Smira

Smira është burim ngatërresash
Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Mos u bëni smirëzi me njëri-tjetrin. Mos i prishni marrëveshjet e njëri-tjetrit. Mos e urreni njëri-tjetrin dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. Mos ndërhyni në pazarin e dy palëve që kanë arritur ujdinë. Bëhuni shërbëtorë të vërtetë të Allahut duke u bërë vëllezër me njëri-tjetrin. Muslimani është vëlla i muslimanit tjetër.
Ai nuk i bën padrejtësi, nuk e nënçmon e as nuk e poshtëron atë. Këtu është devotshmëria’, dhe Profeti duke bërë shenjë kah gjoksi i vet, i përsëriti tri herë këto fjalë. Mandej tha: ‘Për shkatërrimin e njeriut mjafton që ta nënçmojë vëllanë e tij musliman. Gjaku, pasuria dhe nderi i një muslimani është i ndaluar për muslimanin tjetër”.
[Sahih el-Muslim, kitab “El-Ber-ri ves-sileh vel-adab”, bab “Tahrimi dhulmil-muslimi ve khadhlihi”, hadithi nr. 6219]
Lakmia i shkatërron veprat e mira
Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:
“Ruhuni nga smira, sepse ajo i djeg veprat e mira, ashtu siç djeg zjarri drurin dhe kashtën”.
[Sunen Ebu Davud, kitab “El-Edeb”, bab “Fil-Hasedi”, hadithi nr. 4903]