Cilat janë mësimet e Islamit kur ju lind një fëmijë?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Cilat janë mësimet e Islamit kur ju lind një fëmijë?

femija-binjake

Islami ka dhënë mësime për çdo fazë të jetës së njeriut. Këto mësime burojnë nga Kurani Famëlartë, Fjala e Zotit të Madhërishëm, nga suneti që është praktika e Profetit Muhammed s.a.v.s., dhe nga hadithet, që janë thëniet e tij.

Feja Islame kushton rëndësi të madhe për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Siç prindërit bëjnë parapërgatitje për fëmijën që presin, feja Islame na mëson lutjet që besimtarët duhet të bëjnë në kohën kur e presin fëmijën. Madje, Profeti Muhammed s.a.v.s. porosit që bashkëshortët të luten edhe para se të bëjnë marrëdhëniet, duke synuar që fëmija i tyre të jetë nën mbrojtjen e Zotit.

Kjo tregon çfarë rëndësie të madhe u kushton feja Islame fëmijëve, që ata të bëhen pjesë e dobishme e shoqërisë.

Në vijim le të mësojmë se cilat janë mësimet a dispozitat e Islamit kur besimtarit i lind një fëmijë, si në rastin e djalit, ashtu edhe në rastin kur fëmija është vajzë.

Thënia e ezanit në veshin e djathtë të fëmijës

Është praktika e Profetit Muhammed s.a.v.s. që kur i lindte fëmijë, ai thoshte ezanin në njërin vesh të fëmijës. Kështu që, Hazret Ebu Rafe’ r.a. rrëfen:

dispozitat mesimet islame per lindjen e femijes“E kam parë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. që ai thirri ezanin në veshin e Hasanit, kur atë e lindi Fatimja r.a..”[1]

Thënia e ikametit në veshin e majtë

Praktikohet edhe thirrja e ikametit në veshin e majtë të fëmijës.

LEXONI:

Këto praktika, natyrisht, janë mësime në radhë të parë për vetë prindërit, që dhuratën më të bukur të jetës së tyre, ata ta presin duke ia përmendur emrin e Zotit, duke thënë dhe besuar se Ai është më i Madhi që ua ka dhuruar këtë fëmijë. Nga ana tjetër, është edhe një bekim i madh që sapo të vijë njeriu në këtë botë, të dëgjojë fjalën Allah. Kjo me siguri do të ketë ndikim edhe në jetën e tij shpirtërore në të ardhmen.

Kështu që, kur dikush pyeti Hazret Mesihun e Premtuar a.s. nëse thënia e ezanit në veshin e të porsalindurit është në përputhje me praktikat e fesë Islame, ai i qe përgjigjur:

“Po, kjo është e vërtetuar nga hadithet. Fjalët që i thuhen njeriut në atë kohë, e kanë një ndikim në virtytet dhe në gjendjen shpirtërore të tij. Prandaj, kjo praktikë është e lejuar dhe e mirë.”[2]

Fëmijës suaj vini një emër me kuptim të mirë

Profeti Muhammed s.a.v.s. pëlqente t’u vinte fëmijëve emrat me kuptim. I pëlqenin emrat të lidhur me emrin e Zotit ose me ndonjë atribut të Tij. Gjithashtu i pëlqenin emrat e profetëve të mëparshëm. Kështu, djalin e tij, ai i vuri emrin Ibrahim. Përmendet që Profeti Muhammed s.a.v.s. ka thënë:

emrat e fëmijëve“Ditën e Gjykimit ju do të thirreni me emrin dhe atësinë tuaj. Prandaj, vendosni emra të mirë.”[3]

Është e vërtetuar që emrat që kanë kuptim, lënë mbresat në bazë të kuptimit, në karakterin e njeriut. Emrat që japin kuptimin e shirkut, janë të ndaluar sipas Islamit.

Çfarë është Akika? Si bëhet Akika sipas praktikës së Profetit?

Akika është një praktikë e Profetit Muhammed s.a.v.s.. Akika bëhet ditën e shtatë pas lindjes dhe përbëhet nga dy pjesë: (1) i heqin flokët fëmijës dhe (2) bëjnë një kurban nëse është vajzë, dhe dy nëse është djalë.[4]

Mishi i kurbanit shpërndahet mes të varfërve, duke mbajtur një pjesë edhe për familjen dhe të afërmit.

Akika, ndër të tjera, nënkupton përkushtimin e prindërve ndaj Zotit të Madhërishëm, i cili ua dhuroi fëmijën. Pra, me këtë gjest, ata e falënderojnë Zotin dhe tregohen të përkushtuar për ta rritur fëmijën në rrugën e Tij. Heqja e flokëve sjell pastërtinë te fëmija. Profeti Muhammed s.a.v.s. ka thënë:

Akika dispozitat mesimet islame per lindjen e femijes“Për çdo fëmijë të bëhet Akika. Pra, bëni kurban dhe largoni papastërtinë prej tij.”[5] (domethënë t’i hiqni flokët)

Përveç kurbanit dhe prerjes së flokëve, vërtetohet që Profeti Muhammed s.a.v.s. ka porositur të jepet si sadaka (lëmoshë) ari ose argjendi e peshës së flokëve të hequr, ose vlera e barabartë të saj.

Hazret Ebu Rafi’ rrëfen se kur lindi Hazret Hasani r.a., i Dërguari i Allahut s.a.v.s. porositi Fatimen r.a. me këto fjalë:

dispozitat mesimet islame per lindjen e femijes“Qëroji flokët dhe, sipas peshës së flokëve, jep sadaka argjendin mes nevojtarëve dhe të varfërve.”

Akika nëse nuk realizohet dot një javë pas lindjes, atë mund ta bëni edhe pas dy javësh, ose pas tri javësh. Madje, kurdoherë gjatë jetës, por praktika e Profetit Muhammed s.a.v.s. ishte që ai e bënte ditën e shtatë. Akika pikërisht në ditën e shtatë pas lindjes së fëmijës nuk është obligim.

Rrethprerja e djalit

Rrethprerja a synetllëku i fëmijës mashkull është e rëndësishme jo vetëm për të ndjekur praktikën e Profetit alejhiselam, por ajo ka edhe dobi shëndetësore.

Pavarësisht se ajo nuk përmendet në Kuranin Famëlartë, por praktikohej nga të gjithë sahabët në kohën e Profetit s.a.v.s. dhe praktikohet nga të gjithë muslimanët deri më sot. Ajo gjithashtu konsiderohet si një traditë e Hazret Ibrahimit a.s. dhe e profetëve të mëparshëm.

Në hadhitin e Profetit s.a.v.s. përmendet që rrethprerja e fëmijës mashkull është një prej pesë gjërave që janë të gdhendur në natyrën e njeriut (fitrah). Ai thotë:

Rrethprerja synetllëku circumcision“Fitrah ka pesë gjëra dhe ato janë: rrethprerja, prerja e thonjëve, shkurtimi i mustaqeve, heqja e qimeve nën sqetullat, dhe heqja e qimeve poshtë kërthizës.”[6]

Rrethprerja këshillohet të bëhet përpara se djali të arrijë moshën e pjekurisë. Për një që është në moshë madhore dhe nuk e ka bërë rrethprerjen, nuk është e nevojshme ta bëjë.

LEXONI:


[1] Tirmidhi dhe Ebu Davud.
[2] Gazeta “Bedër”, 28 mars 1907, f. 4; Intisar Ahmed Nazar “Fikhul-Mesih”, f. 55.
[3] Sunen Abu Davud, nr. i hadithit: 4948.
[4] Xhami’ Tirmidhi, vëll. 3, nr. i hadithit: 1522.
[5] Buhariu.
[6] Sahih Buhari dhe Sahih Muslim.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem