Kur obligohet gusli ose larja e krejt trupit?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kur obligohet gusli ose larja e krejt trupit?

gusli obligohet

Njëri prej kushteve të namazit është pastërtia trupore. Pastërtia trupore nxit edhe pastërtinë dhe ngazëllimin shpirtëror, kurse papastërtia trupore shkakton dembeli dhe dobësim shpirtëror. Prandaj namazi falet me abdes.

Por ka raste kur edhe abdesi është i pamjaftueshëm për shkak se edhe papastërtia fizike është në shkallën më të lartë të saj. Në këto raste, obligohet gusli.

Çfarë është gusli dhe kur obligohet ai?

Gusël do të thotë larje e krejt trupit duke bërë dush. Gusli obligohet në këto situata:

  1. Pas marrëdhënieve bashkëshortore
  2. Pas derdhjes së farës ose ejakulimit
  3. Pas mbarimit të menstruacioneve
  4. Pas mbarimit të ditëve të lehonisë

Megjithatë, nëse larja e trupit nuk është e mundur për shkak se koha është jashtëzakonisht e ftohtë, ose për shkak se jeni i sëmurë dhe druani se dushi do t’ju bëjë dëm shëndetësor, në vend të larjes së trupit, lejohet të bëni tejemum.

Përveç kësaj, gusli është i pëlqyeshëm edhe në raste të mëposhtme:

  1. Gusli ditën e premte
  2. Gusli ditën e Bajramit
  3. Gusli përpara se të lidhësh Ihramin e Haxhit ose të Umrës
  4. Gusli gjatë qëndrimit në fushën e Arafatit
  5. Gusli pas shërimit nga sëmundja
  6. Ai që sapo pranoi Islamin, të lahet para se të fillojë namazin, në mënyrë që tek po adhuron për herë të parë Zotin e Madhërishëm, bashkë me pastërtinë shpirtërore, të jetë i pastër edhe fizikisht.
  7. Të lahet fëmija i porsalindur.
  8. Njeriut të vdekur t’i jepet gusël përpara se të qefinoset.
  9. Pastaj, le të lahet edhe ai që i ka bërë gusël të vdekurit
  10. Është mirë të bësh dush çdo ditë ose shpesh në varësi të kohës, për të qenë i pastër dhe i shëndetshëm.

(Përmbledhur nga “Fikh-e-Ahmedia”, Ibadaat, Indi, 2004, f. 50)

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp