Dy rrugë për të gjetur sukses
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Parathënie
  2. Hapja
  3. Mënyra për të arritur njohjen e Zotit
  4. Dëgjoni me vëmendje
  5. Lutja, përpjekjet dhe tregimi i një dervishi
  6. Kur mund të sjellë fryt lutja pa përpjekje?
  7. Përpjekjet e duhura janë kusht për të pasur sukses
  8. Tri kërkesa për njohjen e Zotit
  9. Një akuzë që ngrihet kundër fesë Islame dhe përgjigjja ndaj saj
  10. Dy rrugë për të gjetur sukses
  11. Njohja e Zotit ka lidhje me zemrën, e jo me gjuhën
  12. Mjetet për ta zbuluar qenien e Zotit – Krijo ngjashmëri me Të
  13. Krijoni atributet e Zotit në veten tuaj
  14. Mënyrat për të krijuar atributet e Zotit brenda vetes
  15. Më së pari, duhet t’i dini atributet e Zotit
  16. Si mund të arrijmë atributet e vërteta të Zotit?
  17. Si mund të dallosh të mirën dhe të keqen?
  18. Tri kategoritë e të mëkatuarit
  19. Trajtimi mjekësor i disa sëmundjeve shpirtërore
  20. Ilaçi për të shpëtuar nga mëkatet
  21. Kushti i parë për ta njohur Zotin është pendesa
  22. Shtatë elemente të rëndësishme të pendesës
  23. Këshilla të rëndësishme për të pastruar llogarinë e vjetër dhe për të bërë mirësi në të ardhmen
  24. Vlera e mendimit
  25. Një tregim i bukur
  26. Metoda e dytë për pastrimin shpirtëror
  27. Metoda e tretë për të pasur atributet Hyjnore
  28. Metoda e katërt dhe e pestë
  29. Njohja e Zotit: Metoda e gjashtë dhe kontrolli
  30. Tri nënkategori të kontrollit të pjesshëm
  31. Katër grupe të veprave të mira
  32. Një mënyrë e lehtë për të kontrolluar veprat
  33. Realiteti i përgojimit
  34. Si mund të njohim përkufizimet e gjynaheve të ndryshme?
  35. Njohja e Zotit: Metoda e shtatë, e teta, e nënta dhe e dhjeta
  36. Ngjarja e një njeriu të Zotit
  37. Qëndrueshmëria është e domosdoshme për lutjen
  38. Dallimi midis vetëpëlqimit dhe vlerësimit të vetvetes
  39. Njohja e Zotit: Metoda e njëmbëdhjetë dhe një tregim i bukur
  40. Nivelet e njohjes së Zotit
  41. Rreth autorit
Related Contents from Topics
ftese rruga

Në çdo punë ka dy rrugë për të arritur sukses. E para është rruga e zakonshme. Për shembull për të fituar dijen nxënësi duhet të frekuentojë shkollën dhe duhet të ndjekë kursin e mësimeve që është i caktuar nga shkolla. E dyta është rruga e veçantë, të cilën duke e ndjekur për një kohë të shkurtër njeriu mund ta arrijë atë që kërkon. Për shembull, nëse i mëson formulat e algjebrës, mund të punosh mirë me atë lëndë. Ose si puna e shitësit që përvetëson disa taktika të shpejta për të bërë llogaritje dhe e mbaron punën shpejt. Pra, ka edhe mjete dhe rrugë të veçanta, përmes të cilave punët i përfundon më shpejt sesa me rrugët e zakonshme. Ky ligj ekziston edhe në sferën materiale, edhe në atë shpirtërore. Por një gjë duhet ta kemi parasysh se taktikat e veçanta mund t’ju hyjnë në punë vetëm atëherë kur t’i dini edhe rrugët e zakonshme, sepse taktikat janë vetëm për ta përfunduar punën sa më shpejt e jo për ta arritur qëllimin ashtu siç duhet.

Sot do t’ju tregoj vetëm rrugët e zakonshme e jo taktikat, pasi ajo është një temë më vete. Veç kësaj, nëse nuk i dini taktikat, nuk ju prish punë aspak. Edhe pse ato na mundësojnë të bëjmë punët më shpejt, por ato mund t’i shfrytëzojmë vetëm atëherë kur i dimë mirë metodat e zakonshme. Prandaj është e nevojshme që metodat e zakonshme t’i mësoni më së pari e të filloni t’i praktikoni e pastaj kur t’ju nevojitet të përfundoni punën më shpejt, mund t’i zbuloni edhe taktikat. Nëse Zoti do të më mundësojë, do t’i përmend edhe ato ndonjëherë tjetër.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem