
Më së pari dëshiroj t’ju këshilloj për mënyrën e përpjekjeve. Duhet të kuptoni mirë se për të arritur çdo gjë, ka mjete dhe rrugë të veçanta. Për sa kohë që nuk i përdorim ato mjete, asgjë nuk mund të arrihet. Disa njerëz thonë se përmes lutjes arrihet Zoti. Padyshim lutja është një mjet shumë i fortë, por ajo do edhe disa gjëra të tjera, pa të cilat nuk mund të pranohet. Për shembull nëse ndonjëri martohet dhe pa shkuar te gruaja e tij, ditë e natë lutet që të ketë fëmijë, a mund të plotësohet lutja e tij? Kurrsesi jo.
Tregimi i një dervishi
Për një njeri të Zotit përmendet në literaturë që dikush kishte shkuar tek ai dhe i kishte kërkuar që të lutet që ai të ketë fëmijë. Pasi ia bëri këtë kërkesë, u nis të largohej. Dervishi e pyeti: “Ku po shkon?” “Po shkoj jashtë vendit për të gjetur punë”, u përgjigj ai. Dervishi i tha: “Nëse ti do të shkosh për punë, si mund të pranohet lutja ime?”
Pra, derisa nuk përdorim mjetet e duhura, lutja nuk mund të sjellë rezultat.