A lejohet shpimi i trupit në vende të ndryshme për piercing?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Piercing, vëthë

[Një zonjë nga Gjermania e pyeti Hazret Kalifin e V të Xhematit Musliman Ahmedia (Allahu e ndihmoftë fuqimisht), për çështjen e shpimit të trupit në pjesë të ndryshme, nga djemtë dhe vajzat. Kalifi i nderuar i dha përgjigjen e mëposhtme]

Përveç vendimeve se çfarë është e lejuar apo e ndaluar, Islami gjithashtu mëson se disa gjëra janë të mira (tejib) dhe disa gjëra janë të kota (lagve).

Zakoni që vajzave t’u shpohen veshët dhe hundët për të vendosur bizhuteri ka ekzistuar që herët dhe nuk ka asgjë të keqe apo të ndaluar në të. Megjithatë, është e papëlqyeshme dhe absurde që edhe djemve t’u shpohen veshët apo hundët.

Çdo gjë ka kufijtë e saj. Kur dikush i tejkalon ata kufij, edhe një praktikë e lejuar ndonjëherë mund të bjerë në kategorinë e të palejuarës ose të kotësisë, e cila u është bërë e ndaluar besimtarëve. (Sure el-Mu’minun, 23:4)

Sidoqoftë, shpimi i gjoksit dhe i pjesëve të tjera të trupit, për të cilat Islami ka urdhëruar të mbulohen, është e pahijshme dhe kundër sheriatit. Përveç kësaj, shpimi në gjuhë dhe brenda apo rreth buzëve mund të çojë në shumë lloje sëmundjesh dhe infeksionesh. Prandaj, sipas meje, edhe për femrat lejohet vetëm shpimi i hundës dhe i veshëve për të vendosur stoli, duke qëndruar edhe brenda kufijve të hixhabit. Tejkalimi i kësaj do të konsiderohej i kotë dhe i ndaluar edhe për to.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp