Nivelet e njohjes së Zotit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Parathënie
  2. Hapja
  3. Mënyra për të arritur njohjen e Zotit
  4. Dëgjoni me vëmendje
  5. Lutja, përpjekjet dhe tregimi i një dervishi
  6. Kur mund të sjellë fryt lutja pa përpjekje?
  7. Përpjekjet e duhura janë kusht për të pasur sukses
  8. Tri kërkesa për njohjen e Zotit
  9. Një akuzë që ngrihet kundër fesë Islame dhe përgjigjja ndaj saj
  10. Dy rrugë për të gjetur sukses
  11. Njohja e Zotit ka lidhje me zemrën, e jo me gjuhën
  12. Mjetet për ta zbuluar qenien e Zotit – Krijo ngjashmëri me Të
  13. Krijoni atributet e Zotit në veten tuaj
  14. Mënyrat për të krijuar atributet e Zotit brenda vetes
  15. Më së pari, duhet t’i dini atributet e Zotit
  16. Si mund të arrijmë atributet e vërteta të Zotit?
  17. Si mund të dallosh të mirën dhe të keqen?
  18. Tri kategoritë e të mëkatuarit
  19. Trajtimi mjekësor i disa sëmundjeve shpirtërore
  20. Ilaçi për të shpëtuar nga mëkatet
  21. Kushti i parë për ta njohur Zotin është pendesa
  22. Shtatë elemente të rëndësishme të pendesës
  23. Këshilla të rëndësishme për të pastruar llogarinë e vjetër dhe për të bërë mirësi në të ardhmen
  24. Vlera e mendimit
  25. Një tregim i bukur
  26. Metoda e dytë për pastrimin shpirtëror
  27. Metoda e tretë për të pasur atributet Hyjnore
  28. Metoda e katërt dhe e pestë
  29. Njohja e Zotit: Metoda e gjashtë dhe kontrolli
  30. Tri nënkategori të kontrollit të pjesshëm
  31. Katër grupe të veprave të mira
  32. Një mënyrë e lehtë për të kontrolluar veprat
  33. Realiteti i përgojimit
  34. Si mund të njohim përkufizimet e gjynaheve të ndryshme?
  35. Njohja e Zotit: Metoda e shtatë, e teta, e nënta dhe e dhjeta
  36. Ngjarja e një njeriu të Zotit
  37. Qëndrueshmëria është e domosdoshme për lutjen
  38. Dallimi midis vetëpëlqimit dhe vlerësimit të vetvetes
  39. Njohja e Zotit: Metoda e njëmbëdhjetë dhe një tregim i bukur
  40. Nivelet e njohjes së Zotit
  41. Rreth autorit
Related Contents from Topics
shkallë zhvillimi i njeriut

Deri tani kam përmendur përmbledhtas se si mund të arrihet njohja e Zotit. Nëse do t’i praktikoni këto këshilla, inshallah ta’ala, do të përfitoni shumë. Tani dua t’ju tregoj shkurtimisht dy-tri shenja të njohjes së Zotit, sepse nuk kemi kohë t’ju tregoj më shumë. Shenjat e njohjes së Zotit janë të dyllojshme: (1) të jashtme dhe (2) të brendshme. Shenjat e jashtme janë pikërisht ato që përmenden në hadithin e Profetit Muhammedsa që njeriu, përmes nafileve (veprave të mira vullnetare), mund t’i afrohet Zotit aq shumë saqë Zoti bëhet duart e tij, këmbët e tij dhe gjuha e tij.[1] Kjo tregon se njohjen e Zotit nuk mund ta arrijë ai që mjaftohet vetëm me veprat e obligueshme. Pra, është e domosdoshme që të bëjë edhe veprat vullnetare, sepse vetëm atëherë ai do të gëzojë njohje të atillë rreth Zotit, saqë Zoti i bëhet duart, këmbët, hunda, veshët, gjuha. Kjo do të thotë se çdo punë që bën ai, është punë e Zotit. Domethënë, ashtu siç punët e Zotit patjetër bëhen dhe askush nuk mund t’i ndalë ato, në të njëjtën mënyrë as atij nuk mund t’ia ndalë punët ndokush dhe se edhe ato bëhen patjetër. Një njeri i tillë kur kap dikë, nuk e lëshon; kur i dëgjon ndonjë kërkesë, bën që ajo të përmbushet; kur i kushton vëmendje dikujt, ai përmirësohet; çdo gjë që thotë ai, është e vërtetë, sepse për të aplikohen fjalët e Kuranit:

وَ مَا یَنۡطِقُ عَنِ الۡہَوٰی ؕ﴿۴﴾ اِنۡ ہُوَ اِلَّا وَحۡیٌ یُّوۡحٰی“Ai nuk flet nga vetja, por gjithçka që thotë është vetëm shpallje hyjnore që i bëhet (prej Zotit)”[2]

Kapja e tij është shumë e fortë, saqë nuk mund të shpëtojë njeri prej tij. Shkurt, kuptimi i arritjes së njohjes së Zotit është që njeriu vishet me atributet e Zotit dhe ai bëhet burim i veprave të Tij. Zoti e drejton atë dhe merr punë të tilla prej tij, saqë të tjerët shohin manifestimin hyjnor nëpërmjet tij. Ky manifestim bëhet aq i fuqishëm, saqë disa të pamend atë e quajnë Zot.

Për të arritur deri në këtë gjendje, njeriu fiton disa ndryshime të brendshme, të cilat janë: së pari, fiton dije të plotë rreth mirësisë dhe ligësisë. Disa herë një punë e caktuar nuk i duket e keqe, por kur e nis, e kupton që është e keqe dhe menjëherë heq dorë nga ajo. Po ashtu, nganjëherë ai nuk bën një punë të caktuar duke menduar se ajo është e keqe, por ndërkohë i jepet dije se ajo është e mirë. Pra, niveli i parë i njohjes së Zotit është që ashtu siç Zoti ka dijeni rreth mirësive dhe ligësive, kjo dijeni i jepet edhe atij njeriu, por që të tjerët nuk mund ta kenë. Shikoni se edhe Profeti Muhammedsa falte të njëjtat namaze, mbante të njëjtat agjërime që mbanin edhe të tjerët. Por, a kishte dikush tjetër statusin që kishte ai? Kurrsesi jo. Arsyeja është pikërisht kjo: pas mirësive që mund t’i dallonin njerëzit e tjerë, fshiheshin edhe shumë mirësi të tjera që mund t’i dallonte vetëm i Dërguari i Allahutsa , kështu që ai i bënte edhe ato. Po ashtu, pas ligësive që mund t’i dallonin të tjerët, fshiheshin edhe ligësi të tjera që mund t’i dallonte vetëm i Dërguari i Allahutsa dhe ai ruhej edhe nga ato. Për këtë arsye ai gëzoi atë status që nuk e gëzoi tjetërkush.

Kështu që ka edhe mirësi dhe ligësi të tjera që fshihen pas mirësive dhe ligësive që duken, por ato janë të tilla që nuk mund të përshkruhen. Ato mund t’i kuptojë vetëm ai që gëzon aftësi të veçantë prej Zotit për t’i kuptuar. Njeriu kur e gëzon një gjë të tillë dhe vepron sipas saj, kjo aftësi e tij sa vjen e rritet. Ky është niveli relativisht i ulët i njohjes së Zotit. Më i lartë se ky është niveli në të cilin njeriut i bëhen të dukshme edhe ligësitë e fshehta. Një ligësi mund të jetë e mbuluar me perde dhe si e tillë ajo nuk mund të duket pa e zbuluar, por një ligësi tjetër mund të gjendet përpara, por njeriu nuk mund ta dijë thjesht sepse nuk ka dijeni rreth saj. Për shembull, nëse dikush gatuan mish derri dhe jua paraqet sikur të jetë mish qengji, nuk mund ta kuptoni të vërtetën. Ose sikur mishi të jetë po i qengjit, por konsumimi i tij të jetë i ndaluar për ju. Njeriut në nivelin e lartë të njohjes së Zotit i jepet dijeni edhe rreth këtyre gjërave. Kur u vjen ndonjë gjë e tillë njerëzve të këtij niveli, ata ndiejnë një nxitje apo urrejtje të veçantë ndaj saj, për shkak të së cilës, ata e kuptojnë të vërtetën.

Thuhet për një njeri të shenjtë, i cili gjendej në një gosti ku ishin të pranishëm edhe shumë njerëz të tjerë, se u çua pa ngrënë ndonjë gjë dhe duke e parë atë, edhe të tjerët hoqën dorë nga ushqimi dhe u çuan. Pastaj, kur e pyetën se përse ai nuk kishte ngrënë diçka, ai u tha se po ndiente një dëshirë të zjarrtë për ta ngrënë atë ushqim dhe nga kjo e kishte kuptuar se ushqimi kishte diçka të papëlqyeshme, andaj ishte çuar pa e shijuar atë. Në këtë mënyrë ruhen ata njerëz, të cilët edhe pse e mbajnë nën kontroll nefsin e tyre, por ai akoma nuk u bëhet musliman (i nënshtruar). Duke nuhatur animin e nefsit, ata e kuptojnë se aty ka ligësi. Por ka edhe njerëz që gëzojnë një nivel akoma më të lartë se ky. Të tillët janë ata që nefsi i tyre u bëhet musliman (i nënshtruar). Në çfarëdo forme t’u paraqitet ndonjë ligësi, ata menjëherë e kuptojnë.

بہر رنگے کہ خواہی جامہ مے پوش
من انداز قدت را مے شناسم

Me çfarëdo veshje ta veshësh veten,
mjafton të shoh shtatin tënd që njoh.

Pikërisht ky është niveli më i lartë i njohjes së Zotit, që njeriu ta shohë mirësinë si mirësi dhe ligësinë si ligësi, sado të fshehura qofshin ato. Nuk ju nevojitet të pyesni për njerëzit e tillë se kush janë. Bota vetvetiu i shikon ata. Zoti i Madhërishëm Vetë ju mundësoftë të veproni sipas këtyre këshillave dhe ju pasuroftë me bekimin e njohjes rreth Tij. Amin!


[1]     Buhariu, Kitabur-rikak, babut-tavadu.
[2]     Kurani Famëlartë 53:4-5.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp