7 zakonet e njerëzve me efektivitet të lartë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
zhvillimi personal

Përmbledhje libri

Libri 7 zakonet e njerëzve me efektivitet të lartë   është shkruar nga Stephen Covey (Stifen Kove).

Është një libër bestseller dhe më shumë se 15 milionë kopje të tij janë shitur. Konsiderohet si një nga librat më me ndikim të shekullit 20-të. Ky libër flet për ndryshimin, pra të ndryshosh veten për t’u bërë më efektiv në çdo fushë të jetës. Autori shpjegoi 7 zakonet themelore të njerëzve më të suksesshëm. Ai beson se mënyra se si ne e shohim botën bazohet tërësisht në perceptimet tona. Nëse duam të ndryshojmë botën, duhet ta fillojmë ndryshimin nga vetja. Dhe ndryshimi do të fillojë pasi ne të ndryshojmë perceptimin tonë. Këtu janë 7 zakonet e njerëzve me efektivitet të lartë:

1. Jini proaktivë

Mahatma Gandhi tha:

Ata nuk mund të marrin vetë-respektin tonë, nëse ne nuk ua japim atyre.

Zakoni i parë që Stephen Covey na përshkruan është të jemi proaktivë. Ky është një instinkt natyror që bën dallimin mes nesh dhe kafshëve. Është aftësia për të vlerësuar ekzistencën tonë dhe për të vendosur se si mund t’i drejtohemi një problemi të caktuar në një situatë të caktuar me një gjendje të caktuar.

Me fjalë të thjeshta, mund të themi: duhet të jesh proaktiv në mënyrë që të jesh efektiv. Nëse nuk kemi njerëz të tillë, kemi njerëz reaktivë. Ata janë njerëzit që hedhin faje dhe pretendime. Ata thjesht nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveç fajësimit të të tjerëve. Ata mendojnë se problemi është me botën e jashtme, por në të vërtetë ky mendim i tyre është problemi kryesor.

Stephen Covey përkufizon fjalën përgjegjësi: “aftësi për t’u përgjigjur” – aftësi për të zgjedhur përgjigjen tuaj. Ai më tej thotë se njerëzit me efektivitet shumë të lartë e njohin këtë përgjegjësi dhe ata nuk fajësojnë rrethanat, kushtet ose kushtëzimin e sjelljes së tyre. Ai thotë se sjellja e tyre është një produkt i zgjedhjes së vetëdijshme të tyre, bazuar në vlera, e jo një produkt i kushteve të tyre bazuar në ndjenja.

2. Filloni, duke menduar fundin

Oliver Wendell Holmes tha:

Ajo që qëndron pas nesh dhe ajo që qëndron para nesh janë gjëra të vogla, në krahasim me ato që qëndrojnë brenda nesh.

Zakon i dytë sugjeron që duhet të dini destinacionin përpara se të filloni udhëtimin tuaj. Është për të ditur se ku doni të shkoni në jetë. Shumë njerëz arrijnë fitore dhe lartësohen në grada. Ka njerëz që kanë arritur të fitojnë edhe të ardhura të larta dhe burime të shumta, por nuk janë të qartë për destinacionin e tyre. Ata i lënë shpirtrat e tyre të notojnë në qiell. Ata nuk kanë një imazh të qartë të përfundimit të tyre. Stephen Covey e përshkruan këtë në një mënyrë shumë interesante, duke përshkruar funeralin e vet. Ai na thotë të imagjinojmë funeralin tonë dhe të dëgjojmë të tjerët se çfarë thonë ata? Si ju kujtojnë ata?

Prandaj, së pari vendosni se çfarë doni të bëheni kur të rriteni? Vendosni dhe pastaj bëhuni ai. Imagjinoni destinacionin tuaj sepse duke pasur destinacionin në mendje, mund të ndiqni rrugën e duhur që nga dita e parë. Shanset për humbjen tuaj janë minimale. Identifikoni rolet dhe synimet tuaja.

