Këshilla të rëndësishme për të pastruar llogarinë e vjetër dhe për të bërë mirësi në të ardhmen
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Parathënie
  2. Hapja
  3. Mënyra për të arritur njohjen e Zotit
  4. Dëgjoni me vëmendje
  5. Lutja, përpjekjet dhe tregimi i një dervishi
  6. Kur mund të sjellë fryt lutja pa përpjekje?
  7. Përpjekjet e duhura janë kusht për të pasur sukses
  8. Tri kërkesa për njohjen e Zotit
  9. Një akuzë që ngrihet kundër fesë Islame dhe përgjigjja ndaj saj
  10. Dy rrugë për të gjetur sukses
  11. Njohja e Zotit ka lidhje me zemrën, e jo me gjuhën
  12. Mjetet për ta zbuluar qenien e Zotit – Krijo ngjashmëri me Të
  13. Krijoni atributet e Zotit në veten tuaj
  14. Mënyrat për të krijuar atributet e Zotit brenda vetes
  15. Më së pari, duhet t’i dini atributet e Zotit
  16. Si mund të arrijmë atributet e vërteta të Zotit?
  17. Si mund të dallosh të mirën dhe të keqen?
  18. Tri kategoritë e të mëkatuarit
  19. Trajtimi mjekësor i disa sëmundjeve shpirtërore
  20. Ilaçi për të shpëtuar nga mëkatet
  21. Kushti i parë për ta njohur Zotin është pendesa
  22. Shtatë elemente të rëndësishme të pendesës
  23. Këshilla të rëndësishme për të pastruar llogarinë e vjetër dhe për të bërë mirësi në të ardhmen
  24. Vlera e mendimit
  25. Një tregim i bukur
  26. Metoda e dytë për pastrimin shpirtëror
  27. Metoda e tretë për të pasur atributet Hyjnore
  28. Metoda e katërt dhe e pestë
  29. Njohja e Zotit: Metoda e gjashtë dhe kontrolli
  30. Tri nënkategori të kontrollit të pjesshëm
  31. Katër grupe të veprave të mira
  32. Një mënyrë e lehtë për të kontrolluar veprat
  33. Realiteti i përgojimit
  34. Si mund të njohim përkufizimet e gjynaheve të ndryshme?
  35. Njohja e Zotit: Metoda e shtatë, e teta, e nënta dhe e dhjeta
  36. Ngjarja e një njeriu të Zotit
  37. Qëndrueshmëria është e domosdoshme për lutjen
  38. Dallimi midis vetëpëlqimit dhe vlerësimit të vetvetes
  39. Njohja e Zotit: Metoda e njëmbëdhjetë dhe një tregim i bukur
  40. Nivelet e njohjes së Zotit
  41. Rreth autorit
Related Contents from Topics

Këshilla të rëndësishme për të pastruar llogarinë e vjetër dhe për të bërë mirësi në të ardhmen

Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar r.a.
kontrolli llogaria takva

Gjatë kohës së pendesës, nëse njeriu i pastron hesapet e vjetra, ai fiton edhe forcën për të vepruar në të ardhmen, sepse kur lirohet nga barra e vjetër, lehtësisht mund të përparojë në të ardhmen. Tani do të përmend disa pika që janë të nevojshme për të mbajtur të pastër llogarinë e vjetër dhe për të përparuar në të ardhmen. Kushti i parë i domosdoshëm për të arritur druajtje ndaj Zotit (takuanë), me anë të së cilës arrihet edhe njohja e Tij, është që njeriu duhet të pastrojë mendimet e tij. Këtë do ta shpjegoj më tej dhe do të provoj se kjo është një metodë e çuditshme për ta arritur druajtjen ndaj Zotit.

Nga pastrimi i mendimeve nuk e kam fjalën që njeriu të mos lejojë fare t’i vijë ndonjë mendim i keq, pasi kjo për shumicën e njerëzve është e pamundur, por e kam fjalën se nëse i vjen ndonjë mendim negativ, duhet të mos e ushqejë në zemër. Për shembull, nëse dikujt i lind në zemër për të marrë ryshfet, ai nuk duhet ta mbajë këtë mendim dhe nuk duhet të fillojë të veprojë për ta realizuar atë. Madje, të përpiqet që sa më shpejt të jetë e mundur, ta heqë këtë mendim nga zemra. Është tjetër gjë nëse në ndonjë çast të paparashikuar ai e bën gabimin. Por, nëse i lind dëshira për të bërë ndonjë gjë të tillë, ai duhet të përpiqet për ta larguar atë.

Kjo metodë është shumë e dobishme, sepse një njeri që përpiqet për ta larguar dëshirën për të marrë ryshfet, por e merr në ndonjë çast të papritur, është mijëra herë më afër reformës sesa ai që gjithmonë mendon për mitmarrjen dhe bën plane se nga të marrë e si të marrë ryshfete. Arsyeja është se mendimi që mbetet gjatë në zemër, ndikon fuqishëm mbi njeriun, madje me kalimin e kohës gdhendet në atë mënyrë saqë vështirë të hiqet. Por, nëse ai bën përpjekje për ta larguar atë, mendimi i keq nuk mund të ngulitet në zemrën e tij. Andaj, kur ju lind në zemër ndonjë mendim i keq, largojeni menjëherë dhe kushtojini vëmendjen diçkaje tjetër.

Mos mendoni se kjo punë nuk ka dobi. Një mendim i keq sa më gjatë të qëndrojë në zemër, aq më thellë ndikon mbi të, e nëse shmanget menjëherë, njeriu shpëton nga shumë pasoja. Të mos mendojë ndokush se heqja e mendimeve të këqija nga zemra është punë e vështirë. Jo, është shumë e thjeshtë. Çdoherë kur ju lind në zemër ndonjë mendim i tillë, menjëherë duhet të merreni me ndonjë punë të mirë, ose të nisni një diskutim për ndonjë çështje ose nëse ka ndonjë punë pa bërë nga shumë kohë, të angazhoheni për ta mbaruar atë. Sepse në këtë mënyrë, shpëtoni nga një mëkat i rrezikshëm. Pra, edhe nëse njeriu bën ndonjë mëkat në një kohë të caktuar, prapëseprapë përpara dhe pas, gjithnjë duhet të përpiqet për ta larguar mendimin e keq nga zemra. Kjo metodë do ta ndihmojë njeriun për të pasur vetëpërmbajtje dhe të bëhet i gatshëm për të hequr dorë tërësisht nga mëkati.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp