Si drejtohet falja e së premtes ose namazi i së xhumasë?
Në Kuranin Famëlartë ka një sure (kapitull) që quhet El-Xhumu’a. Në këtë sure Allahu i Madhërishëm thotë:
یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِذَا نُوۡدِیَ لِلصَّلٰوۃِ مِنۡ یَّوۡمِ الۡجُمُعَۃِ فَاسۡعَوۡا اِلٰی ذِکۡرِ اللّٰہِ وَ ذَرُوا الۡبَیۡعَ ؕ ذٰلِکُمۡ خَیۡرٌ لَّکُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۰﴾ فَاِذَا قُضِیَتِ الصَّلٰوۃُ فَانۡتَشِرُوۡا فِی الۡاَرۡضِ وَ ابۡتَغُوۡا مِنۡ فَضۡلِ اللّٰہِ وَ اذۡکُرُوا اللّٰہَ کَثِیۡرًا لَّعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ O ju që besuat! Kur ju bëhet thirrje për namazin e ditës së të xhumasë, nxitohuni drejt përmendjes së Allahut dhe lini shit-blerjen. Kjo është më e mirë për ju, nëse do të dinit. E kur të mbarojë namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni bekimin e Allahut. Kujtoni shpesh Allahun, në mënyrë që të keni sukses.[1]
Në zbatim të kësaj porosie të Zotit të Madhërishëm dhe duke ndjekur praktikën e Profetit Muhammed s.a.v.s., muslimanët në mbarë botën falin në xhami ose në një vend të përshtatshëm namazin e së xhumasë. Ditën e së xhumasë kjo është edhe namazi i drekës për muslimanët, pra, nuk ka nevojë të falet namazi i drekës siç falet ai çdo ditë tjetër.
Çfarë ka namazi i së xhumasë?
Namazi i së xhumasë së pari ka 4 rekate sunet, pastaj mbahet një hutbe ose predikim, në të cilin imami trejton çështje aktuale për edukimin e besimtarëve dhe të shoqërisë së gjerë, më pas udhëheq 2 rekate farz dhe në fund ka sërish 2 rekate sunet.
Si mbahet hutbja e së xhumasë dhe hutbja e Bajramit?
Hutbja e së xhumasë dhe ajo e Bajramit mbahet njësoj, vetëm se e para mbahet para namazit, kurse e fundit pas namazit.
Imami çohet në podium ose minber për ta drejtuar hutben. Në fillim ai reciton Shehadetin, Te’avvudh-in dhe suren El-Fatiha në arabisht.
Eshhedu en lā ilāhe il-lAll-llāhu vahdehū lā sherīke lehu
Ve eshhedu en-ne Muham-meden ‘abduhū ve resūluhu, emmā ba‘ad:
Fe e‘ūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhīm,
Bismil-lāhirr-rrahmānirr-rrahīm
El-hamdu lil-lāhi rabbil-‘ālemīn
Err-rrahmānirr-rrahīm
Māliki jeumid-dīn
Ij-jāke na’budu ve ij-jāke nesteīn
Ihdinas-sirātal-mustekīm
Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim
Gajril-magdūbi ‘alejhim ve led-dāl-līn.
Më pas ligjëron në gjuhën vendase duke u bërë thirrje të pranishmëve për të bërë të mira dhe për t’u ndaluar nga të këqijat.
Pas kësaj, ai ulet për pak sekonda dhe çohet sërish për të recituar pyesën e dytë të hutbes, e cila gjithashtu quhet “Khutba Thanije” (Hutbja e Dytë) në gjuhën arabe. Fjalët e saj janë:
El-hamdu lil-lāhi nahmeduhū ve neste‘īnuhū ve nestagfiruhū ve nu’minu bihī ve netevek-kelu ‘alejhi,
Ve ne‘ūdhu bil-lāhi min shurūri enfusinā, ve min sej-jiāti a’mālinā,
Men jehdihil-lāhu felā mudil-le lehu,
ve men judlilhu felā hādije lehu,
Ve neshhedu en lā ilāhe il-lAll-llāh,
ve neshhedu en-ne Muham-meden ‘abduhū ve resulūhu,
‘IbādAllāhi, rahimekumull-llāh,
In-nAll-llāhe je’muru bil-‘adli vel-ihsāni ve ītāi dhil-kurbā
ve jenhā ‘anil-fahshāi vel-munkeri vel-bag’j,
je‘idhukum le‘al-lekum tedhek-kerun.
Udhkurull-llāhe jedhkurkum,
ved‘ūhu jestexhib lekum,
ve le dhikrull-llāhi ekber.
Pas kësaj, imami udhëheq 2 rekate farz. Në fund, siç e thamë më herët, ka edhe 2 rekate sunetë dhe këtu mbaron falja e së premtes.
[1] Kurani Famëlartë 62:10-11.