(1) Hazret Zijad Ibni ‘Ilaka r.a. na përcjell këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:
O Allah! Më mbro nga të këqijat e veseve, të veprave dhe të dëshirave![1]
(2) Hazret Ebu Hurejre r.a. na tregon këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:
O Allah! Më mbro nga përçarja, nga hipokrizia dhe nga veset e këqija.[2]
(3) Hazret Abdullah Ibni Amri r.a. thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bënte këtë lutje:
O Allah! Më mbro nga zemra që nuk përgjërohet, nga lutja që nuk dëgjohet, nga nefsi që nuk ngopet, nga dija që nuk më bën dobi! Mbromë nga këto të katërta![3]
(4) Hazret Umi Ma’bedi r.a. tregon se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke bërë këtë lutje:
O Allah! Ma pastro zemrën nga hipokrizia, veprën nga dukja, gjuhën nga gënjeshtra, syrin nga tradhtia, sepse Ti e di tradhtinë e syve, si dhe atë që e fshehin zemrat.[4]
[1]. Xhami‘u et-Tirmidhi, kitab “Ed-Da’vat”, bab “Du‘ai Ummi Seleme”, hadithi nr. 3591.
[2]. Sunen Ebi Davud, kitab “El-Vitr”, bab “Fil-Isti‘adheti”, hadithi nr. 1546.
[3] Xhami‘u et-Tirmidhi, kitab “Ed-Da’vat”, hadithi nr. 3482.
[4] ‘Alauddin el-Mutteki el-Hindi, “Kenzul-‘Ummal”, vëll. II, botues: “Muessesetur-Risaleh”, Bejrut, 1405 h./ 1985, fq. 184, hadithi nr. 3660.