Hazret Ebu Umame Bahli r.a. rrëfen: “Njëherë i thamë të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: Ju keni bërë kaq shumë lutje, të cilat ne nuk mund t’i mbajmë mend. Si duhet të veprojmë?” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Do t’ju mësoj një lutje të përsosur:
O Allah! Të kërkojmë çdo të mirë që të ka kërkuar Profeti Yt, Muhammedi s.a.v.s.. Të kërkojmë mbrojtje nga çdo e keqe, nga e cila të ka kërkuar mbrojtje Profeti Yt, Muhammedi s.a.v.s.. Vetëm Ti je Ai prej të cilit kërkohet ndihmë. Ty duhet të të lutemi. Sundim dhe fuqi s’ka askush tjetër, përveç Allahut.[1]
[1]. Xhami‘u et-Tirmidhi, kitab “Ed-Da’vat”, hadithi nr. 3521.