3. Vendosni gjërat e para në radhën e parë

Johan Volfgang Gëte tha:

Gjërat që kanë më shumë rëndësi, kurrë nuk duhet të jenë në mëshirë të gjërave që kanë më pak rëndësi.

Zakon i dytë ka të bëjë me përcaktimin e synimeve tuaja. Tani është koha t’i zbatoni ato sipas përparësisë së tyre. Kjo është ajo që zakoni numër 3 flet. Ju sugjeron të vendosni gjërat e para në vendin e parë. Do të thotë që duhet t’u kushtojmë përparësi veprimeve tona të përditshme. Duhet të bëni një grafik dhe të vendosni gjërat më të rëndësishme së pari, dhe më pas më pak të rëndësishmet. Për të qenë efektiv, gjithmonë duhet t’u japim përparësi prioriteteve. Stephen Covey thotë se çelësi është jo të përcaktoni përparësitë nga ato që keni në programin tuaj, por të planifikoni përparësitë tuaja.

Kategorizoni synimet tuaja, sepse kjo sigurisht do t’ju lehtësojë punën. Për të qenë efektiv, duhet t’u jepni përparësi gjërave në bazë të vlerave të tyre, e jo në bazë të dëshirave tuaja personale.

Stephen Covey prezanton një kuadrat kohor, në të cilin ai kategorizon të gjitha aktivitetet bazuar në dy faktorë: urgjent dhe të rëndësishëm. Duhet të shpenzoni për detyra jo urgjente, pra të rëndësishme. Në këtë mënyrë, ju nganjëherë do të përballeni me raste urgjente.

4. Mendoni për metodën fitoj-fiton

Edwin Markham tha:

Ne i jemi përkushtuar rregullit të artë në kujtesë; le t’i përkushtohemi këtij rregulli në jetë.

Ky zakon ka të bëjë me bashkëpunimin dhe përfitimin e ndërsjellë. Të dy fitojnë, askush nuk është humbës. Metoda fitoj-fiton (Win-Win) mund të aplikohet vetëm kur përfshihen dy ose më shumë se dy palë. Pra, duhen të paktën dy persona. Është ideja për 50.50. Duke përcaktuar metodën fitoj-fiton, Stephen Covey thotë:

““Fitoj-fiton” do të thotë që marrëveshjet ose zgjidhjet janë të dobishme reciprokisht, dhe të kënaqshme reciprokisht. “Fitoj-fiton” sheh jetën si një bashkëpunim dhe jo si një arenë konkurruese.”

Ai më tej thotë se “Fitoj-fiton” nuk është një teknikë, por është një filozofi tërësore e bashkëveprimit njerëzor.

Ai shpjegon se ekzistojnë 6 paradigma të bashkëveprimit njerëzor.

  1. Fitoj-fiton
  2. Fitoj-humb
  3. Humb-fiton
  4. Humb-humb
  5. Fitoj
  6. Fitoj-fiton ose s’ka marrëveshje.

Mënyra më e mirë është krijimi i situatës fitoj-fiton. Me opsionin fitoj-humb ose humb-fitoj, njëri patjetër do të jetë në humbje. Opsioni Fitoj-fiton ose s’ka marrëveshje duhet të konsiderohet opsioni rezervë më i përshtatshëm. Stephen thotë:

“Për të shkuar me opsionin “fitoj-fiton”, ju jo vetëm që duhet të jeni i sjellshëm, por edhe i guximshëm.”

5. Më shumë përpiquni të kuptoni tjetrin, sesa të kuptoheni nga ai

Blaise Pascal tha:

“Zemra ka arsyet e veta, për të cilat arsyeja nuk di asgjë.”

Zakoni i pestë ka të bëjë me komunikimin. Ky është parimi themelor i komunikimit efikas. Autori thotë që ne dëgjojmë një folës dhe bëjmë mendjen që e kemi kuptuar, ndërsa nuk e kemi kuptuar. Ne as nuk lejojmë që folësi të përfundojë fjalën e tij. Stephen dëshiron të na tregojë se ne të gjithë jemi të patrajnuar në dëgjim. Jemi shumë të varfër në të dëgjuarit. Stephen Covey thotë:

“Keni shpenzuar vite të jetës suaj duke mësuar se si të lexoni dhe si të shkruani, dhe vite duke mësuar se si të flisni. Po çfarë keni bërë për dëgjimin? ”

Ai më tej thotë se përpjekja për të kuptuar kërkon vëmendje; kurse përpjekja për t’u kuptuar kërkon guxim.

6. Sinergjia ose bashkëpunimi

Në fjalimin e tij inaugurues Presidenti George H. W. Bush tha:

“Unë marr si udhëzues shpresën e një njeriu të shenjtë: bashkimi në gjërat kritike, diversiteti në gjërat e rëndësishme, bujaria në të gjitha gjërat.”

Kjo quhet sinergji (synergy). Termi sinergjia vjen nga greqishtja e lashtë, nga fjala συνεργία sinergia nga sinergos, συνεργός,  që do të thotë “bashkëpunim”.

Ideja themelore e zakonit numër 6 është që kur punojmë në grup, arrijmë më shumë sesa mund të arrijmë veç e veç. Shikoni, bashkëpunimi ose sinergjia është kudo në natyrë. Dhe kjo patjetër ndihmon në aktivitetet tona të përditshme, apo jo? Stephen na thekson që të sjellim sinergji për të qenë më bashkëpunues dhe produktiv. Është faza e dytë e filozofisë “fitoj-fiton”. Ka një thënie në nën-kontinentin indian: 1 është i barabartë me 1, por 1 plus 1 është i barabartë me 11. Kështu funksionon sinergjia. Kjo ju lejon të hapni mundësi të reja. Ju urdhëron të punoni si grup dhe të përfitoni sa më shumë prej tij. Sinergjia është mënyra më e mirë për të zgjidhur punët më të ndërlikuara.

7. Mprihni sharrën

Bruce Barton tha:

“Nganjëherë kur marr parasysh se çfarë pasojash të jashtëzakonshme vijnë nga gjërat e vogla …., tundohem të mendoj … nuk ka gjëra të vogla.”

Zakoni numër 7, zakoni i fundit, ka të bëjë me ripërtëritjen ose përkushtimin e kohës ndaj vetvetes. Pra, të përkushtoni pak kohë për të freskuar veten fizikisht, shpirtërisht, mendërisht dhe në aspektin shoqëror. Stephen Covey përshkruan katër dimensione të ripërtëritjes:

  1. Dimensioni fizik: Ka të bëjë me kujdesin për trupin tuaj duke ngrënë mirë, duke fjetur mirë dhe duke bërë disa ushtrime për të qëndruar i shëndetshëm.
  2. Dimensioni shpirtëror: Qëllimi i këtij dimensioni është t’i jepni shpirtit tuaj vlera të udhëheqjes, duke praktikuar meditimin e përditshëm, duke komunikuar me natyrën dhe duke u humbur në muzikë.
  3. Dimensioni mendor: Ka të bëjë me shëndetin mendor dhe shkëlqimin e tij. Kjo mund të bëhet duke lexuar libra dhe letërsi ose duke ndjekur ndonjë përmbajtje informuese.
  4. Dimensioni shoqëror: Qëllimi i këtij dimensioni është të krijoni lidhje kuptimplote. Kjo mund të arrihet duke kuptuar deri në thellësi njerëzit e tjerë dhe duke kontribuuar në projekte që mund të përmirësojnë jetën e njerëzve të tjerë.

SHËNIM: Jo çdo pikë e këtij postimi përfaqëson pikëpamjet zyrtare të kësaj Uebfaqeje. Faleminderit.

LEXONI TEMA TË NGJASHME:

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp