9 Sjellje toksike që mund të shkatërrojnë jetën tuaj | Zhvillimi personal
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

9 Sjellje toksike që mund të shkatërrojnë jetën tuaj

COO Alislam.org
sjelljet toksike zhvillimi personal

Ka disa sjellje “toksike” që tentojnë t’ju marrin lumturinë dhe gëzimin tuaj dhe ta zëvendësojnë atë me ankth, stres, zemërim dhe shumë ndjenja të tilla. Sjellje të tilla nuk bëjnë asgjë të mirë për ju, përkundrazi, ju dobësojnë dhe ju shkaktojnë vuajtje. Këto sjellje shkaktojnë dukuri negative në shëndetin tuaj mendor dhe nuk ju bëjnë të lumtur. Ju as nuk e kuptoni sjelljen tuaj derisa, ajo jua bën skëterrë jetën tuaj dhe të tjerëve që jetojnë me ju. Ju madje mund të mos dalloni fare “sjelljet tuaja toksike”.

Shumica prej nesh në një moment të jetës përjeton një lloj të sjelljeve toksike. Ndonjëherë jeni ju që shkaktoni prishjen e marrëdhënieve, miqësive dhe familjeve me sjelljet tuaja toksike, dhe kur nuk jeni ju, është sjellja e tjetrit që mund t’u japë fund marrëdhënieve.

Ne nuk jemi perfekt dhe lajmi i mirë është se nuk kemi nevojë të jemi. Pra, jemi njerëz e nuk jemi engjëj. Në çdo moment të jetës sonë ne bëjmë gabime dhe marrim vendime të gabuara. Shpesh u themi të dashurve tanë gjëra që mund t’i lëndojnë ata dhe që vështirë të kthehen mbrapsht.

Pra, kështu janë njerëzit. Ne i bëjmë rrëmujë gjërat, mësojmë në çdo hap të jetës. Nëse lëndoni dikë me fjalët ose veprimet tuaja dhe pastaj pendoheni shumë, atëherë nuk jeni një person toksik. Personat toksikë janë të tjerë njerëz. As nuk u intereson se kë lëndojnë. Ata kurrë nuk vetëreflektojnë. Të jesh toksik është zgjedhja jote. Në këtë artikull, unë do të përshkruaj disa sjellje toksike, të cilat nëse i keni, do t’ju bëjnë një person më negativ dhe më toksik. Vazhdoni më poshtë për t’i lexuar të gjithë!

1. Vesi i gënjeshtrës

Marrëdhëniet ndërtohen me besim. Pavarësisht nga marrëdhënia, të gjitha llojet e marrëdhënieve kanë nevojë për besim për t’u ruajtur. Gënjeshtrat mund të shkatërrojnë marrëdhëniet tuaja. Kjo është një nga sjelljet më toksike që mund të ketë dikush. Duhet të jeni i sinqertë. Ndershmëria ndonjëherë mund të jetë e vështirë, por ajo është e nevojshme për të forcuar marrëdhëniet dhe lumturinë tuaj.

Gënjeshtarëve nuk mund t’u besohet kurrë. Gënjeshtrat nuk mbeten kurrë të mbuluara. Në ndonjë moment të caktuar, gënjeshtrat tuaja do të zbulohen dhe pasojat mund të jenë më të këqijat. Gjithmonë flisni të vërtetën edhe nëse do t’ju dëmtojë ju. Kjo është 100% më e mirë se gënjeshtra. Ju kurrë nuk do të jeni në paqe me veten nëse gënjeni ndokënd. Njerëzit gjithashtu mund të gënjejnë veten e tyre, por gënjeshtrat e tyre kurrë nuk i bëjnë dot të lumtur.

2. Të qenët egoist

Egoizmi vetëm mund t’i bëjë njerëzit të qëndrojnë larg jush. Egoizmi mund t’ju bëjë personin më të keq. Njerëzit që dikur janë kujdesur për ju, kurrë nuk do të kujdesen për ju në të ardhmen. Nëse vazhdoni të përqendroheni vetëm në interesin dhe dëshirat tuaja, kjo çon në shkatërrimin e respektit dhe të besimit që keni në marrëdhëniet me të tjerët.

3. Mashtrimi i të tjerëve

Ky është vetëm një zakon tjetër i keq. Mashtruesit nuk mund t’i besohet kurrë. Nëse keni mashtruar në provime, në një marrëdhënie ose në pjesë tjera të jetës. Kjo nuk do t’i japë mendjes tuaj asnjë përfitim, por në jetën afatgjatë do t’ju ndjekë. Kjo do ta bëjë mendjen tuaj të ndjehet sikur ka rënduar mbi kokën tuaj për pjesën e mbetur të jetës.

4. Gjykimi i të tjerëve në një mënyrë të keqe

“Kur gjykoni të tjerët, nuk i përkufizoni ata, por e përkufizoni vetveten.” Gjykimi është një zgjedhje. Ato janë dy llojesh. Pozitive dhe negative. Pozitiviteti kurrë nuk dëmton askënd tjetër dhe as ju. Por … gjykimi i karakterit të dikujt në një mënyrë të gabuar nuk është kurrë i pranueshëm. Mos gjykoni të tjerët pa ndonjë arsye, përndryshe do të gjykoheni edhe ju nga të tjerët. Asnjëherë mos i gjykoni të tjerët që thjesht të ndiheni të kënaqur. Ky gjykim do t’ju dëmtojë më shumë ju sesa personin që gjykoni.

