Disa njerëz akuzojnë se feja Islame është mendjengushtë, pasi thotë se përveç asaj asnjë fe tjetër nuk është në rrugën e drejtë. Pra sipas akuzuesve, duhej të thuhej se shpëtimin mund ta gjejë ndjekësi i cilësdo fe.
Çudi që akuzuesit e tillë nuk i shohin të paktën ligjet e natyrës, se si ato sjellin rezultatet e tyre. Ata pyesin se pse një hindu, i krishterë, apo arjë nuk mund ta arrijë Zotin, edhe pse në zemër ai ushqen dashuri ndaj Tij dhe po ashtu përpiqet për ta gjetur Atë.
Përgjigjja ndaj kësaj akuze është pikërisht kjo: mosgjetja e suksesit të atij që dëshiron të mësojë farkëtarinë vetëm duke qëndruar në diell, ose të atij që dëshiron të fitojë dijen vetëm duke ndenjur kokëposhtë. Të gjithë e dinë se derisa nuk bëhen përpjekjet e duhura për ndonjë punë të caktuar, nuk mund të ketë sukses në të. Pra, nëse në botën materiale e shohim këtë ligj, atëherë si është e mundur të mos veprojë i njëjti ligj edhe në botën shpirtërore.