Emrat e Allahut, atributet e Tij

Emrat e Allahut: Njëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha Hazret Ajshes r.a.:
“Unë di një emër të Allahut, të cilin duke e përmendur, nëse i lutesh, lutja do të të pranohet patjetër”.
Hazret Ajshja shumë e ngazëllyer e pyeti Profetin s.a.v.s.: “Ma trego, të lutem, atë emër”. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Mendoj se nuk është mirë ta zbuloj atë”. Hazret Ajshja ashtu qejfmbetur iu largua paksa dhe u ul, që Profeti t’ia tregonte. Por kur kaloi pak kohë dhe Profeti s.a.v.s. nuk ia tregoi atë atribut, ajo nuk qëndroi në vend. U çua dhe me një dashuri të veçantë erdhi tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s., e puthi në ballë dhe iu lut: “O i Dërguari i Allahut! Ma trego patjetër atë atribut”. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. iu përgjigj:
“O Ajshe! Nuk është mirë që me këtë atribut t’i kërkosh Zotit diçka që i përket kësaj bote, prandaj nuk dua ta tregoj”.
Atëherë Hazret Ajshja u mërzit paksa, u çua që aty, mori abdes, shtroi sexhaden dhe filloi t’i lutej me zë Zotit, në mënyrë që edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ta dëgjonte:
O Allah! Në saje të të gjithë emrave dhe atributeve të Tua të pastra e të bukura, edhe të atyre atributeve që unë i di, edhe të atyre atributeve që nuk i di, të kërkoj të më falësh!
I Dërguari i Allahut s.a.v.s., që ishte i ulur aty pranë, po buzëqeshte. I tha:
“Ajshe! Pa dyshim që ai emër përfshihet në emrat që ti i ke numëruar”.
[Sunen Ibni Maxheh, Kitab ‘Ed-dua’, Bab “Ismullahi el’A’dham”, hadithi nr. 3859]
Kështu që, emrat e Zotit kanë lidhje të ngushtë me pranimin e lutjes. Zoti i Madhërishëm thotë:
Allahu ka emra të bukur! Lutuni përmes tyre! (Kurani Famëlartë 7:181)
Hazret Ebu Hurejrah r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:
“Allahu i Madhërishëm ka 99 emra. Ai që i mëson mirë ato, do të jetë në xhenet”.
[Xhamiu et-Tirmidhi, Kitab “Ed-da’vat”, hadithi nr. 3506; Sunen Ibni Maxheh, Kitab “Ed-dua”,Bab “Esmaullahi ‘azze ve xhel”, hadithi nr. 3860)
Emrat e Zotit janë:
Allahu
Përmbledhësi i të gjitha vetive të mira
Er-Rab
Zoti
Er-Rahman
I Gjithëmëshirshmi
Er-Rahim
Mëshirëbërësi
El-Melik
Sunduesi
Es-Selam
Paqja
El-Mu’min
Paqedhënësi
El-Muhejmin
Strehuesi
El-Aziz
Triumfuesi
El-Xheb-bar
Ndreqësi
El-Mutekeb-bir
Krenari
El-Khalik
Krijuesi
El-Bari’
Filluesi
El-Musav-vir
Formuesi
El-Ghaf-far
Gjithëfalësi
El-Kah-har
I Ashpëri
El-Veh-hab
Dhuruesi
Er-Rezak
Furnizuesi
El-Fet-tah
Hapësi
El-Alim
I Gjithëdijshmi
El-Kabid
Shtrënguesi
El-Basit
Dhënësi
El-Khafid
Mposhtësi
Er-Rafi’
Lartësuesi
El-Muiz
Nderuesi
El-Mudhil
Nënshtruesi
Es-Semi’
Dëgjuesi
El-Basir
Vështruesi
El-Hakem
Gjykatësi
El-Adl
I Drejti
El-Latif
I Paformi
El-Khabir
I Gjithinformuari
El-Halim
Përdëllimtari
El-Adhim
I Madhërishmi
El-Ghafur
Falësi
Esh-Shakur
Mirënjohësi
El-Alij
I Larti
El-Kebir
I Madhi
El-Hafidh
Ruajtësi
El-Mukit
Ushqyesi
El-Hasib
Llogarimarrësi
El-Xhelil
Madhështori
El-Kerim
Bujari
Er-Rakib
Vëzhguesi
El-Muxhib
Pranuesi
El-Vasi’
Zgjeruesi
El-Hakim
I Urti
El-Vedud
I Dashuri
El-Mexhid
I Nderueshmi
El-Baith
Ngritësi
Esh-Shehid
Dëshmuesi
El-Hak
I Vërteti
El-Vekil
Kujdestari
El-Kavij
I Fuqishmi
El-Metin
I Pathyeshmi
El-Velij
Miku
El-Hamid
I Lavdëruari
El-Muhsi
Numëruesi
El-Mubdi’
Nismëtari
El-Mu’id
Përsëritësi
El-Muhji
Jetëdhënësi
El-Mumit
Vdekjedhënësi
El-Haj
I Gjalli
El-Kaj-jum
I Qëndrueshmi
El-Vaxhid
Gjetësi
El-Maxhid
I nderuari
El-Vahid
I Vetmi
Es-Samed
I Pavaruri
El-Kadir
I Fuqishmi
El-Muktedir
Fuqiploti
El-Mukad-dim
Përparuesi
El-Muakh-khir
Tërheqësi
El-Ev-vel
I Pari
El-Akhir
I Fundit
Edh-Dhahir
I Dukshmi
El-Batin
I Padukshmi
El-Vali
Pronari
El-Muteali
I Lartësuari
El-Berr
Mirëbërësi
Et-Tev-vab
Pendimpranuesi
El-Muntekim
Ndëshkuesi
El-Afuv
Falja
Er-Reuf
I Dhembshuri
Malikul-mulk
Zotëruesi i sundimit
Dhul-Xhelal
Zotëruesi i madhështisë
El-Ikram
Zotëruesi i nderit
El-Muksit
I Drejtësidhënësi
El-Xhami’
Tubuesi
El-Ganij
I Pasuri
El-Mugni
Pasuridhënësi
El-Mani’
Privuesi
Ed-Darr
Dëmsjellësi
En-Nafi’
Dobiprurësi
En-Nur
Drita
El-Hadi
Udhërrëfyesi
El-Bedi’
Shpikësi
El-Baki
I Përhershmi
El-Varith
Trashëguesi
Er-Reshid
Udhëzuesi
Es-Sabur
I Durueshmi