Unikatesia e Allahut të Madhërishëm
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
unikatesia

Unikatësia e Allahut nuk bën të mohohet

UnikatësiaHazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë se Allahu xh.sh. thotë:

Robi Im më mohon Mua, e atij nuk i ka hije ta bëjë këtë. Ai më fyen Mua e s’ka të drejtë ta bëjë këtë. Ai më përgënjeshtron Mua, kur thotë se Allahu s’mund të më krijojë sërish ashtu siç më ka krijuar herën e parë. Dhe ai më fyen Mua, kur thotë se Allahu e caktoi për vete një djalë, ndërsa Unë jam i Vetëmjaftueshëm dhe i Pavarur. Nuk kam lindur askënd dhe as s’jam i lindur; s’ka kush të jetë si Unë.

[Musned Ahmed ibn Hanbel, hadithi nr. 8220]

Unikatësia e Allahut përmes lutjes ndaj Tij

UnikatësiaHazret Xhabiri r.a. transmeton se e ka dëgjuar Profetin e shenjtë s.a.v.s. duke thënë:

Përkujtimi më i mirë (i Allahut) është të thuash: ‘S’ka zot tjetër përveç Allahut’. Dhe lutja më e mirë është të thuash: ‘Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut’”.

[Xhamiu et-Tirmidhi, “Kitab ud-da’vatu an resulullahi s.a.v.s.”, hadithi nr. 3383]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp