i sotshëm
  • Enes (arab.) – miqësi, miqësor
  • Ensar (arab.) – shok, mik, ndihmëtar
  • Enver (arab.) – shkëlqim
  • Erd (arab.) – tokë
  • Erhan (arab.) – trim, fisnik
  • Eroll (turq.) – burrë trim
  • Erxhan (turq.) – i patrembur
  • Esat (arab.; turq.) – i lumtur, fatlum
  • Eshref (arab.) – shumë i nderuar, i shenjtë
  • Exhved (pers.) – më i miri, më bujari
  • Ezan (arab./turq.) – thirrës, thirrja islame për namaz

Emra për djem me shkronjën “F”

  • Fadil (arab.) – i drejtë, i dëlirë
  • Faruk (arab.) – dallues i së vërtetës nga gënjeshtra
  • Fatih (arab.) – çlirim, çlirimtar
  • Fehmi ose Fehim (arab.) – i shquar
  • Fejsal (arab.) – i vendosur, i patundur
  • Fetah (arab.) – hapës, atribut i Allahut
  • Fexhri (arab.) – agim
  • Firdeus (pers., arab.) – parajsë, kopsht
  • Fuad (arab.) – zemër
  • Furkan (arab.) – dëshmi, argument

Emra për djem me shkronjën “G”

  • Gani (arab.) – i pasur, atribut i Allahut
  • Galib (arab.) – triumfues

Emra për djem me shkronjën “H”

  • Habib (arab.) – i dashur
  • Hadi (arab.) – udhërrëfyes, atribut i Allahut
  • Hadith (arab.) – thënie e Profetit s.a.v.s.
  • Hafiz (arab.) – ruajtës, memorizues i Kurani të Shenjtë
  • Hajdar (arab.) – trim, luan
  • Halid (arab.) – i përjetshëm, shok i Profetit s.a.v.s.
  • Halil (arab.) – shok i përjetshëm, pseudonim i profetit Ibrahim a.s.
  • Halim (arab.) – përdëllimtar, atribut i Allahut
  • Hamza (arab.) – i qëndrueshëm, mendjemprehtë, axha i Profetit s.a.v.s.
  • Haris (arab.) – vigjilentHasan (arab.) – i mirë, i pashëm, nip i Profetit s.a.v.s.
  • Harun (hebr.; arab.) – mal i lartë, emër profeti
  • Hidri (arab.) – gjelbërim, blerim
  • Hikmet (arab.) – i urtë, urtësi
  • Hilal (arab.) – hëna e re
  • Husejn (arab.) – i mirë, i pashëm, nip i Profetit s.a.v.s.

I

  • Ibrahim (hebr.; arab.) – prind i lartë, emër profeti
  • Iman (arab.) – besim
  • Irfan (arab.) – njohuri, urtak
  • Islam (arab.) – i nënshtruar, i dorëzuar
  • Ismail (arab.) – Zoti i përgjigjes lutjes, emër profeti

J

  • Jahja (hebr.; arab.) – Zoti është i Hirshëm, emër profeti
  • Jakub (hebr.; arab.) – zëvendësues, emër profeti
  • Jakut (arab.) – rubin, gur i çmuar
  • Jaser (arab.) – i lehtë, i qetë
  • Jasin (arab.) – emër sureje kuranore
  • Junus (hebr.; arab.) – pëllumb, emër profeti
  • Jusuf (hebr.; arab.) – ai do të shtojë (të mirat), emër profeti

K

  • Kadir ose Kadri ose Kedri (arab.) – caktim
  • Kamer (arab.) – hëna
  • Kasim (arab.) – i ndarë, i veçuar, djali i Profetit s.a.v.s.
  • Kemajl, Qemajl ose Qamil (arab.; turq.) – i plotë, i përsosur
  • Kerim ose Qerim (arab.) – bujar, fisnik, atribut i Allahut

L

  • Latif (arab.) – i paformë, atribut i Allahut
  • Lukman (arab.) – i shquar, i urtë
  • Lut (hebr.; arab.) – i mbuluar, i fshehur, emër profeti

M

  • Mahir (arab.) – i aftë
  • Masrur (arab.) – i kënaqur, i lumtur
  • Metin (arab.) – i pathyeshëm, atribut i Allahut
  • Mevlan (arab.) – zotëri
  • Miraxh (arab.) – vend i ngritur
  • Mirza (pers.) – i nderuar, fisnik
  • Misbah (arab.) – kandil, llambë
  • Mustafa (arab.) – i zgjedhur, titull i Profetit s.a.v.s.
  • Muharrem (arab.) – i ndaluar dhe i palejuar, muaji i parë i kaledarit hënor
  • Munir (arab.) – ndriçim (drita e hënës që reflektohet nga dielli)
  • Murat (arab.; turq.) – dëshirë, qëllim
  • Musa (hebr.; arab.) – i nxjerrë (nga uji), emër profetiemra per djem emra per vajza

N

  • Naim (arab.) – personi që jeton me begati
  • Nasir (arab.) – ndihmëtar
  • Naxhib (arab.) – i nderuar, fisnik
  • Nexhat (arab.) – çlirim
  • Nil (arab.) – lumë në Egjipt
  • Nuh (arab.) – emër profeti
  • Numan (arab.) – i kuq si gjaku
  • Nuri (arab.) – dritë

O

  • Okan (turq.) – shigjetar
  • Omar ose Omer (arab.) – jetëgjatësi, shok i Profetit s.a.v.s.
  • Omed (pers.) – shpresë, aspiratë
  • Orhan (turq.) – lider i madh
  • Osman ose Othman – mençuri, intuitë, shok i Profetit s.a.v.s.

Q

  • Qamil, Qemajl ose Kemajl (arab.; turq.) – i plotë, i përsosur
  • Qerim ose Kerim (arab.) – bujar, fisnik, atribut i Allahut

R

  • Rahim (arab.) – mëshirëbërës, emër i Zotit
  • Rahman (arab.) – i gjithëmëshirshëm, emër i Zotit
  • Rahul (ind.) – largues i të gjitha mjerimeve
  • Ramazan (arab.) – tharje nga i nxehti, muaji i nëntë i kalendarit hënor në të cilin agjërojnë muslimanët
  • Ridvan (arab.) – kopsht
  • Reis (arab.) – kryetar, princ
  • Rejan (arab.) – portë e Xhenetit për agjëruesit
  • Rehik (arab.) – nektar
  • Rexhep (arab.) – nderim, muaji i shtatë i kalendarit hënor
  • Rezak (arab.) – furnizues, atribut i Allahut

S

  • Samar (arab.) – bisedë e mbrëmjes
  • Samed (arab.) – i pavarur, atribut i Allahut
  • Sabur (arab.) – i durueshëm, atribut i Allahut
  • Sead (arab.) – përparimtar
  • Sejid (arab.) – i zgjedhur
  • Selim (arab.) – i shëndetshëm
  • Sidrit (arab.) – bimë mjekësore shëruese
  • Sulejman (hebr.; arab.) – njeri i paqes, emër profeti

SH

  • Shaban (arab.) – i ndarë për të kërkuar ujë, muaji i tetë i kalendarit hënor
  • Shajan (pers.) – i denjë, meritor
  • Shemsi (arab.) – diell
  • Sherif (arab.) – i nderuar, fisnik
  • Shukri (arab.) – falënderues

T

  • Taha (arab.) – emër sureje, pseudonim i Profetit s.a.v.s.
  • Tahir (arab.) – i pastër
  • Tamar (arab.) – hurmë
  • Tarik (arab.) – yll i mëngjesit
  • Tashfin (arab.) – dashamir, simpatik, i dhembshur

U

  • Ubejd (arab.) – rob, shërbëtar
  • Ulvi (arab.) – i lartë, i ngritur
  • Unejs (arab.) – shok, mik
  • Uvejs (arab.) – i dhuruar, shok i Profetit s.a.v.s.
  • Uzejr (hebr.; arab.) – i çmuar, emër profeti

V

  • Vahid (arab.) – i vetmi, atribut i Allahut
  • Vedat (arab.) – dashuri, miqësi
  • Vehab (arab.) – dhurues, atribut i Allahut
  • Vixhdan (arab.) – ndjenjë, ndërgjegje

XH

  • Xhahan (pers.) – botë, glob
  • Xhelil (arab.) – madhështor, atribut i Allahut
  • Xhemil (arab.) – i bukur, atribut i Allahut
  • Xhunejd (arab.) – ushtar, luftëtar

Z

  • Zejd (arab.) – i shtuar, i plotësuar
  • Zejn ose Zenel (arab.) – zbukurim
  • Zeki (arab.; turq.) – i mençur, inteligjent
  • Zija (arab.; turq.) – dritë, shkëlqim
  • Zuhdi (arab.) – asket, i përkushtuar ndaj Zotit
  • Zuhejr (arab.) – lule e vogël

Emra për vajza

Emra për vajza me shkronjën “A”

  • Abida (arab.) – adhurues/e
  • Adila (arab.) – e drejtë
  • Afja (arab.) – shëndet i mirë
  • Afra (pers.) – ngjyrë e kuqe në të bardhë
  • Afrina (pers.) – falënderuese
  • Ahla (arab.) – e këndshme, që ka mirësjellje
  • Ahna (ind.) – rrezja e parë e diellit
  • Aida (arab.) – festa
  • Ajla (turq.) – dritë hëne
  • Ajshe (arab.) – e begatë, të jetosh, gruaja e Profetit s.a.v.s.
  • Ajtana (pers.) – e qetë si hënë
  • Aksa (arab.) – e largët, emër xhamie në Jerusalem
  • Alea (pers.) – lartësia e Zotit
  • Alima (arab.) – dijetare
  • Alina (arab.) – delikate
  • Aliza (pers.) – frymë, erë
  • Amaja (arab.) – e butë
  • Amar (arab.) – jetë, jetëgjatësi
  • Amara (arab.) – jetë, jetëgjatësi
  • Amela (arab.) – punëtore
  • Amina (arab.) – ashtu u bëftë!
  • Amira ose Emira (arab.) – udhëheqëse
  • Amra (arab.) – urdhërdhënëse
  • Anika (ind.) – tërheqëse, elegante
  • Anisa (arab.) – miqësore
  • Anushka (ind.) – e hijshme
  • Arja (ind.) – fisnike
  • Arjana (pers.) – e pastër, fisnike
  • Arsia (pers.) – e denjë për t’u ulur në fron
  • Arzu (pers. ; turq.) – dëshirë
  • Asja (hebr.; arab.) – Zoti më nderoi
  • Atika (arab.) – antike
  • Atija (arab.) – dhurata
  • Azita (pers.) – fisnike, e përulur
  • Azra (arab.) – e paprekur

Emra për vajza me shkronjën B

  • Bahita (pers.) – person me fat
  • Bahrije (arab.) – detare, marinare
  • Baliha (ind.) – e fortë
  • Berina (pers.) – më e mira, më e larta
  • Beshira (arab.) – ajo që sjell lajme të mira

Emra për vajza me shkronjën “Ç”

  • Çirag (pers.) – dritë, llambë
  • Çahna (ind.) – dashuri
  • Çehra (pers.) – fytyrë e bukur

Emra për vajza me shkronjën “D”

  • Dajana (pers.) – ari, e artë
  • Dana (pers.) – person me njohuri të thella
  • Dara (pers.) – e pasur, e begatë
  • Delila (arab.) – argument
  • Deniza (turq.) – det
  • Derja (pers.) – lumë, det
  • Dilara (pers.) – zbukurim i zemrës
  • Dipa (ind.) – llambë, dritë
  • Dipika (ind.) – fener, llambë

Emra për vajza me shkronjën “DH”

  • Dhikra (arab.) – përkujtuese

Emra për vajza me shkronjën “E”

  • Eda (turq.) – ruajtëse e shëndetit
  • Edna (arab) – e afërt
  • Elif (arab.) – miqësor, shkronja e parë
  • Elma (turq.) – mollë
  • Elmaz (turq.) – diamant
  • Emina (arab.) – besnike, e sinqertë, nëna e Profetit s.a.v.s.
  • Emira ose Amira (arab.) – udhëheqëse
  • Emruza (pers.) – sot, e sotshme
  • Erda (arab.) – tokë
  • Esma (arab.) – emër

Emra për vajza me shkronjën “F”

  • Fatime (arab.) – mbrojtëse, vajza e Profetit s.a.v.s.
  • Farina (pers.) – e mirë, e mëshirshme
  • Fehime (arab.) – e zgjuar, inteligjente
  • Ferda (pers.) – e nesërmja, bota tjetër
  • Filiza (turq.) – çelë, lulëzon

Emra për vajza me shkronjën “G”

  • Galibe (arab.) – fitore, fitimtare
  • Goldana (pers.) – lule e bukur
  • Gonxhe (pers.; turq.) – syth i lules

H

  • Habiba (arab.) – e dashur
  • Hadika (arab.) – kopsht
  • Hala (arab.) – unaza e dritës së hënës
  • Halida (arab.) – e përjetshme
  • Halila (arab.) – shoqe e përjetshme
  • Hajata (arab.) – jeta
  • Hamida (arab.) – falënderuese
  • Hana (arab.) – dhembshuri, nëna e Hazret Merjemes
  • Hatixhe (arab.) – fëmijë i hershëm, gruaja e Profetit s.a.v.s.
  • Haxhere (arab.) – dritë e diellit, shpresëdhënëse, gruaja e profetit Ibrahim a.s.
  • Hava (hebr.; arab.) – jeta, gruaja e Profetit Adem a.s.
  • Hira (arab.) – vendi ku i zbriti Kurani Profetit s.a.v.s.
  • Humejra (arab.) – e kuqe
  • Husna (arab.) – e bukur, e mirë

emra per djem emra per vajza emra djemsh vajzash

I

  • Ikrama (arab.) – e lavdëruar, e respektuar
  • Ilhama (arab.) – frymëzuese
  • Ilma (arab.) – e ditur, dituri
  • Irshada (arab.) – udhëzuese
  • Isma (arab.) – e dëgjueshme
  • Isra (arab.) – udhëtuese e natës
  • Israra (arab.) – ruajtëse e sekretit

J

  • Jara (arab.) – flutur e vogël
  • Jasmina (pers.) – lloj luleje
  • Jekina (arab.) – e sigurt
  • Jelda (arab.) – nata më e gjatë e vitit (më 21/22 dhjetor)
  • Jëlldëz (arab.) – yll, yllka
  • Jumna (arab.) – ana e djathtë
  • Jusra (arab.) – lehtësuese

K

  • Kadira (arab.) – fatsjellëse, e dinjitetshme
  • Kanita (arab.) – e devotshme, e përkushtuar
  • Kebira (arab.) – madhështore
  • Kenza (arab.) – thesar
  • Kerima (arab.) – dashamirëse, fisnike
  • Keuther ose Kevser (arab.) – bollëk
  • Kisra (pers.) – mbretëreshë
  • Kudsija (arab.) – e shenjtë

L

  • Lalah (pers.) – lulja e kuqe e tulipanit
  • Latifa (arab.) – e butë
  • Lebiba (arab.) – inteligjente
  • Lejla (arab.) – nata
  • Liana (pers.) – Zoti më është përgjigjur
  • Litafete (arab.) – bukuri, mirësjellje
  • Lutfije (arab.) – e këndshme, delikate

M

  • Maida (arab.) – tryezë me bollëk, emër sureje kuranore
  • Manusha (ind.) – lloj i gjërave
  • Mediha (arab.) – e lavdërueshme
  • Medina (arab.) – e qytetëruar, qyteti i Profetit s.a.v.s.
  • Meliha (arab.) – e këndshme
  • Merisa (arab.) – bashkim i emrave MERjeme dhe ISA
  • Merjeme (hebr. ; arab.) – e dashur, nëna e profetit Isa a.s.
  • Merva (arab.) – mal në afërsi të Qabes
  • Mexhida (arab.) – e lavdishme, fisnike
  • Munira (arab.) – e ndritshme, shkëlqyese

N

  • Nabita (ind.) – e pafrikë
  • Nadia (arab.) – nismëtare
  • Nadira (arab.) – e rrallë, e çmuar
  • Nahla (arab.) – bleta
  • Nasira (arab.) – ndihmëtare
  • Nasra (arab.) – ndihmë, fitore
  • Nebila (arab.) – e mençur, fisnike
  • Nejna (ind.) – sytë, të pamurit
  • Nida (arab.) – thirrëse, tingull
  • Nilyfere (pers.; turq.) – zambak i ujit
  • Nuha (arab.) – e aftë për të menduar
  • Nur (arab.) – drita

P

  • Palestina (arab.) – emër shteti në Lindjen e Mesme
  • Parisa (pers.) – e bukur si zanë
  • Parla (pers.) – rrezatuese
  • Pervina (pers.) – yjet e plejadës

R

  • Rabia (arab.) – pranvera
  • Rabita (arab.) – lidhje, e bashkuar
  • Rahima (arab.) – e mëshirshme
  • Rakima (arab.) – shkrimtare
  • Ramla (arab.) – rërë
  • Ramsha (arab.) – buqetë lulesh
  • Rashida (arab.) – udhëzuese
  • Razia (arab.) – e kënaqur
  • Reisa (arab.) – kryetare, princeshë
  • Rejhana (arab.) – bimë aromatike, borzilok, gruaja e Profetit s.a.v.s.
  • Roshana (pers.) – drita
  • Ruhana (arab.) – shpirtërore
  • Ruhi (arab.) – shpirti im
  • Ruja (arab.) – ëndërr, vizion
  • Rukaja (arab.) – simpatike, vajza e Profetit s.a.v.s.

S

  • Samara (arab.) – qytet në Irak
  • Sadete (arab.) – e lumtur
  • Sahara (arab.) – e thatë, shkretëtirë
  • Sajfa (arab.) – vera
  • Sara (arab.) – princeshë, gruaja e profetit Ibrahim a.s.
  • Seada (arab.) – përparimtare
  • Sebiha (arab.) – e bukur
  • Sejfa (arab.) – shpatare
  • Sejida (arab.) – e zgjedhur
  • Selima (arab.) – e shëndetshme
  • Selma (arab.) – paqëdhënëse
  • Sema (arab.) – qiell
  • Semira (arab.) – e shoqërueshme
  • Sena (arab.) – e ndritshme, rrezatuese
  • Sevda (arab.) – pasion, dashuri, gruaja e Profetit s.a.v.s.
  • Sexhda (arab.) – e përkulur, adhuruese
  • Sukejna (arab.) – paqe, e qetë
  • Sultana (arab.) – perandore, mbretëreshë
  • Sumeja (arab.) – e lartësuar, dëshmorja e parë e Islamit
  • Sureja (arab.) – yllkaemra per djem emra per vajza emri i femijes

SH

  • Shaha (pers.) – mbretëreshë
  • Shahida (arab.) – dëshmitare
  • Shahika (arab.) – pika më e lartë
  • Shajana (pers.) – merita
  • Shehida (arab.) – dëshmore, martire
  • Sherife (arab.) – e nderuar, fisnike
  • Shifa (arab.) – e shëndetshme, shëruese
  • Shirina (pers.) – e ëmbël, simpatike

T

  • Taiba (arab.) – e penduar
  • Tahira (arab.) – e pastër
  • Tajra (arab.) – zog fluturues
  • Tamara (arab.) – pema e hurmës
  • Tarika (arab.) – yll i mëngjesit
  • Tuba (arab.) – pemë e Xhenetit

U

  • Umra (arab.) – vizitë e Qabesë jashtë kohës së Haxhit
  • Unejsa (arab.) – shoqe, mike

V

  • Vahida (arab.) – një dhe e vetme, unike
  • Vaxhida (arab) – zbuluese, zotëruese
  • Verda (arab.) – lule
  • Vixhdana (arab.) – ndjenjë, ndërgjegje

XH

  • Xhazeba (arab.) – hakmarrëse, ajo që e merr të drejtën e saj
  • Xhejlane (pers.; turq.) – gazele
  • Xhemila (arab.) – bukuroshe
  • Xheneta (arab.) – parajsë

Z

  • Zahida (arab.) – e devotshme, askete
  • Zaina (arab.) – e zbukuruar.
  • Zehra (arab.) – lule e çelur, e bukur
  • Zejna (arab.) – zbukuruese
  • Zejneb (arab.) – bujare, vajza e Profetit s.a.v.s.
  • Zejtuna (arab.) – pema e ullirit
  • Zemzem (arab.) – burim uji afër Qabesë në Mekë
  • Zenda (pers.) – e shenjtë
  • Ziba (pers.) – e bukur, e hijshme
  • Zijada (arab.) – bollëk
  • Zikra (arab.) – përkujtuese
  • Zuhra (arab.) – afërdita, planeti i dytë diellor
  • Zulejha (arab.; pers.) – bukuri e shkëlqyer
  • Zymryte (turq.) – gur i çmuar, smerald

LEXONI:

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp