
Sipas Hazret Abasit r.a., i Dërguari i Allahut s.a.v.s. shpesh bënte këtë lutje:
O Zoti im! Më përkrah dhe mos përkrah (askënd) kundër meje! Më ndihmo dhe mos ndihmo (askënd) kundër meje! Më organizo dhe mos organizo (askënd) kundër meje! Më udhëzo dhe ma bëj të lehtë udhëzimin! Më ndihmo kundër atij që bëhet armiku im! O Zoti im! Më bëj mirënjohës ndaj Teje, përkujtues Tëndin, të druajtur prej Teje, të bindur ndaj Teje, përgjërues pranë Teje, zemërbutë dhe të anuar nga Ti! O Zoti im! Më prano pendesën! Më laj mëkatet! Përgjigju lutjes sime! Më forco argumentin! Më drejto gjuhën! Më udhëzo zemrën dhe më pastro vrerin e kraharorit tim! (Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab di duain-Nebij s.a.v.s.).