Dobësimi i muslimanëve pas Pejgamberit s.a.v.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Dobësimi i muslimanëve pas Profetit s.a.v.s.

hadithe te zgjedhura

Çka ndodhi pas Pejgamberit s.a.v.s.?

paspasHazret Abdullah ibn Amri r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Vërtet, edhe për umetin tim do të vijnë kohë të tilla siç erdhën më parë për bijtë e Izraelit. Ata do t’i ngjajnë njëri-tjetrit si opingat që i ngjajnë njëra-tjetrës; madje edhe nëse njëri prej tyre ka bërë kurvëri me nënën e vet haptazi, do të dalë dikush edhe nga umeti im që do ta bëjë të njëjtën gjë.

Padyshim, jehuditë u ndanë në 72 sekte, ndërsa umeti im (pas meje) do të ndahet në 73 sekte. Të gjitha do të hyjnë në zjarr, përveç njëri’. Sahabët pyetën: ‘Cilët do të jenë ata, o i Dërguari i Allahut s.a.v.s.?’ Profeti i shenjtë s.a.v.s. iu përgjigj: ‘Ata të cilët më ndjekin mua dhe sahabët e mi’”.

[Tirmidhiu, kitab “El-Iman”, bab “Ma xhae fi iftiraki hadhihil-um-meti”, hadithi nr. 2641]

Islamit do t’i mbetet vetëm emri i tij

pasHazret Aliu r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Do të vijë koha kur Islamit nuk do t’i mbetet asgjë përveç emrit të tij dhe Kuranit nuk do t’i mbetet asgjë përveç shkronjave të tij. Xhamitë e tyre do të jetë të mbushura me njerëz, por do të jenë të zbrazëta për nga hidajeti (udhëzimi). Dijetarët e tyre do të jenë krijesat më sherrxhi nën kupën e qiellit. Të gjitha ngatërresat do të fillojnë prej tyre dhe te ata do të kthehen”.

[Bejheki, “Sha’bul-iman”, bab “Fi neshril-Islam”, hadithi nr. 1908; Mutteki el-Hindi, “Kenzul-‘Ummal”, hadithi nr. 31136]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp