Tri nënkategori të kontrollit të pjesshëm
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Parathënie
  2. Hapja
  3. Mënyra për të arritur njohjen e Zotit
  4. Dëgjoni me vëmendje
  5. Lutja, përpjekjet dhe tregimi i një dervishi
  6. Kur mund të sjellë fryt lutja pa përpjekje?
  7. Përpjekjet e duhura janë kusht për të pasur sukses
  8. Tri kërkesa për njohjen e Zotit
  9. Një akuzë që ngrihet kundër fesë Islame dhe përgjigjja ndaj saj
  10. Dy rrugë për të gjetur sukses
  11. Njohja e Zotit ka lidhje me zemrën, e jo me gjuhën
  12. Mjetet për ta zbuluar qenien e Zotit – Krijo ngjashmëri me Të
  13. Krijoni atributet e Zotit në veten tuaj
  14. Mënyrat për të krijuar atributet e Zotit brenda vetes
  15. Më së pari, duhet t’i dini atributet e Zotit
  16. Si mund të arrijmë atributet e vërteta të Zotit?
  17. Si mund të dallosh të mirën dhe të keqen?
  18. Tri kategoritë e të mëkatuarit
  19. Trajtimi mjekësor i disa sëmundjeve shpirtërore
  20. Ilaçi për të shpëtuar nga mëkatet
  21. Kushti i parë për ta njohur Zotin është pendesa
  22. Shtatë elemente të rëndësishme të pendesës
  23. Këshilla të rëndësishme për të pastruar llogarinë e vjetër dhe për të bërë mirësi në të ardhmen
  24. Vlera e mendimit
  25. Një tregim i bukur
  26. Metoda e dytë për pastrimin shpirtëror
  27. Metoda e tretë për të pasur atributet Hyjnore
  28. Metoda e katërt dhe e pestë
  29. Njohja e Zotit: Metoda e gjashtë dhe kontrolli
  30. Tri nënkategori të kontrollit të pjesshëm
  31. Katër grupe të veprave të mira
  32. Një mënyrë e lehtë për të kontrolluar veprat
  33. Realiteti i përgojimit
  34. Si mund të njohim përkufizimet e gjynaheve të ndryshme?
  35. Njohja e Zotit: Metoda e shtatë, e teta, e nënta dhe e dhjeta
  36. Ngjarja e një njeriu të Zotit
  37. Qëndrueshmëria është e domosdoshme për lutjen
  38. Dallimi midis vetëpëlqimit dhe vlerësimit të vetvetes
  39. Njohja e Zotit: Metoda e njëmbëdhjetë dhe një tregim i bukur
  40. Nivelet e njohjes së Zotit
  41. Rreth autorit
Related Contents from Topics
kontrolli llogaria takva

Më lejoni t’jua shpjegoj me hollësi të dyja llojet e kontrollit. Lloji i parë që është kontrolli i pjesshëm mund të ndahet në tri nënkategori të tjera:

  1. kontrolli fillestar,
  2. kontrolli i mesëm dhe
  3. kontrolli përfundimtar.

Kontrolli fillestar: Para se të fillojë të bëjë ndonjë punë, çdo njeri duhet ta kontrollojë veten duke e pyetur:

  1. Cili është qëllimi i kësaj vepre?
  2. Për kë do ta bëjë këtë vepër?

Nëse ajo vepër është e keqe, vepruesi do ta marrë përgjigjen që në pyetjen e parë, sepse e mira apo e keqja e veprave varet nga qëllimi i tyre. Kur ndërgjegjja e njeriut ia tregon realitetin, atëherë vetë do t’i bëhet e qartë ligësia që qëndron në atë vepër. Kjo do të shkaktojë pendesë tek ai dhe tundimi i nefsit të tij do të qetësohet, sepse pendesa e shuan dhe e ftoh tundimin.

Për shembull, nëse dikujt i bie ndërmend të vjedhë, ai duhet ta pyesë veten se përse po e bën këtë veprim? Nefsi i tij mund t’i përgjigjet duke thënë: “për të marrë para”. Ai prapë duhet ta pyesë nefsin nëse Zoti ka krijuar rrugë të tjera për këtë punë dhe se si do të ndihej ai nëse dikush tjetër do të kryente të njëjtin veprim në kurriz të tij. Ai do ta urrente. Në këtë mënyrë, nefsi i tij do të ketë kundërpërgjigje dhe do të heqë dorë nga vjedhja.

Pra, ky është kontrolli i parë që bëhet para se të fillojë ndonjë punë. Por megjithatë, të mos harroni që ndonjëherë kur do ta pyesni nefsin për një vepër të caktuar, ai mund t’ju thotë se është e mirë, por nëse do ta shtrëngoni, do të kapet dhe do të pendohet. Pra, shumë mëkate bien që në pyetjen e parë, shumë të tjera në të dytën ose në të tretën. Por, pas këtij kontrolli, nëse i duket që veprimi i tij është një mirësi dhe është edhe në dobi të të tjerëve, prapëseprapë, ai nuk duhet t’i japë fund kontrollit, madje duhet ta vijojë me pjesën e dytë të kontrollit fillestar, e cila është: (2) ta pyesë nefsin e tij se për hir të kujt do ta bëjë atë vepër. Nga kjo pyetje, ai do të kuptojë se shumë vepra nga jashtë duken të mira, por në të vërtetë janë të liga.

Për shembull, gjatë faljes së namazit, gjatë dhënies së sadakasë, gjatë bamirësisë, nefsi i tij do t’i tregojë se këto janë vepra të mira, por nëse ato janë bërë nga vetëpëlqimi dhe dukja, atëherë me pyetjen e dytë se për kë i bëri ato, do të hiqet petku i rremë i mirësisë që nefsi i tij ua kishte veshur atyre veprave dhe njeriu do të kuptojë se edhe këto mirësi, në fakt janë mëkate dhe pastaj mundet që duke pastruar qëllimin e tij, përmes këtyre veprimeve, ai menjëherë të synojë pëlqimin e Zotit ose dobinë e njerëzve. Pra, në këtë mënyrë, ai mund ta kthejë një ligësi në mirësi.

Pas këtij kontrolli fillestar, duhet bërë edhe një kontroll gjatë punës, i cili gjithashtu është shumë i dobishëm. Metoda e tij është që gjatë çdo pune, njeriu duhet ta pyesë nefsin e vet se në ç’mënyrë është duke e bërë atë vepër të caktuar. Domethënë, çfarë mjetesh ai po përdor për ta çuar deri në fund veprën e tij. Ky kontroll është i nevojshëm, sepse shpesh njeriu bën një vepër të mirë, po me qëllim të mirë, por për ta realizuar atë, përdor mjete që nuk janë të drejta. Ose veprën e tij nuk e bën me kushtet që janë të nevojshme për të. Kështu që, gjatë çdo pune, ai duhet ta pyesë nefsin e tij se si është duke e bërë punën e tij. Kjo analizë do t’i nxjerrë në pah ligësinë e veprës së tij, nëse ka.

Pastaj vjen kontrolli i tretë dhe i fundit, i cili bëhet në fund të veprës kur njeriu sërish duhet ta pyesë nefsin e vet se çfarë ndikimi i la në zemër ajo vepër e caktuar. Edhe ky kontroll është i nevojshëm sepse nganjëherë njeriu bën një vepër të mirë, edhe mjetet i përdor të drejta, por pas përfundimit të punës, lind vetëpëlqimi dhe mburrja në veten e tij. Pas përfundimit të mirësisë, nëse ai do ta analizojë veten e tij se çfarë ndikimi ka pësuar përmes asaj vepre, do të njohë nëse atë po e pushtojnë mburrja dhe vetëpëlqimi apo jo dhe, në këtë mënyrë, ai do të ketë mundësi t’i heqë, para se ato të hedhin rrënjë në qenien e tij. Kur ta njohë veten se është duke u bërë pre e vetëpëlqimit, ai do ta qortojë atë dhe do ta shpëtojë veprën e tij nga zhvlerësimi. E, nëse do të shohë se ndihet më shumë i përulur dhe modest pas asaj vepre, atëherë duke u ndikuar nga ky efekt, do të dëshirojë të bëjë akoma më shumë vepra të mira, me zell dhe patos gjithnjë e më të madh.

Kështu që, kontrolli ka tri pjesë. Pjesa e parë është ajo që bëhet në fillim duke e pyetur veten se përse dhe për hir të kujt ai është duke bërë një vepër të caktuar. Pjesa e dytë e kontrollit është ajo që bëhet gjatë punës, kur do ta pyesë veten se me çfarë metodash është duke e kryer atë punë, kontroll ky që quhet i mesëm. Pjesa e tretë e kontrollit është ajo që bëhet në përfundim të punës, sërish duke e pyetur veten se çfarë ndikimi ka pësuar ai nga ajo vepër e caktuar. Ky është kontrolli i fundit. Nëse njeriu do të fillojë t’i përdorë këto pyetje për ta kontrolluar veten e tij, pas një kohe, atij do t’i bëhet shprehi kjo punë dhe në mënyrë të vetvetishme do ta vërë në pyetje veten e tij para se të bëjë çdo vepër. Ky kontroll ka lidhje me secilën vepër veç e veç.

Lloji i dytë i kontrollit është ai që quhet tërësor. Realisht, për njeriun është shumë e vështirë të bëjë një kontroll të tillë përnjëherë, sepse bëhet fjalë për një kontroll tërësor që t’i përfshijë të gjitha veprat e tij, por ai i harron veprat që ka bërë në të kaluarën. Andaj, shumë nga veprat e tij nuk mund të llogariten. Edhe Zoti i Madhërishëm pohon faktin se sa e dobët është largpamësia e njeriut. Duke iu drejtuar njeriut, Zoti thotë:

لَقَدۡ کُنۡتَ فِیۡ غَفۡلَۃٍ مِّنۡ ہٰذَا فَکَشَفۡنَا عَنۡکَ غِطَآءَکَ فَبَصَرُکَ الۡیَوۡمَ حَدِیۡدٌ

(Në botë) ti ke qenë i pavëmendshëm për këto vepra. Tani që ta kemi hequr perden, shikimi yt u bë i mprehtë.[1]

Për këtë arsye, njeriu duhet të përdorë ndonjë metodë që t’i kontrollojë lehtësisht të gjitha veprat e tij, pa përjashtim. Një metodë e natyrshme për këtë është që t’i ndajë veprat në grupe. Për shembull, mirësitë mund të ndahen në disa grupe: së pari ato që kanë lidhje me Zotin, së dyti ato që lidhen me veten, së treti ato që lidhen me krijesat e tjera, e kështu me radhë. Në të njëjtën mënyrë mund të ndahen edhe ligësitë. Nëse do ta bëni kontrollin duke marrë parasysh këtë lloj grupimi, shumë gjëra do t’ju kujtohen vetvetiu.


[1]     Kurani Famëlartë 50:23.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp