Mirënjohja ndaj njerëzve dhe ndihma ndaj të dobëtëve
Mirënjohja dhe mosmirënjohja
Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Ai, i cili nuk ka mirënjohje ndaj njerëzve, nuk ka mirënjohje as ndaj Allahut”.
[Xhamiu et-Tirmidhiu, kitab “El-Ber-ri ves-sileh”, bab “Ma xhae fish-shukri limen ahsene ilejke”, hadithi nr. 1954]
Pamja e të dobëtëve dhe ndihma e Zotit
Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Ka disa njerëz, të cilët duken të leckosur, me flokë të prishur e të pluhurosur. Dyert mbyllen për ta nga përbuzja. Mirëpo, kur betohen në emër të Allahut, Allahu e plotëson fjalën e tyre (ndihma e Tij është me ta)”.
[Sahih el-Muslim, kitab “El-Xhen-neh”, bab “En-Naru jedkhuluhal-xheb-barune vel-xhen-netu jedkhuluhad-du’afau”, hadithi nr. 6836]
Nga vie ndihma dhe furnizimi i Zotit?
Hazret Ebu Derda r.a. rrëfen se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë:
“Më kërkoni mua në mes të dobëtëve. Vërtetë, ju furnizoheni dhe ndihmoheni përmes të dobëtëve (nëse do t’i ndihmoni ata, ndihma vie prej Zotit)”.
[Xhamiu et-Tirmidhi, kitab “El-Xhihad”, bab “Ma xhae fil-istiftahi bisa’alikil-muslimine”, hadithi nr. 1702]