5. Xhelozia

Kur ndiheni xheloz, po besoni se personi tjetër është më i mirë se ju dhe në një vend më të mirë në jetë. Xhelozia është një lloj frike se nuk jeni mjaftueshëm i mirë. Është një gjë mjaft e tmerrshme. Është si një cikël. Sa më shumë që ta ndieni xhelozinë, aq më shumë ajo do të shkatërrojë jetën tuaj. Mos u bëni xheloz për atë që tjerët kanë dhe juve ju mungon.

Xhelozia është një emocion normal njerëzor. Jeni ju që e bëni këtë të tmerrshme. Nëse xhelozia juaj është thjesht një pasiguri, kjo mund të jetë mirë. Por nëse xhelozia juaj është si: “pse ai / ajo po arrin sukses” ose “pse po vlerësohet dhe jo unë”, ky lloj xhelozie është gjëja më e keqe që mund të bëni për veten dhe të tjerët.

6. Gjithmonë fajësoni të tjerët për gabimet tuaja

Ndaloni së fajësuari të tjerët. Pranoni gabimet tuaja. Njerëzit ndihen shumë rehat duke fajësuar të tjerët. Kjo nuk është sjellje normale njerëzore për ta zhvendosur barrën e gabimeve tuaja tek personi tjetër. Kur kryejmë ndonjë gabim, duhet shumë guxim për t’u ngritur në këmbë dhe për ta pranuar atë. Është e lehtë t’ia ngecësh të gjitha personit tjetër. Jini të fortë për të pranuar gabimet tuaja. Mësoni të kërkoni falje dhe të mësoni nga gabimet tuaja sesa të fajësoni të tjerët.

7. Mbajtja e të gjitha gjërave përbrenda

Flisni. Flisni kur nuk jeni dakord me personin tjetër. Nuk janë vetëm veprime të këqija që e bëjnë jetën tonë toksike, por është kur i mbani të gjitha brenda vetes. Po dëmtoni mirëqenien tuaj. Mos lejoni që të tjerët t’ju diktojnë. Jeta juaj nuk duhet të detyrohet. Ju keni të drejtë të merrni parasysh ndjenjat dhe mendimet tuaja. Ne nuk mund të jemi dakord me të gjithë gjatë gjithë kohës. Ka raste kur duhet të flasim për të drejtat tona. Prandaj përmbahuni edhe kësaj pike.

8. Mos kujdesja e duhur për veten tuaj

sjelljet toksike zhvillimi personalKjo është një sjellje krejt e qartë. Ju me siguri jeni duke e bërë. Neglizhenca ndaj vetvetes mund të çojë në pakënaqësi afatgjatë. Pavarësisht nëse ka të bëjë me kujdesin për trupin tuaj apo për gjendjen tuaj mendore. Vetëm të ndiheni fajtorë për të mos u kujdesur si duhet nuk do ta ndryshojë lojën. Ju duhet të kujdeseni për veten tuaj fizikisht dhe mendërisht. Përndryshe mund të ndikojë dhe dëmtojë jetën tuaj afatgjatë.

Kjo është aq e rëndësishme që edhe në Librat e Shenjtë përmendet kjo si porosi:

“Keni përgjegjësi mbi veten tuaj!”,[1]

thotë Kurani i Shenjtë. Pra, qenia juaj, jeta juaj, veprat tuaja, gjestet dhe mendimet tuaja të gjitha e kanë një përgjegjësi.

9. Përdorimi i tepërt i teknologjisë

sjelljet toksike zhvillimi personalShumica e risive të fundit janë të dobishme e të padëmshme. Jemi ne që i kemi bërë ato të dëmshme. Përdorimi i tepërt i çdo gjëje është i dëmshëm dhe shkatërrues. Si jeta e sotme, pjesën më të madhe të kohës së çmuar e kalojmë duke luajtur video lojëra ose duke parë rrjete sociale. Kjo po ndikon keq në jetën tonë. Pra, duhet ta mbajmë nën kontroll, përndryshe ato do të kontrollojnë jetën tonë. Telefonin dhe pajisje të tjera inteligjente nëse i përdorim kot, ato kapërcejnë kufirin e tyre për t’u bërë të dëmshme për jetën tonë.

Kurani i Shenjtë thotë:

“Besimtarët e vërtetë janë që u ruhen gjërave të kota.”[2]

Shpresoj se keni marrë disa këshilla të çmuara sot. Gjithmonë mbani nën kontroll sjelljet tuaja në ndryshim. Bëhuni të lumtur, qëndroni të lumtur. Nëse keni ndonjë pyetje, na tregoni në seksionin e komenteve më poshtë. Faleminderit!

LEXONI:


[1] Kurani i Shenjtë 5:106.
[2] Kurani i Shenjtë 23:4.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp