Nëna e besimtarëve, Hazret Ummu Seleme r.a., na përcjell këtë lutje të përsosur të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:
O Allah! Të kërkoj kërkesën më të mirë, lutjen më të mirë, suksesin më të mirë, veprën më të mirë, shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë dhe vdekjen më të mirë! Më bëj të qëndrueshëm! Jepu peshë veprave të mia! Vërteto besimin tim! Lartëso statusin tim! Pranoje namazin tim! Më fal gjynahet e mia! Të kërkoj status të lartë në xhenet! (Amin!)
O Allah! Të kërkoj nismat e mirësisë, kurorëzimet e saj, mbledhjet e saj, fillimin e saj, fundin e saj, të jashtmen e saj dhe brendinë e saj dhe status të lartë në xhenet! (Amin!)
O Allah! Të kërkoj të më lartësosh emrin, të më lehtësosh barrën, të më rregullosh çështjen, të më pastrosh zemrën, të më mbrosh organin gjenital, të më ndriçosh zemrën dhe të më falësh mëkatin! Të kërkoj status të lartë në xhenet! (Amin!)
O Allah! Të kërkoj të bekosh dëgjimin tim, shikimin tim, shpirtin tim, trupin tim, moralin tim, familjen time, jetën time, vdekjen time, veprën time dhe të kërkoj të pranosh veprat e mia të mira! Të kërkoj status të lartë në xhenet! (Amin!)[1]
[1]. El-Hakim en-Nisaburi, “El-Mustedrek ‘ala es-sahihajn”, vëll. 1, shtëpia botuese “El-kutub el-‘ilmijje”, Bejrut, 1422 h./ 2002, kitab “Ed-du‘a vet-tekbir vet-tehlil vet-tesbih vedh-dhikr”, hadithi nr. 1911, fq. 701.