Lutja e popullit të Musait a.s. për pendesë

Gjatë mungesës së Hazret Musait a.s., bijtë e Izraelit e bënë viçin Zot. Kur u kthye, Hazret Musai a.s. qortoi vëllanë e tij, Harunin, si dhe popullin e tij. Populli u pendua dhe bëri një lutje, të cilën mund ta quajmë “Lutja e popullit të Musait a.s. për pendesë”:
لَئِنۡ لَّمۡ یَرۡحَمۡنَا رَبُّنَا وَ یَغۡفِرۡ لَنَا لَنَکُوۡنَنَّ مِنَ الۡخٰسِرِیۡنَ
Zoti ynë, nëse nuk na mëshiron e nuk na fal, ne përnjëmend do të jemi të humbur.[1]
[1]. Kurani Famëlartë 7:150.