Gjërat e lejuara (hallall) dhe gjërat e ndaluara (haram)
Hallalli dhe Harami e kanë një kufi
Hazreti Ebu Tha’lebe el-Hushanij r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Allahu i Lartësuar ka caktuar disa obligime, mos i shpërfillni ato. Ai ka caktuar disa kufij, mos i shkelni. Ai i bëri të palejueshme disa gjëra, mos iu afroni. Ai nga mëshira e Vet nuk i përmendi qëllimisht disa gjëra e jo nga harresa, pra, mos bëni shumë pyetje rreth tyre”.
[Sunan Darakutni, bab “Er-Ridau”, hadithi nr. 4396]
Hallalli, Harami dhe gjërat e dyshimta
Hazret Nu’man ibn Beshiri r.a. rrëfen se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë:
“Është e qartë se çka është e lejuar (hallalli) dhe çka është e ndaluar (harami). Në mes të këtyre dyjave ka disa gjëra të dyshimta, për të cilat shumëkush nuk di se cilës kategori i takojnë. Kush ruhet prej tyre, e ruan besimin dhe nderin e tij. Kurse mund të ndodhë që ai, i cili ecë pas dyshimeve, të futet në haram. Shembulli i tij është si i bariut, i cili e kullot bagëtinë e tij afër vendit të ndaluar, ku përherë ka rrezik që kafshët e tij të futen në të.
Mbani mend, se çdo mbret ka një vend të ndaluar. Vendi i ndaluar i Allahut janë ato gjëra, të cilat Ai i bëri haram. Dëgjoni! Ka një organ në trupin e njeriut, derisa ai është i shëndoshë, tërë trupi i tij është i shëndoshë, por, kur ai sëmuret, sëmuret i gjithë trupi i tij. Mbasni mend, se ajo është zemra e njeriut”.
[Muslimi, kitab “El-Musakah”, bab “Akhdhil-halali ve terkish-shubuhati”, hadithi nr. 3882]