A mund të udhëtosh gjatë Ramazanit për të marrë pjesë në iftar te dikush?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

A lejohet të udhëtosh gjatë Ramazanit për të marrë pjesë në iftar te dikush?

udhetimi udhetimet

Pyetje

Kemi të afërm në qytete të tjera, të cilët na ftojnë për Iftar gjatë Ramazanit. Nëse i përgjigjemi ftesës na duhet të udhëtojmë rreth 100 km për të shkuar atje. Pyetja ime është që a mund të udhëtoj nga qyteti im në qytete të tjera për të marrë pjesë në Iftar?

Përgjigje

Urdhri i Kuranit është që kur udhëton ose sëmuresh, nuk duhet të agjërosh. Nëse agjërojmë gjatë sëmundjes ose gjatë udhëtimit, shkelim porosinë e Zotit, gjë që nuk na sjell pëlqimin e e Tij. Pëlqimin e Zotit e gjejmë vetëm atëherë, kur Zoti i Madhërishëm na thotë agjëroni, e ne të agjërojmë dhe kur Ai na thotë: mos agjëroni, e ne të mos agjërojmë. Shpërblimi është në zbatimin e porosisë së Zotit.

Lëvizja nga një qytet në një qytet tjetër për të marrë pjesë në Iftar ose për ndonjë arsye tjetër, është udhëtim dhe udhëtimi e largon agjërimin. Prandaj, gjatë Ramazanit udhëtime të tilla vetëm për të marrë pjesë në Iftar, nuk duhet të bëni.

Përveç kësaj, Profeti Muhammed s.a.v.s. tha se pas namazit të ikindisë deri në kohën e iftarit, është koha e pranimit të lutjes në veçanti. Prandaj, në vend që të ndërmarrim udhëtime të tilla në një kohë kaq të veçantë, është mirë të përqendrohemi në lutje gjatë kësaj kohe.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp