Mendjemadhësia dhe gënjeshtra (rrena)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Mendjemadhësia dhe gënjeshtra (rrena)

hadithe te zgjedhura

Mendjemadhësia, armiku më i madh i besimtarit

rrenaHazret Abdullah ibn Mes’udi r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:

Nuk do të hyjë në Xhenet ai, i cili ka një grimë mendjemadhësi në zemrën e tij. Një njeri pyeti: ‘Me të vërtetë njeriu dëshiron të ketë rroba e këpucë të bukura!’ Profeti i shenjtë s.a.v.s. u përgjigj: ‘Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë. Mendjemadhësi është të mohuarit e së vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve’”.

[Sahih el-Muslim, kitab “El-Iman”, bab “Tahrimil-kibri ve bejanihi”, hadithi nr. 164]

Rrena i ka këmbët e shkurtëra

rrenaHazret Abdullahu r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Ju duhet të ndiqni të vërtetën, se e vërteta e shpien njeriun kah virtyti dhe virtyti e çon atë në Xhenet. Kur njeriu flet të vërtetën, vjen koha kur ai nga Allahu konsiderohet njeri i vërtetë. Ruhuni nga gënjeshtra (rrena), sepse gënjeshtra e shpien njeriun kah mëkati dhe mëkati e çon atë në Xhehenem. Kur njeriu flet gënjeshtra dhe e bën atë shprehi, vjen koha kur ai nga Allahu konsiderohet gënjeshtar”.

[Sahih el-Muslim, kitab “El-Ber-ri ves-sileh vel-adab”, bab “Kubhil-kedhibi ve husnis-sidki ve fadlihi”, hadithi nr. 6309]

Gënjeshtra është ves i keq

rrenaHazret Ebu Bekri r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“‘A t’ju tregoj rreth mëkateve të mëdha?’ ‘Patjetër, o i Dërguari i Allahut’ thamë ne. Profeti i shenjtë s.a.v.s. tha: ‘T’ia shoqërosh dikë si partner Allahut dhe të jesh i padëgjueshëm ndaj prindërve’. Profeti i shenjtë s.a.v.s., që ishte i mbështetur në atë çast në jastëk, u ul drejt dhe filloi të thoshte: ‘Kujdes nga të folurit gënjeshtra (rrena)!’, ai i përsëriti këto fjalë aq shumë herë sa që ne deshëm që ai të heshtte”.

[Sahih el-Buhari, kitab “El-Edeb”, bab “‘Ukukul-validejni minel-kebairi”, hadithi nr. 5976]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp