Islami dhe bazamentet (kushtet) e tij

Islami ka pesë kushte
Hazret Ibn Omeri r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:
“Islami bazohet mbi pesë shtylla: të dëshmuarit se s’ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, shkuarja në haxh dhe agjërimi në muajin e Ramazanit”.
[Sahih el-Buhari, kitab “El-Iman”, bab “El-Kavlun-nebijj s.a.v.s. bunijel-islamu ‘ala khamsin”, hadithi nr. 8]
Islami dhe kushtet e besimit
Hazret Omer ibn Hatabi r.a. rrëfen:
“Ishim me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., kur erdhi një njeri i veshur me rroba shumë të bardha dhe kishte flokë të zinj. Ai nuk kishte shenja të udhëtimit e as nuk njihej nga asnjëri prej nesh. Ai erdhi dhe u ul pranë Profetit të shenjtë s.a.v.s., ashtu që gjunjët e tij i preknin gjunjët e Profetit të shenjtë s.a.v.s. dhe më pas i tha: ‘O Muhamed! Çka është besimi’? Profeti i shenjtë s.a.v.s. iu përgjigj: ‘Besimi është ta besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, profetët e Tij, Ditën e Gjykimit dhe Tekdirin – (ligjin Hyjnor lidhur me të mirën e të keqen)”.
[Xhamiu et-Tirmidhi, kitab “El-Iman”, bab “Ma xhae fi vasfi Xhibrile lin-nebijji s.a.v.s….”, hadithi nr. 2610]