Si të falim namazin? Shpjegimi i namazit - Video #1
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Si të falim namazin? Shpjegimi i namazit – Video #1

Teolog dhe përkthyes

Për shumëkënd falja e namazit bëhet një rutinë, pa vënë re se përse bën ruku, përse bën sexhde, përse thotë سبحانک اللھم, përse thotë el-fatihanë, pse سبحان ربی العظیم pikërisht në ruku, pse سبحان ربی الاعلی pikërisht në sexhde, pse teshehudi, pse ngre gishtin, e me radhë. Prandja, të nderuar miq, ne do të sjellim një seri videosh, ku hap pas hapi do të flasim për domethënien e Namazit, pra, do të përpiqemi ta zbërthejmë namazin, fjalët e tij të bekuara, po kështu edhe pozicionet e Namazit. Pra, nëse themi nijetin përpara namazit, pse e themi? Nëse themi Allahu-Ekber në çdo pozicion, pse e themi? Pse pikërisht në ruku themi sub’hana rabiej-adhim, kurse në sexhde sub’hana rabiej-a’la? Pse El-Fatihanë në çdo rekat? Çfarë ndikimi mund të bëjnë këto fjalë e këto lëvizje në shpirtin dhe në mendjen tonë?

Kështu do të përpiqemi të zbërthejmë domethënie të fjalëve dhe të lëvizjeve të Namazit nga fillimi deri në fund, inshaAllah. Brendia e namazit do t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve që thamë pak më parë. Aq e përsosur është kjo falje që quhet salah, ose namaz, saqë çdo fjalë e saj është një gur i vendosur në vendin e vet, çdo lëvizje e saj shpreh një lëvizje domethënëse të shpirtit tonë.

Një prej pyetjeve më të shpeshta që u bëjnë muslimanëve, jomuslimanët ose ata që janë muslimanë por që nuk e praktikojnë fenë, lidhet pikërisht me namazin – Pse njeriu duhet të jetë i obliguar të falet 5 herë në ditë? Vetëm sepse Zoti i ka dhënë mirësi e begati?! Vetëm sepse Zoti i ka dhënë mundësi për të jetuar?! Por ka shumë njerëz që nuk janë të kënaqur me jetën e tyre. Ka shumë që ankohen për fatkeqësitë që u ndodhin, për problemet me të cilat përballen. Falja e namazit 5 herë në ditë a mos është ndonjë taksë që Zoti u kërkon njerëzve?! Është mjaft e rëndësishme të sqarohet kjo pyetje, së cilës do t’i përgjigjemi në këtë video.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem