Lutje për të kërkuar mëshirë dhe falje

Duke harruar porosinë e Zotit, Hazret Ademi a.s. shijoi pemën e ndaluar. Atëherë Zoti i Madhërishëm i mësoi një lutje dhe kur Hazret Ademi e tha atë, Zoti iu kthye dhe tregoi mëshirë ndaj tij.[1] Ajo lutje është:
رَبَّنَا ظَلَمۡنَاۤ اَنۡفُسَنَا ٜ وَ اِنۡ لَّمۡ تَغۡفِرۡ لَنَا وَ تَرۡحَمۡنَا لَنَکُوۡنَنَّ مِنَ الۡخٰسِرِیۡن
O Zoti ynë! Kemi shkelur veten tonë! Nëse nuk do të na falësh dhe nuk do të na mëshirosh, do të bëhemi të humbur.[2]
[1]. Kurani Famëlartë 2:38; Ed-Durrul-Menthur, vëll. 3, f. 75.
[2]. Kurani Famëlartë 7:24.